Krahët e shqipes

Lumni Nimani

Shkruan: Lumni Nimani

Krahët e shqipes

Është e bukur Arbëria
Që nga jugu në veri
Edhe më e bukur Dardania
Kur ta bëjmë Shqipëri.

Si lulëkuqe është Presheva
Bashkë me Ulqin e Malësi
Krah i shqipes është Tetova
Kur t’i bëjmë Shqipëri.

Plagë në zemër ka shqiponja
Bijën e dashur atë Çamëri,
gjersa t’bashkojmë trojet tona
Nën Flamurin kuq e zi.

Penë as këngë kurrë s’do t’ndalen
Por as puna me djersë në ballë
Ëndrrat realitet do të bëhen…
Për bashkimin tonë kombëtar!

Gjuhën e ëmbël t’kthjelltë si gurra
Që të kënaqë shpirtin fjalë e sajë
Duan ta ndajnë ca të gjorë burra.
S’është për t’qeshur, është për vajë.

S’ndahet Kombi as gjuha s’ndahet
Që u bën ballë shekujve me stuhi
Shipëria etnike duhet të bëhet
Një Komb, një gjuhë – një Arbëri!

Rob i dashurisë

Do vij në stinë të luleprillit,
a më vonë në muajin maj?
Me aromën e trëndafilit.
Gojësheqere e zemërmjaltë.

A në qershorin e qershive;
kur nxenë dielli cep më cep?
Se eshtë kohë e dashurive.
Moj syshkruar e vetullgrep.

A në korrikun e kallinjëve,
të të shoh me drapër n’dorë?
Bashkë nën hije të ullinjëve.
Pëllumbeshë si luleborë.

Nëse vij në gusht me vapë,
e etja shpejt më merr mua,
Portën e shpirtit lërma hap!
Shtojzovalle më prit në krua!

Në atë portë kur t’jem futur.
që e kam ëndërr natë e ditë.
Do të ndjehem mbret i lumtur.
Ti mbretëreshë unë robi yt.