Festivali ndërkombëtar i poezisë “DRINI POETIK” – për të trembëdhjetën herë mbahet më 9 e 10 qershor 2022 në Prishtinë, Prizren e Kukës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Republikës së Shqipërisë – Dega në Kukës organizojnë festivalin XIII ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” në lokalet e Lidhjes – Mahallen e Muhaxherëve – Kulla e zotnisë në Prishtinë, më 9 qershor, kurse më 10 qershor në Prizren e Kukës.
Në orën 12 në Prishtinë hapet “Drini poetik” dhe më pas fillon sesioni letrar që ka temë “Luftën e UÇK-së si frymëzim krijues”, ku do të paraqiten disa kumtesa.
Në “Veprën e hapur” do të përurohen disa vepra letrare, kurse në orën 17, në orën letrare “Lira magjike” do të deklamojnë poezitë e tyre mbi tridhjetë poetë nga vise tona të ndryshme .
Do të ketë dhe pika muzikore artistike.
Ora letrare “Ora e Lidhjes” do të mbahet në Prizren, ku me krijimet e tyre do të paraqiten mbi njëzet poetë, kurse pritet që shkrimtarët t’i përshëndesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Juria letrare do të japë tri çmime letrare “Metafora I, II, III” dhe një komplet librash të Institutit Albanologjik të Prishtinës, të cilat do të komunikohen në orën letrare “Valët e Drinit” në Kukës.
Më datën 10 qershor shkrimtarët udhëtojnë me autobus për Prizren e Kukës. Autobusi niset nga Katedralja në orën 13.

Kryesia e LSHK-së,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *