KLUBI LETRAR ”MARTIN CAMAJ” MUNIH

Më 24.08.2021

LAJM MORTOR

Klubit Letrar  “Martin Camaj”, në Munih të Gjermanisë, pas marrjes së lajmit të hidhur për vdekjen e anëtarit, themeluesit të klubi letrar “Martin Camaj”, të poetit të shumë librave dhe arsimdashësit të palodhshëm, vdekja e Fran Tanushit, na gjeti në befasi, sepse nga Frani pritnim shumë art dhe, jo vdekjen!

   Fran Tanushi, në vargun e poetëve të diasporës, cilësohej si një gjenerator i shumë nismave dhe projekteve në botën e mërgatës shqiptare! Ai frymohej shqip, ishte i pranishëm kudo në mesin tonë me urtësinë dhe vargun e tij poetik. Tanushi, jo vetëm në botën e artit kishte pasion e ishte mjeshtër i vargut, por e gjenim të pranishëm në çdo fushë, ku ishte interesi kombëtar, artistik e human i mërgatës shqiptare. Kontribut të veçantë dha edhe për shkollën shqipe, i cili dhe ishte njëri ndër iniciatorët e themelimit të LAPSH-it në Bavari.

    Klubit Letrar “Martin Camaj”, në emër të gjithë anëtarëve të tij i shprehim ngushëllime, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, mbarë fisit dhe shokëve, të cilët patën mundësi të bashkëpunonin dhe ta njihnin Fran Tanushin!

   Familja Tanushi, miq, shokë, bashkëveprimtarë, poetë e krijues pranoni ngushëllimet tona, të Klubit Letrar “Martin Camaj”, për poetin, krijuesin dhe atdhetarin, Fran Tanushin!

Frani ynë prehu i qetë, poet i dashur, në dheun e Arbërisë!
I lehtë të qoftë dheu i tokës nëmë!

Në emër të Klubit Letrar “Martin Camaj”
Sekretari- Mustafë Krasniqi