Mustafë Krasniqi – Dua ta kujtoj atë natë…

Fotografia e Mustafë Krasniqi
Mustafë Krasniqi

Shkruan: Mustafë Krasniqi

DUA TA KUJTOJ ATË NATË…

Sot, në përmallje reshur
N’lodhje sytë lum,
Për hijen e blirit,
Të Atdheun tim plak!

Kujtoj…
N’mexhë kulumbria rrush
Borën e bardhë, të dhjetorit
Kur shijonim shijen e tyre!

Dua ta kujtoj selishtën time
Kalin e bardhë n’vrap
Puthjet me afsh, të kuqet buzë
Edhe Borës së bardh.

Dua ta kujtoj lotin e përplasur
Fytyrës së mërdhezur të tim at
N’heshtje sikur m’thoshte:
Langonjtë të kanë rrethuar bir!

E ndezur flakë koha rrinte
N’pritje të thyhet dera e oborrit
Drita sikur humbi n’ërrsirë
Gjithçka e terrtë u bë
E zymtë ishte edhe nata!

E rrugëshkruara…
Tinxa fshinte lotin n’gush
Rrjedhur nga sytë e saj m’thoshte:
Merr rrugë arës së madhe, burrë
Dyertë u thyen nga rrapllimat!

Atë kohë….
krahëthyer pëllumbat n’mjegull
mbytur n’gjak
shndërruar n’dhimbje janë.

Sot, po kujtoj atë kohë
larg selishtës sime
Në vetizolim
nga Virusi Covid 19-të.

Po e kujtoj kohën
Atdheu im
Larg teje
Në përmallje!