HARTA PIKTUROHET ME GJAK
(SH Q I P Ë R I)

Tufë Poezish nga autori Rudi Berisha

ËSHTË KOHA T’I MBYLLIM VARRET
DUAM TË JETOJMË PËRJETËSISHT NË PAQE

Rudi Berisha

Kur dielli ka humbur ngrohtësinë e tij
Nata tani është bërë më e errët se terri
Kur ditët janë bërë të frikshme për njerëzimin
Ne lutemi për paqe dhe vetëm për paqe.

Çdo ditë që vjen për ne në këtë jetë
Duket më e përgjakshme se dita që iku
Jemi ne njerëzit duke jetuar në mes vdekjes
Vdekjet po vijnë nga ca koka të çmendura.

Laboratorët po i kthejnë për të vrarë njerëz
Toka po ujitet me gjakun e fëmijëve e grave
Pallatet rrënohen nga artileritë e rënda që përdoren
Të arsimuarit vrasin me dijen e tyre të pafajshmit.

Qytetet po kthehen në gërmadha e trishtim
Lodrat e fëmijëve po kthehen në lojëra të luftës
Të gjithë po luftojnë për pushtim e pak për mbrojtje
E rëndë jeta është bërë n’tokën e ditët që ne po jetojmë.

A thua edhe sa duhet të vdesin njerëzit e pambrojtur
Pse tokat i pushtojnë kur të gjithë janë të vdekshëm
Pse nuk lejojnë njerëzimin të jetojë krejt i lirë në Gjithësi
Ca udhëheqës në botë janë veshur me rroba të krimit.

E gjithë toka po digjet nga veset dhe çmenduritë njerëzore
Fëmijët me fytyra të përgjakura janë duke vajtuar me zë
Kur tokës i mungon buzëqeshja e fëmijëve të bekuar
Atëherë gjithë tokës do t’i vjen fundi i shkatërrimit të saj.

HARTA PIKTUROHET ME GJAK
(SH Q I P Ë R I)

Duart kur m’i lidhen dhe më burgosën
Ditë më parë u mbusha me frymën e tokave
Të tokave shqiptare të bukura me male e lëndina
Me fusha të gjelbra dhe me gurët e lavdisë
Që aq bukur ia rrisin madhështinë Shqipërisë.

Prangat i kam thyer me forcën e dritës së diellit
Unë natën kam udhëtuar si një kalorës i rrufeshëm
Atje mbi ato brigje buzëdetit të kaltër që rri për bukuri
I kam zënë pritë armiqve që mos të robërojnë tokën
Këtu kam luftuar ta çliroj Mëmëdheun tonë Shqipëri.

Ditët tona të lidhur me flakën e luftës së trimave
Kurrë nuk kanë rreshtur së pushuari për të pas tokat
Tokat tona stërgjyshore që me gjak i kemi larë nëpër kohë
Sot është koha e shkruar në hartën tonë të copëtuar në shekuj
Ne të gjithë të jemi kalorës lufte që të bashkojmë Shqipërinë.

Të ngritim flamurin Kuq e Zi mbi ato male Shqipërie
Mbi ato kulla të ndërtuara me gurët e varreve të bijve tanë
Atje mbi ato shkrepa ku shqiponja ka më të bukur folën e saj
Atje me shpatën e Gjergjit në dorë të luftojmë për Arbërinë
Atje ku era e bukës i mban gjallë të gjitha lidhjet e shqiptarisë.

Atje ku lisat janë rritur dhe kanë shtuar shumë lartësi
Ku mbi koka të shqiptarëve plisi i bardhë o sa ka hijeshi
Po atje ku në mes shtigjeve afër rrugës ka mjaftë varre
Varre të dëshmorëve që ranë duke luftuar për tokën tonë
Atje ku toka me zë të një nëne na thërret çlirim Shqipërinë.

Po atje ku janë përkundur djepat nga nënat e bekuara
Të veshura më veshjen tonë kombëtare tradicionale
Ku në vend të lapsit kemi marrë pushkën në duar tona
Në vend që të mësonim na është dashur të luftonim për liri
Për çlirim dhe Ribashkim të tokës sonë të lashtë Shqipëri.

Po atje është këtu e kudo ne që shkelim mbi këtë tokë
Është e ujitur me gjakun e grave dhe burrave shqiptarë
Kjo tokë nën dhe i mban eshtrat e shumë luftëtarëve
I mban eshtrat e atyre që aromën e bukës e ndjejnë shqip
Po atje dhe këtu në trojet shqiptare është vetëm Shqipëri.

DHIMBJET E MIA PIKOJNË GJAK
PËR TY SHQIPËRI NATYRALE

Stuhia shumëherë më ka lënduar shpirtin
Jam thyer brenda zemrës disa herë gjatë jetës
E nga trupi im plagët e mia kanë kulluar gjak
Por kurrë nuk ka heshtur të mos e dua Shqipërinë.

