Turnir Humanitar në Bad Urach

Redaksia

shtypni mbi foto, për ta parë videon

Të dielën, 10.07.2022, në Bad Urach të Baden-Württemberg -ut u mbajt turniri humanitar në futbollin e  vogël, ku morën pjesë 22 ekipe konkuruese, të përkrahur nga bashkëkombësit e këtij qyteti me rrethinë. në këtë eveniment të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit diplomatik të konsullatës së Republikës së Kosovës, konsulli Besnik Miftaraj dh Zv.Konsullin Gramoz Berisha, ndërsa mysafir special ishte poeti, publicisti, koordinatorin i shkollës shqipe në Bavari (LAPSH), nënkryetari i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) prof. Mustafë Krasniqi. Këtë eveniment e ndoqi, me syrin e kamerës së RTK-së edhe Ahmet Konjusha.

Ky aksion humanitar u shoqërua me vallen e fëmijëve mërgimtarë, të shoqatës “Nënë Tereza” nga Göppingeni dhe për të vazhduar me muzikantin Lul Uskana dhe këngëtarin e mirënjohur të këtij qateti , Arton Preniqin. Programi u përcoll me duartrokitje të qindra bashkatdhetarëve, të cilët me pranin e tyre kontribuan në aksionin humanitar përmes blerjes së pijeve freskuese dhe ushqimit të përgatitur në skarë. Përpos kontributsdhënësve, të cilët kishin  ardhur për të shikuar lojën dhe dëgjuar muzikën, kontribut të veçantë dhanë bisneset: Euro 2009- Bahri Qyqalla;, H. H.M Idrizaj; Elezaj Baudienstleistungen-Bekim Elezaj; GS Dienstleistungen- Valon Sadiku; MN Stuckateur – Xhevat Llumnica; Plankenhorn– Xhafer Aliu; Trimi Market; Arian Zeka; Arton Preniqi; Gazmend Salihu; Mehdi Dervisholli; Valon Sadiku.

Në përfundim të lojes, nga 22 ekipe që ishin pjesëmarrëse në këtë lojë futbolli, tri ekipe nga to zuan tri vendet e para: Vendin e parë e zuri ekipi “Nexhat Llumnica”; Vendin e dytë “Elezi” dhe  vendin e tretë ekipi “Llapi”. Kurse për ekipet që treguan lojë të mirë, organizatorët ju dhanë medalione dhe librin e autorit, Mustafë Krasniqi “Atdhetari i shtigjeve të Lirisë-Xhavit Haziri”.

Në fund organizatorët e këtij turniri: Gazmend Salihu, Bahri Qyqalla, Xhevat Llumnica Artan Preniqi i falënderuan mysafirët, bashkëkobësit pjesëmarrësit dhe bizneset, që në shenjë respekti ju ndan mirënjohje për kontributin e tyre.  Sipas Këshillit Organizativ në këtë eveniment janë grubulluar 8703,32 euro dhe këto mjete i transferuar në fondin e Shoqatës “Bëmirëse Jetimat e Ballkanit” të udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati.