Jemi vëllezër, kemi tri fe por vetëm një atdhe!

  Hafiz IBRAHIM DALLIU

”Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vllazën gjaku dhe vllazën vatani. Do të shkojmë mbarë e mirë me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulzimin e atëdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë” 

At GJERGJ FISHTA

“Është e vërtetë se ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi të përbashkët”.

This image has an empty alt attribute; its file name is H-Vehbi-Dibra.jpg

  Hafiz VEHBI DIBRA 

“Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë.Ta duam njëri-tjetrin, t’i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri“.

SAMI FRASHËRI

“ Ndarjet në besim nuk sollën çarje në mes të shqiptarëve. Gjendjet e besimit, jo vetëm në vendet e lindjes, por edhe në Evropë, e në vendet e ndriçuara me qytetërim, shumë herë kanë nxjerr vrasje të mëdha e të tmerruara; Në Shqipëri, këto grindje nuk ndihen dhe kurrë në këtë vend s`kanë ngjarë. T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë, n’udhët të drejtësisë…në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup, një mendje, një qëllim, një besë”.

FAN NOLI

“….megjithëqë elementi mysliman ka shumicën në Shqipëri, nuk besoj të ketë një shtet të qytetëruar, ku të mbretërojë aq tolerancë feje, sa në Shqipëri”.

Mulla IDRIZ GJILANI 

“Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë , një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut “. 

(Nga portali “Ora Shqiptare)