…KOHA PO NA VRET!

Mustafë Krasniqi

Shkruan: Mustafë Krasniqi

KOHA PO NA VRET!

Në lartësinë e shtatë
Nga dritarja e kohës
Humbim shikimin
N’heshtje presim rikthimin.

Në agun e hershëm
Bilbilat cicërojnë
Kali i bardhë pret
Apo vret kohën!

Në dritaren e thyer
Në kohën e akullt
Etja për freski na mbytë
Sytë më lartë se lumi, humbin.

Koha nuk pret dhe vret
Ju…, po na mbytni shpresën
Në emër të gjakut, dëshmorit
Selishtën shkret ma lini!

Ju të përplasurit rikthehuni
Në heshtje po mbytet kënga
Varret peshë po trazohen
Kali i bardh në përgjakje, pa fre.

Në heshtje po shterohet kulla
Rrugëve, në ikje të përplasur
Konopin në lak fyti dredhur rri 
Nga ju sehirxhinj, ju verboftë amaneti…!

Bukurosh-ët/et e dheut zgjohuni
Mos vdisni, në skelet e dhjeta
Pa ju koha po na vret.