KURRË NUK E MESUAM GABIMTARIN

Përmbledhje nga MALUSH MRASORI-MALI

KURRË NUK E MESUAM GABIMTARIN

Që ta kapë një interes të përbashkët,
duhet aktivizuar imagjinatën prej nga lind forca jonë!
Fjalët janë tinguj të shëndoshë të rezonancës!
Tingujt janë zëra, tingujt janë fjalë, ato vibrojnë,
prandaj të vibrojmë së bashku me një ton simfonie
dhe të themi hapur se dikush po lëkundet gabim,
nuk është me një ton me ne!
Por ne kurrë nuk e mësuam gabimtarin
që prishi melodinë tonë të bukur!

PËR NJË ZEMËR QE VARA N´QAFË

Kujtoja gëzimin prej lumturisë
që unë varë në qafë e mbaj,
lidhja me shpirt, kulmi i bukurisë
ditët e bukura, t‘shkurta më ngjajnë.

Iu tremba vetes, në zemrën tuaj
veç në dashuri, ishim t‘barabartë
Po desha të iku nga toka e huaj,
muri dashurisë sa m´duket i lartë.

N´mure të gjalla, lulëzuar, ka jeta,
nga zemra ime, thua ke pikë
malli po derdhka lotët e shkreta
se të dy po digjemi nuk e kam ditë.

NJË GRUSHT SHPIRTi NGA NËNË TEREZA

Fantazia më mori në krahët e saj,
ma hodhi një top me fije te pragu i derës dhe më tha:
“po kërkove shpresën do më gjesh mua!”
Fytyrës i ra një lëng i rrexhur e fillin e mbante në dorë,
unë jam zgjidhja me tha!
Ishte pronarja e humanizmit,
në dorë mbante një grusht shpirti
i donte njerëzit prandaj i ndihmonte ata.

OH MË LINI TË QETË

Oh, më lini të qetë,
u përgjegja me sytë gjak të përlotur.
Më lejo të jem vetëm një arnë e këmishës sate,
që fryma e liqenit t´më peshon në të.

SHPIRT E TRUP M´I BËNË UJEM

Gur mulliri i rëndë sa bota
kokrra drithi shtyp n´mëngel
mallin tim e shtyp me rrota
bukë e lot nga dhimbja del.

m´bluaj pash ty atdheu i im
një pikë loti e shtrydhur në sy
Shpirt e trup m´i bënë ujem
n´bukë më kthe për zogjtë e ri.

M´ndrydh pash ty atdhe i mallit
veç se n´ëndrra jam me ty
plasë e ke zemrën prej hallit
n´mijëra copa më ke thy.

SA SHUMË PRANVERA

Sa shumë pranvera
në jetë i patëm,
me zemër e shpirt
të gjitha i matëm.

Një tjetër zë
do ta dëgjoj,
një bilbil tjetër,
se koha ka ndërroi.

bilbila me brengë,
bilbila të vjetër,
ishte vaj, a këngë,
apo diçka tjetër.

ata lindën t´ri,
dhe vdiqën te ri,
na veshën me dhimbje,
mall e krenari.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.