Gazi me shokë vendosën fituesin që nga fillimi

Nga Muhamet Hoxhaj

shtypni mbi foto për ta parë videon

Misioni ishte i qartë. Kontribut për bamirësi. Në fund të fundit jo çdokush del i pari, mirëpo këtu dihej që nga fillimi se kush është fituesi. Ndonëse një pikë uji në oqean nuk luan rol të veçantë, por një pikë ujë mund të shuan etjen, ngjallë jetë e shpresë!

Ky ishte misioni i shoqërisë shqiptare nga treva e Reutlingenit, të cilët në një organizim të shkëlqyer kishin ftuar bashkëatdhetarët tanë, të cilët ju bashkangjiten kësaj nisme humane.

Thirrjes i janë përgjigjur shumë tifoz të Futbollit, jo vetëm nga treva e këti lokacioni, por edhe përtej gjermanisë, bashkëatdhetarët të ardhur nga Italia të cilëve në shenjë respekti iu dha një Mirënjohje e veçantë nga organizatori.

Në këtë Turnir Humanitar morën pjesë 22 Ekipe konkurues, që shkëlqeu jo vetëm me lojë të mirë futbolli, por edhe me disiplinën që treguan gjatë lojës.

Bashkëveprimtarët e këti takimi kishin përgatitur ushqim tradicional, pije freskuese e shumë ëmbëlsira për fëmijë, që na bëri të ndjehemi në një rreth të mirë shoqëror e familjar. Këtu vlen të cekët se çdo burek i ngrënë e çdo pije e shitur hynte në kasën humanitare.

Këtë takim e pasuruan fëmijët e Ansamblit të valleve pranë Shoqatës “Nëna Terezë” nga Göppingeni, sikurse muzikanti Lul Uskana dhe këngëtari Arton Preniqi që kohë pas kohe na shoqëruan me këngë popullore. Edhe përfaqësuesit diplomatik të Konsullatës në Stuttgart, Konsulli Besnik Miftaraj dhe zv.Konsulli Gramoz Berisha sikurse veprimtari Mustafë Krasniqi po edhe përfaqësuesi Medial Ahmet Konjusha RTK ndoqën nga afër këtë takim të madh kulturor.

Një Turnir futbolli edhe pse me karakter humanitar, nuk do të kishte kuptim po qëse dikush nuk do të dilte i pari i dyti dhe i treti. Këtyre vendeve fituese iu ndanë medalje dhe Pokalet fituese sipas vendit. Mirëpo, fituesi që dihej nga fillimi, ishte Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit të udhëhequr nga njeriu i vlerave të mëdha humane Halil Kastrati.

Kësaj Shoqate, këto ditë do t’iu transferohet shuma prej 8703,32 Euro.

Organizatori Gazmend Salihu në fund ndau Mirënjohje për sponzorët e këti Turniri Humanitar.

Me sport e buzëqeshje, me këngë e valle, me ushqim e traditë shqiptare njëherë më shumë veprimtarët në diaspor dëshmuan solidaritetin dhe shpirtin human.

Gjermanët do të thoshin: Weiter so! Ju lumtë Djema. (Album me Fotografi nga Turniri e gjeni në këtë lidhje à Facebook