Filmit “HIVE”, “Zgjoi” nesër (të enjte) do të nisë procesi i votimit, të anëtarëve të jurisë, për çmimin “Oscars 2022

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Shqiptarët gjithmonë ishin dhe do të mbesin pjesa më e duhur e botës demokratike, ngaqë në gjenin e saj ka kulturën, artin dhe humanitetin, si asnjë popull tjetër.

  Me të gjitha sakrifica që i përjetuan shqiptarët nga sllavët e Ballkanit dhe mosaftësia e evropianëve, të cilët nuk kanë gjykuar drejtë; Por çdo herë kanë cenuar të drejtën e shqiptarëve, për qëllimet e tyre politike. Megjithatë shqiptarët kanë arritur të krijojnë figura të ndritshme, që i kanë dhënë Evropës edhe botës, në kulturë, dramë, film, komedi, në këngë, sporte etj.

  Përpos yjeve të mëdha të këngës dhe filmit, në skenë na del edhe aktorja e mirënjohur Yllka Gashi, me filmin “HIVE”, “Zgjoi”, e cila përmes një thirrje iu është drejtuar bashkëkombësve dhe artdashësve, që ta shpërndajnë fotografinë e filmit “Zgjoi” në rrjetet sociale.

Filmi “HIVE”, “Zgjoi”, trajton një tematikë të ndjeshme dhe shumë prekëse, i cili shpërfaqë në skenën e filmit, fatin tragjik të të zhdukurve, në luftën e fundit të Kosovë, në fshatin Krushë e Madhe nga forcat e shtetit kriminal serb. Që me të gjitha këto dëshmi prapë Evropa sillej si e verbër, e cila nuk ka kurajë ta ndëshkon ende shtetin gjenocidial serb, por mundohet ta anashkalon si viktimë. Në film do të shohim edhe peripecitë të shumta, siç është lufta e grave për të siguruar mbijetesën, duke u përballë guximshëm me sfida të ndryshme, po ashtu edhe me mentalitetin patriarkal të mjedisit.

Më poshtë po japim  thirrjen e aktores Yllga Gashi, që përcillet për rrjetet sociale nga regjisorja e filmit, Blerta Basholli. Përkrahje i ka dhënë edhe këngëtarja e mirënjohur me famë botërore, shqiptarja Dua Lipa

 Për filmin “HIVE”, “Zgjoi”, Votimi i nominimeve fillon më 27 janar (të enjten) dhe përfundon më 1 shkurt (të martën). Ndërsa  lista finale e nominimeve bëhet me 8 shkurt.

Të plotë po e japim thirrjen e Yllka Gashit:

“Të dashur miq,

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!

Kosova’s Official Entry for Oscars
Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empoëerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the ëomen of Krusha in a situation ëhen giving up is knocking on your door.
Please support us by sharing and thank you a million times!”, ka shkruar Gashi në Facebook.