LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË  NË BAVARI – LAPSH

24.08.2021

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Ist möglicherweise ein Bild von Fran Tanushi und Anzug

     Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari – LAPSH, me dhembje e mori lajmin hidhur për vdekjen e aktivistit, veprimtarit, poetit dhe arsimdashësit të palodhshëm dhe anëtarë i LAPSH-it Fran Tanushin, i cili dha kontributin e vet  edhe në themelimin e shkollës shqipe në Bavari, ku dhe ishte nënkryetar i saj për dy viteve.

  Fran Tanushi, cilësohej si një gjenerator i shumë nismave dhe projekteve në botën e mërgatës shqiptare, aty ku frymohej shqip ishte i pranishëm me urtësinë e tij. Fran Tanushi, dha kontribut në botën e artit, sepse kishte pasion e ishte mjeshtër i vargut, por ishte i pranishëm në çdo fushë, ku ishte interesi i mërgatës shqiptare. Konkretisht një kontribut të madh e dha ai edhe për shkollën shqipe, i cili  ishte njëri ndër iniciatorët e themelimit të LAPSH-it  në Bavari.

Prandaj, Kryesia e LAPSH-it në emër të të gjithë mësimdhënësve, këshillave të prindërve, nxënësve të shkollës shqipe në Bavari i shprehim ngushëllime, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve dhe mbarë fisit e shokëve, të cilët patën mundësi të vepronin dhe ta njihnin Fran Tanushi!

Prehu i qetë, poet i dashur, në dheun e Arbërisë!
I lehtë të qoftë dheu i tokës mëmë!

Në emër të kryesisë dhe kryetarit të LAPSH-it
në Bavari; Mustafë Krasniqi