
FTESË
Klubi Letrar “Martin Camaj” në Mynih, për nder të manifestimit tradicional “Pranvera Poetike fton të gjithë krijuesit dhe artdashësit e fjalës artistike, që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë e më gjerë, të jetë pjesë e këtij manifestimi letrar, që do të mbahet më 30 qershor 2019, në ora 13:00; në adresën:
Rupprechtstr. 29
80636 München
(Haus der Jugendarbeit, kati i katert- Arritja me U1, zbritja ne Maillimgerstr
Në pjesën e parë, të këtij manifestimi letrare do të kemi paraqitjen e autorëve me krijimtarinë e tyre poetike, ku dhe do të kemi ndarje çmimi për poezinë më të mirë. Kurse në pjesën e dytë do të kemi promovim librash nga autorët:
Milazim Kajtazi me librin “ Ëndrra e Thyer”, ndërsa me vëllimin poetik prej 4 krijuesve “Pshertima e Mallit” na vije Osman Caka, Rexhep Mehmedi, Bajrush Bunjaku dhe Haziz Hysa. Me librin historik „Skënderbeu në Histografinë Zvicrane“ të autorit Murat Ajvazi dhe me librin “Simfonia e qiellit te bruztë” na vije Azem Osmani.
Klubi Letrar “Martin Camaj” në Mynih, përzemërsisht i mirëpret krijuesit dhe adhurues e fjalës së shkruar, ku ardhja e juaj na nderon!
Kryetari
Sylë Bajrami