Në prag të Ditës së Alfabetit, në Pallatin e Brigadave në Tiranë u mbajti për të parën herë Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe. Kuvend i cili ka bashkuar përfaqësues të institucioneve arsimore, figura të shquara nga arsimi, gjuhësia, letërsia, kërkimi shkencor, etj. Kuvendi punimet e veta i zhvilloi sipas planit organizativ, ku të pranishëm ishin: Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministrj e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe të zyrtarëve të tjerë.
“Një përkatësi që është e jona, që askush nuk na e heq dot dhe nga askush tjetër nuk na vjen kërcënimi, përveçse nga vetvetja, lidhur me këtë përkatësi, por shumë shpejtë do të jetë dhe një gjuhë zyrtare e BE-së, ku në mos gjuha më e lashtë e familjes së kombeve evropiane, shqipja me siguri do të rreshtohet ndër më të rrallat dhe më të veçantat e gjuhëve të BE-së”, tha Rama.
Shpallja e 22 nëntor, Dita e Alfabetit, si festë kombëtare dhe viti 2024 viti i gjuhës shqipe, tregon rëndësinë e ruajtjen dhe promovimin e gjuhës kombëtare. Ku “për ne, shqiptarët, gjuha përfaqëson shpirtin e kombit dhe rrugëtimin historik të qytetërimit tonë. Gjithçka që kemi jetuar si popull, sot mund ta shohim të dëshmuar përmes gjuhës. Ky kuvend na bën bashkë për të mbrojtur, për të forcuar dhe për t’u krenuar me trashëgiminë tonë gjuhësore”, tha Ministrja Manastirliu.
Gjuha është epiqendra e kulturës dhe traditës së një shoqërie që përcakton identitetin e çdo kombi. Në këtë rast “Shqipja është një rast i rrallë i një gjuhe të vogël e mbijetuar mrekullisht, përkundër të gjitha stuhive të kohës me të cilat u përball. Fatmirësisht, sot shqiptarët në të gjitha trojet jetojnë në liri”, tha Arbërie Nagavci.