SHQIPËRI

Fotografia e Fehmi Ajvazi

Shkruan: Fehmi Ajvazi

SHQIPËRI

Nuk të thash kurrë njerkë as s’të bëra hire,
sykaltër – lulezemër Shqipëri
Një yllnajë në qiell plotë dritë edeni,
Pa ty s’di kush do isha tani…

S’do rritesha as s’do plakesha nga hija e mjegulles,
Po t’mos ishti ti e shtrejta ime – mall,
Të ndjeva gjithmonë në vend të nanës,
Nanë të kam thanë qysh se nanën time di…

Nuk të mora kurrë inat dhe as mëri,
As në andërr kur s’hiqej mjegulla dhe as kur këndonte njaj zog i zi,
Nuk di kush do isha sot e shtrenja ime,
Në qiell çfarë do shihja: pa ty Shqipëri ?

Nuk të kam stisur mes gishtave as s’të kam mallkuar,
Në dhimbje e në mort, mes terreve pa shteg e pa dritë,
Dita jote ka qenë gjithmonë dita ime,
Nata jote ka qenë plaga në sytë e mi.

Malet lëkunden e tunden, shkunden dhe zemrat,
E mund të digjesh dhe ti si qiri – mbi gur e mbi det,
Në qofsha unë gjysma e gjysmës tande,
Nanë do mbetesh për mua deri sa të vdes.

Pra: shkundu dhe ti e shalo dhimbjet, gurët e detin,
Mbaje kryet lartë si Tomorri n’pranverë,
Jemi shumë që pa ty – s’di kush do ishim,
Mbaj të fortë gjithmonë – mbaj – f’mijtë e tu…