INTERVISTË ME ZOTIN-Fol!

Bild könnte enthalten: eine oder mehrere Personen

Me tha Perëndia. – Doni të me intervistoni?-Nëse keni kohë? i thashë. Perëndia buzëqeshi e tha; -Koha ime është përjetësia dhe asht e mjaftueshme me ba gjithçka. – Çfarë deshët të më pyesni? -Çfarë ju befason më së shumti tek njerëzit? Perëndia u përgjigj:- Të mërzitesh me të qenunit fëmijë, të nxitosh të rritesh, dhe të dëshirosh të jesh fëmijë përsëri. – Humbasin shëndetin e tyne me fituar para, dhe pastaj humbasin paratë e tyne me rikthye shëndetin. – Të frikësuem mendojnë për të ardhmen, dhe harrojnë të tashmen. Kështu qe nuk jetojnë as të tashmen e as të ardhmen. – Ata jetojnë sikur nuk do të vdesin kurrë, dhe vdesin sikur të mos kenë jetua kurrë. Mandej e pyeta:-Cilat janë këshillat që prindërit duhet tu a japin fëmijëve? Perëndia u përgjigj me një buzëqeshje;- Leni ta jetojnë jetën. Askënd nuk mund ta detyrosh me te dashtë. – Duhet thanë se çka asht e çmuar për ty, nuk do të thotë se asht e çmueshme edhe për të tjerët. – Ti mësosh se nuk është mirë të krahasosh veten me të tjerët. Gjithçka asht individuale në jetë, dhe jo grup krahasimi! – Duhet mësue se njeri i pasun nuk është ai që ka më shumë, por ai që ka nevojë ma pak. – Duhet mësue se vetëm disa sekonda nevojiten me hapë plagë të thella, dhe nevojiten shumë vite për t’i shërue ato. – Mësoni të falin e ta praktikojnë faljen. – Të din se ka njerëz që i duan shumë, por edhe të mësojnë ti shprehin ndjenjat e tyre. – Duhet mësue se me para mund të blejnë gjithçka, përpos lumtunisë. – Mësoni se dy njerëz mund ta shohin të njëjtën gjë dhe ta shohin atë plotësisht ndryshe. – Të dinë se mik i vërtetë është ai që di gjithçka për ty, dhe prapë se prapë i pëlqen. – Të mësosh se nuk është gjithmonë e mjaftueshme ti falesh të tjerët, por të mësosh ta falesh edhe vetveten. U ula në gjunjë, e falënderova Atë për kohën e Tij dhe për gjithçka që Ai ka bërë për mua dhe për familjen time!Ai u përgjigj: – Çdoherë. Jam këtu 24 orë në ditë. Gjithë çka duhet të bëni asht të më kërkoni dhe unë do të përgjigjem. Njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë. Njerëzit do të harrojnë atë që keni ba, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë se si i keni bërë të ndjehen.

Prej gjermanishtes përktheu XHENC BEZHi