Mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian nga Presidenti i Amerikës Joe Biden

Joe Biden,  Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur mbështetjen e fortë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Për perspektiva evropiane dhe rajonit, të Ballkanit Perëndimore Biden, numri një i Uashingtonit, zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Të dy udhëheqësit në fokus të bisedës kishin bashkëpunimin e ShBA-së me BE-në, pandeminë globale, COVID-19, si dhe krizën klimatike.

“Takimi do të jetë një rast për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është me interes të ndërsjellë strategjik”, shprehet Këshilli Evropian në një dokument në prag të takimit të së mërkurës. Ku në takim pritet të ritheksohet garancia e BE -së për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve.

Kurse deklarata vjen një ditë para mbajtjes së samitit mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të rajonit, në Berdo të Sllovenisë, ku do të diskutohej për perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, 27 vendet anëtare të BE-së janë pajtuar me tekstin e draft-deklaratës, që do të miratohet në këtë samit. Në të thuhet se liderët e BE-së përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”. Ndërsa zonja Leyen javën e kaluar kishte një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila në prag të këtij takimi tha se mbështetë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.