Nga Isidora Nikollëbibaj

Njeriu me karakter të qëndrueshëm, që vendos dorën në zemër dhe flet drejtpërdrejt, është një
figurë e rrallë dhe e çmuar në kohët tona. Unë, si mbesë e xhaxhait tim, që ka qenë aktiv që
nga stërvitjet në Qendrën Stërvitore përçarse të Burrelit, deri në vijën e frontit dhe betejat e
ashpra në Pashtrik, mund të them me bindje se Arber Shabanaj është simboli më i pastër dhe
enciklopedia e gjallë e Brigadës 128 – Pashtriku. Arber Shabanaj është vetë Ushtria Çlirimtare
e Kosovës (UÇK).
Romani që thyen heshtjen
Libri „Lisi i Gjakut“ („Kur fjalët vrasin“) është një nga rrëfimet më tronditëse dhe të
drejtpërdrejta që janë shkruar ndonjëherë mbi Luftën Çlirimtare të Kosovës. Si dëshmitar dhe
protagonist i atyre viteve të zjarrta, autori Arber Shabanaj – një nga komandantët e UÇK-së
me përgatitje të lartë ushtarake – ka thënë me guxim e saktësi të vërteta të pathëna, që për
dekada janë fshehur nën pluhurin e harresës apo të frikës.
Në këtë roman, ai nuk i kursen kritikat as ndaj vetë strukturave të komandës së UÇK-së, duke
shprehur bindjen se disa veprime mund dhe duhej të ishin bërë ndryshe. Ai shkruan:
“Eprori i lig është në gjendje që të shkrijë një armatë të tërë, vetëm që nesër të marrë për vete
medaljen e gjakosur me gjakun e dëshmorit.”
“Unë, si shkrimtar dhe luftëtar i lirisë, jam kronist, dëshmitar – jo misionar i një botëkuptimi
të caktuar. Kështu që një deformimi të zhvillimit historik, i cili lidhet me tërë kombin dhe
mendon të jetë vazhdimisht aktiv, unë iu përgjigja me literaturë. Meqenëse faktet dhe libri
janë përgjigjja.”
Arber Shabanaj nuk flet nga pozita e një vëzhguesi të jashtëm, por si një prej komandantëve të
një njësie të UÇK-së, që ka përjetuar luftën në të gjithë dimensionet e saj: Si ideal, si përplasje
reale dhe si zhgënjim pas lufte. Me një përgatitje ushtarake të thelluar, ai ka qenë në vijën e
parë të betejave të ashpra në Pashtrik dhe ishte eprori direkt, kryesor dhe i autorizuar – në
vijen e frontit, në Betejën e Pashtrikut – i heroit të rënë në luftë për lirinë e Kosovës, i Astrit
Sulit.
Ky fakt e bën romanin e tij të jetë më shumë se letërsi: Është një dokument i gjallë historik, që
ruan zërin autentik të një kohe që shumë janë përpjekur ta interpretojnë sipas interesave.
Kur media hesht – dhe kush fshihet pas kësaj?
Më 17.06.2024, Arber Shabanaj ishte i ftuar në një intervistë të drejtpërdrejtë në RTK, në
programin “Mirëmëngjesi Kosovë”, ku gazetarja Alketa Gashi Fazliu e intervistoi duke
mbajtur me krenari romanin e tij në dorë. Por ky xhirim nuk u publikua kurrë në internet.
2
Përse? Pyetja është e hapur. Supozohet se materiali është fshirë përmes ndërhyrjeve të
padrejta nga individë me ndikim, që përdorin ligjin e frikës dhe armët e heshtjes për të
mbuluar të vërtetat që i mundon.
Kam kontaktuar vetë RTK-në për të marrë përgjigje, por deri më tani – asnjë sqarim. Një
sjellje e tillë, për mendimin tim dhe sipas shumë intelektualëve atdhetarë, i ngjan strategjive të
vjetra të okupatorit serb, që përdorte manipulimin dhe heshtjen për të fshehur dritën e të
vërtetës shqiptare.
Pse duhet ta lexoni këtë libër?
Kur unë zgjedh një libër, zakonisht kërkoj këto tri gjëra:
- A ka autori përvojë reale me temën që trajton?
Po. Arber Shabanaj nuk është vetëm autor, por komandant dhe dëshmitar direkt i ngjarjeve. - A e ka dëshmuar veten libri si klasik?
Po. „Lisi i Gjakut“ është një roman që ka zënë vend në ndërgjegjen kolektive të lexuesve si
një vepër me ndikim të thellë. - A ofron libri informacion konstruktiv dhe të vërtetë për historinë mbarëkombëtare?
Pa dyshim. Ky libër është një kontribut i çmuar, që lufton manipulimin dhe e vë në vend
nderin e shumë të rënëve.
Mos lejoni që “recensat” e trilluara nga protagonistët evazivë të krimeve – të identifikuar qartë
në këtë roman – të ju mashtrojnë. Mos shikoni vetëm çmimin kur bëhet fjalë për një vepër që
ndriçon të vërtetën historike.
Ku mund ta gjeni librin?
Libri mund të porositet në këto platforma dhe botime:
Buchhandel.de (Amazon, Thalia)
Shtëpia Botuese Agora – (e gjeni në çdo librari, në Shqipëri & Kosovë – lexojeni …)