
FJALË TË URTA
Fjalët e urta, të përmbledhura, nga autorja Ari Ukimeri.
Shkruan: Argjira Ukimeri (Ma.Sc.Pedagoge)
- Varfëria për të varfëri, do të jetë shumë e vështirë. Kur e lëshova Loreton, për mu ka qenë dita më e vështirë dhe më e keqe.
- Për të kuptuar të warfarin, duhet me provua varfërinë nën lëkurën tënde.
- Dhimbja ska skaj, por as dashuria jo.
- Dhurata më e madhe për mua do të ishte, nëse zhvillohet dashuria në veçanti ndaj atyre që vuajnë.
- Vepra të dashurisë janë vepra të Paqes.
- Të varfëri i sjellin dashuri botës, përmes Dashurisë dhe Durimit.
- Njerëzit nuk vuajnë nga uria. Por nga mos-besimi në Zotin, duke ia kthyer shpinën njëri tjetrit.
- Njerëzit nuk e dinë se çfarë është varfëria. Sepse janë nën ndikimin e dëshpërimit.
- Ka vetëm një Zot, Ai është tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se secili është i barabartë para tij.
- Një shok apo një shoqe, është ai apo ajo që të kupton të kaluarën tënde, beson tek e ardhmja jote, dhe të pranon ty për atë që je.
- Mos jeto me frikën e vdekjes. Por vdis me gëzimin që ke jetuar.
- Për tu ngritur nga Toka në Qiell, njeriut i duhen dy krahë: Pastërtia e zemrës dhe Thjeshtësia.