Sektori për Informim i KKAD-së
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ë) për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmes platformës online, mbajti takim manifestues me anëtarët e saj. Pas diskutimeve dhe shqetësimeve për fatin e kombit tonë, të buzëqeshur ngriten gotat e shëndetit dhe shqiptarëve, kudo që janë, ua uruan 17 shkurtin-Ditën Pavarësisë së Kosovës, ditën më të shenjtë në historinë e kombit shqiptar, ditë që realizoi ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e të gjithë brezave shqiptarë, që një ditë për t’u bashkuar në një flamur, për liri e bashkimin e kombit!
Në këtë manifestim, përfaqësuesit e KKAD-së nga Kanadaja, Amerika, Gjermania, Italia, Zvicra, Austria, Anglia, Greqia, Stambolli etj. një zëri kërkuan me përgjegjësi morale e kombëtare t’i përkushtohemi vlerës së kombit, ruajtjes së gjuhës shqipe dhe për këtë thërrasim institucionet e dy shteteve shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, të gjithë të bashkuar ta kenë në vëmendje mërgatën shqiptare. Me këtë bashkim, motivojmë bashkëkombësit mërgimtarë që ta ruajmë dhe kultivojmë gjuhën amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare, thanë anëtarët e KKAD-së.
Në emër të Këshillit Koordinues të
Arsimtarëve në Diasporë
Sektori për Informim