Kam fjetur dhe jam zgjuar me ëndrra të bukura
Sa herë kur Shqipëria është lëkundur nga dhimbjet
Unë dhimbjet e saj i kam ndjerë thellë në shpirtin tim
Kam qajtur e kam qeshur e jetoj vetëm për Shqipërinë.

Hijet e zeza le të thonë çka të donë për rrugën time
Unë jam një kalorës me lapsin e kthyer në kushtrim
Jam këtu përherë i ulur në gjunjë e duke ecur ngadalë
Sot këta hapa të vegjël o populli im nesër do jenë të mëdhenj.

Çdo herë mjegullën e kam urryer me forcën e shpirtit
Diellit i mbrohem kur ka rreze të forta mbi tokën tonë
Qiellin e kam dashur kur ka qenë i kthjellët dhe kur ka ra shi
Asgjë në këtë botë nuk është si e bukura Nëna Shqipëri.

Disa më urrejnë që unë e dua Atdheun tim Shqipërinë
Ca të tjerë më fyejnë pse unë jetoj e mendoj vetëm shqip
Ca të tjerë flasin keq pse unë e mbaj në gji flamurin kuq e zi
O le të dinë të gjithë se unë zgjohem vetëm me ëndrrat
Me ëndrrat më të bukura të lindura vetëm për një Shqipëri.

Sot dua të ngriti zërin deri në kupën e qiellit të kaltër
Le të më dëgjojnë të gjitha ata qe janë kundër kombit
Ata qe janë të zi e të shitur për një gotë verë tek armiku
Unë do jem shqiponjë qe çdo herë juve do ju rri mbi koka.

Sytë e mi të kaltër do ju vështrojnë deri në pambarim
Ju që keni bërë gjakun ujë dhe jeni kthyer në korba të zi
Ju që jeni statuja të turpit në rrugëtimin e djallit të egër
Janë djegur ditët tuaja e janë kthyer në burg të vetmisë
Kaloi koha juaj sot jeni në hallkat e fundit të pabesisë.

Ditët tona të përgjakura për ju do jenë mallkim i kohës
Çdo pikë e gjakut tonë që kemi derdhur për liri t’atdheut
Do jetë armë e fortë që do ju vras shpirtin tuaj prej katili
Për të gjithë ju që jeni shitur për pak lekë tek armiku.

SOT JAM VESHUR ME KËMISHËN
E BARDHË OJ NËNË

(Do ndihem i buzëqeshur nëse vdes për Shqipëri)

Sot jam veshur me këmishën e bardhë oj Nënë
Nëse kjo këmishë më pikturohet me gjakun e trupit tim
Unë do të buzëqesh me aq forcë sa të më dëgjosh edhe TI
Se TI Nënë më linde që unë të vdes për Nënën Shqipëri.

Sot jam kthyer në një guri të bardhë për Mëmëdheun
Të gjithë shikojnë bardhësinë time o e lumja Nënë
Por edhe mbi këtë bardhësi mundohen të hedhin zjarr
Nënë TI më ke lindur mua që unë të jem një ushtar.

Jam i veshur Nënë me rroba të luftës së çlirimtarit
Po shkruaj me lapsin tënd Nënë që ma dhurove kujtim
Në çdo letër të bardhë kam shkruar emrin tënd moj Nënë
E me shkronja të mëdha kam qëndisur kombin shqiptar.

Sa bukur më rrinë rrobat e bardha të ujitura me gjakun tim
Në atdheun e rrënuar nga mashtruesit e tradhtarët e kombit
Sot që këto rroba të bardha që i kam veshur në Dardani
Këto rroba do ju verbojnë sytë të gjithë atyre korbave të zi.

Nënë sot kemi dasmë e do këndojmë e të vallëzojmë
Nuk i frikohemi vdekjes se ne jetojmë për të vdekur
Por duam të lëmë gjurmë fjalën e shkruar në Shqip
Do të ndihem i buzëqeshur nëse vdes për Shqipëri.

ERRËSIRËN
DUAN T’ MA SHESIN PËR DRITË

Trungun duan të më varrosin
Errësirën të ma shesin për dritë
Rrugët t’ mi mbyllin kudo qe unë eci
Jam forcë qe thyej në jetë çdo pengës.

Nuk jam dorëzuar unë kurrë
As atëherë kur me kërcënuan
Nuk kam heshtur dot
As atëherë kur isha rrezik jete.

Jam udhëtar i lindur në këtë tokë
Për të qenë zë i arsyes përherë
Jam lisë qe çdo ditë lind
Dega të reja atje në pyje.

Duan të marrit t’ me lëkundin
Gurin e babës në atdhe
Dhe eshtrat e nënës
Ca duan t’ mi thyejnë nder varre.

Po kurrë nuk do mundin
Të ma marrin dashurinë
Qe kam brenda qenies time
Dashurinë time për Shqipëri Natyrale.