shkruan: Mustafë Krasniqi
Me 28.04.2024, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari të Gjermanisë mbajti Kuvendin zgjedhor të legjislacionit të katërt, në prani të 62 anëtarëve. Të pranishëm ishin mësimdhënësit, përfaqësuesit e Këshillave të Prindërve, përfaqësuesi i Fondacionit “Besa” dhe dy Konsullatat shqiptare në Mynin, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura dhe Konsullja e Republikës së Shqipërisë, Miranda Kokona.
Kuvendin e hapi kryetari Milazim Ukaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit shpalosi punën dy vjeçare të LAPSh-it dhe foli për aktivitetet, hapjen e klasave, shtimin e numrit të nxënësve, financat, suksesin dhe sfidat e saj përgjatë këtyre dy viteve. Po ashtu përshëndeti donatorët, shoqatat, Këshillat e Prindërve të cilët kanë dhënë kontribut financiar dhe në rritjen e numrit të nxënësve dhe ndër të tjera theksoi se deri më tani kemi mbi 32-të klasa me 30-të mësimdhënës.
Pas raportit të punës së LAPSh-it sekretari, Avdi Kolukaj, lexoj rregulloren e mbështetur në kornizën e zgjedhjeve dhe pikat e rendit të ditës:
- Raport rreth punës, aktivitetit dhe financiar i LAPSH-it
- Zgjedhja e komisionit zgjedhor
- Lirimin e kryesisë nga detyrat
- Paraqitja e kandidaturave
- Zgjedhjet e kryesisë së re
- Konstituimi i kryesisë se re,
Pas miratimit të rregullores dhe pikave të rendit të ditës, të cilat u diskutuan dhe u miratuan unanimisht nga të pranishmit. Ndërsa Kuvendi zgjodhi komisionin prej 6 anëtarësh, 3 anëtar të komisionit dhe 3 anëtar vëzhgues.
Anëtarët e Komisionit:
Valbona Roqi – kryetare e Komisionit
Nuhi Bytyqi
Ilaz Alija
Anëtarët vëzhgues:
Selim Hoti
Aziz Morina
Gani Morina
Pranimi i detyrës nga komisioni zgjedhor dhe votimi një anëtar një votë, për kandidatët të cilët hyn në listën e kandidimit u bë me vota të mbyllura.
Pas votimit dhe numrimit të votave, kryetraja e Komisionit Valbona Roqi paraqiti emrat fitues për kryesinë e re, me këtë përbërje:
Milazim Ukaj – kryetar
Mustafë Krasniqi – koordinator i Këshillit të Arsimtarëve
Xhymshit Tafa – nënkryetar
Avdi Kolukaj – arkatar
Bashkim Halili – sekretar
Arif Arifi – kryesues i Këshillave të prindërve.
Lirije Begisholli – zëdhënëse.