KALAJA DHE MIMOZA E “ GURGURIT”

KALAJA DHE MIMOZA E “ GURGURIT”
(Legjendë në vargje )

Shkruan: Ylli Mece

Thuhet, se na paskish qenë një djalë i ri dikur…

Ku askush, nuk dinte si…e prej nga kish ardhë

-Vi nga larg-u tha- e mua më quajnë”Gurgur”

Teksa nurin ja ndritëte, një buzëqeshje e bardhë

—-

Bënë çudi të madhe aso kohe, në atë fshat

Ngaqë askush nuk kish dëgjuar një të tillë emër

Ndërsa ndërtonte mure e ngrinte më lart kalatè

Mbi ç’do gurë një tjetër, e mbi ta dhe një zemër

Djaloshi i urtë ,s’pat kapur kurrë armë me dorë

(Ndofta në thellësinë e mureve i pat mbështjellë)

Nga dora dhe çekani tij, gurët të gjithë morën formë

“Gurguri” armë më të fortë, bëri një – një kështjellë !

—-

” Gurgur”-i, paskish qenë vërtetë shumë i çuditshëm

Thuhej, se fjalosej me gurgranitin e shkëmbenjtë

T’ja prekje kalatë, zemërimin e kish aq të frikshëm

Madhështia e tij, e lartë ohhh… sa e lartë gjer te retë !

—-

Çuditërisht shqiponjat , pranë murit iu mblodhën

Rreth e qark kalasë e gjer në majë, nisën fluturim

Vallëzimin e shqipeve me flatra mbi gurë e hodhën

Ish valle e tyre, pse jo mbase një gjest për shënjtërim !

—-

Dikush për fshatin, të hynin në kala – e pat menduar

Të mrekulluar prej saj , atje në at’kështjllë ” Kan-hinè”

Deti i madhërishëm dhe koha at moment e bekuan:

Le ta quajmë nga ilirishtja jonë këtë kala – “Kaninë”!

—-

Askush nuk di si ndodhi, por mund të jetë e vërtetë

Krejt Iliria u mbush gjithë andej me mur e kështjella

Prej themelve, thonë mbinë-” gurgur”vajza e djemtë

Me ballin përbllë armikut e me gjoksin, për nga era

Dhe vitet rrodhën e rendën, vrullshëm si lumenjtë

Për ” Gurgurin”si çekiçi që godet, po trokiste pleqèria

Befas, kur askush nuk e priste ai foli nën zë lehtë -lehtè:

 Unë jam si ju një Ilir, por jam ardhë këtu nga Dardania !

—-

Ja, ashtu foli thjeshtë i urti plak dhe një heshtje ra

Drejt Aulonës me hap të ngadaltë zbriti  qetë-qetë

Nuk dihet pse sot, Ujit të Ftohtë i thonë dhe” kala”

Veç dihet, se atje gjeti një mimozë të vogël me fletë

—–

U ul përballë të voglës dhe të bukurës mimozë

Me dhembshuri e shikonte të vetmuar në rrëpirë

Dielli në perëndim të Sazanit u ngjyros në rozë

Veç mimoza, nuk e ndryshoi aromën e saj të mirë

—-

“Gurguri” në jetën vet, s ‘ish marrë aspak me drurët

Ndofta dhe atë pemzën që pa, emrin nuk i’a dinte

Por në çast e mendoi, ta përrethonte atë me gurët

Ashtu si bënte me kështjellat, kur punonte ndër vite

—–

Intersante kjo botë, pse qenka ndërtuar plotë çudira ?

Ku qëndrojnë enigmat, që na shoqërojnë në çdo hap ?

Vërtetë, çfarë lidhje të kishin ngado ”kështjellat e mbira”

Me mimozën e bukur, që aq shpejt në Iliri u përhap ?!

—–

Thonë gojëdhanat, se “Gurguri” këtë nuk e mësoi dot kurrë

Thonë, se nga kjo pemë në Vlorë, u lind e bukura e dheut

Thonë, me vello e mbi të një kurorë, Donika e Aranitasve

Plotë aromë mimoze kalëroi e u nis drejt Skenderbeut !

—–

Epilog….

Le të krenohet e gjithë Greqia me Odisenë dhe Penelopën

Me “Gurgur- kala e mimozè “, ne  ilirjanët kemi – gjithë botën !