Pretendime qesharake të Prokurorisë Speciale

Fitim Selimi

Fitim Selimi

Pretendime qesharake të Prokurorisë Speciale. Jo lehtë dikush më nxjerr nga përditshmëria e angazhimeve jetësore e profesionale, por zhvillimet e ngjashme marroqe si ato në Gjykatën Speciale ndaj ish luftëtarëve të Lirisë dhe luftëtarëve të tanishëm të së Drejtës z. Haradinaj dhe z. Gucati, ma marrin këtë ritëm dhe ma prishin heshtjen!

Nuk më ka rastisur ndonjëherë të shoh apo dëgjoj që një institucion i pajisur me zyrtaritet dhe autoritet, të hamendet në nxjerrjen e një kundërshtimi, duke dhënë hapësirë dhe duke i shqyrtua aq gjatë pretendimet thellësisht te pabazuara të prokurorisë për kinse prishje te konfidences se dokumentacionit hetimor.

Është për t’u habitur që në një institucion që ka mandatin e që pretendon drejtësinë, të ndodhin shqyrtime aq të palogjikshme e të padrejta. Akuzohen njerëzit për publikim të dokumenteve konfidenciale, të cilët njëherësh nuk kanë pasur asnjë arsye as përgjegjësi për ruajtje te asaj konfidence.

Institucioni bënë shkeljen në obligimet e veta dhe nuk bënë asnjë veprim hetues të dështimit qesharak, me nxjerrjen dhe hedhjen në rrugë e dokumenteve bazë për hetim e gjykim. Çfarëdo që të ketë qenë qëllimi i nxjerrjes së letrave nga gjykata, në asnjë mënyre nuk mund të obligohet dikush nga jashtë, që nuk është pjesë apo që s’ka ndonjë kontrate me gjykatën, për ta ruajtur konfidencialitetin e saj, rrjedhimisht as edhe për t’u gjykuar apo fajësuar për prishje të asaj konfindenciale.

A do ta ndryshohej efekti i publikimit të letrave në funksionimin e gjykatës, nëse të akuzuarit do të deklaroheshin se nuk kanë qenë në dijeni për natyrën e letrave? Ky efekt a do të ndërrohej nëse të akuzuarit do të dënoheshin? Jo assesi! “Dëmi” ka ndodhë dhe këtë e kanë shkaktuar pikërisht përgjegjësit e institucionit!

Ajo që është tepër e pakuptimtë, është përpjekja për fajësimin e atyre që nuk kanë asnjë faj e që nuk kanë bërë asnjë veprim në drejtim të cenimit të procedurave të Gjykatës!

Gjykata do të duhej ta shqyrtoi jorregullaritetin në radhët e saja dhe të merret me pasojat!

Gjykata është ajo që e ka humbur materialin bioptik, pa të cilin do ta ketë të pamundur diagnostikimin dhe gjykimin për çështjen në shqyrtim. Drejtësi është nëse të akuzuarit kthehen në familjet e tyre! (Marrë nga gazeta “Levizja)