Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari përshëndet Ditën e Çlirimit të Kosovës, e cila sot më 12 qershor të vitit 1999 feston 24-vjetorin e çlirimit. Që pa luftën e pareshtur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bijave e bijve të saj, të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të cilët përball pushtuesit fashist serb, qëndruan heroikisht me moto “Jetë a Liri”. Këtë luftë e fituam së bashku me trupat paqeruajtëse të NATO-s, të udhëhequr nga Amerika mike, që sollën ditën më të lumtur, Çlirimin e Kosovës!
Ju jemi mirënjohës gjakut të dëshmorëve, komandantit legjendar Adem Jasharit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dhanë gjithçka për çlirimin Kosovës dhe jetën, që ne sot e gëzojmë të lirë! Duke i falënderuar edhe trupat paqeruajtëse të NATO-së, që ndihmuan UÇK-në në të drejtën e saj; Që pa këtë forcë atdhetare e liridashëse nuk do ta kishim lirinë e as s’do ta gëzonim Republikën e Kosovës.
LAPSh-i në këtë ditë krenarie kërkon nga Republika e Kosovës të jetë në detyrën e saj, për zhvillimin dhe avancimit në të gjitha fushat, duke mos e harruar mërgatën e cila ishte dhe mbeti njëra ndër shtyllat kryesore të luftës çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu kërkojmë që në këtë festë, Ditën e Çlirimit Republika e Kosovës t’i kthej sytë nga mërgata shqiptare dhe t’i përkushtohet shkollës shqipe, ruajtjes së identitetit te fëmijët shqiptarë, që për fat të keq, pa fajin e tyre gjuha amtare ka filluar të zbehet dhe ka drojë se në të ardhmen e afërt do të harrohej në tërësi.
Si kërkesë e LAPSh-it është përkushtim mërgatës shqiptare, shkollës shqipe në diasporë, se pa këtë pjesë Dita e Çlirimit do të jetë shumë më e varfër.
Gëzuar 24-vjetorin e lirisë, Kosovë e dashur!
Gëzuar 24-vjetorin e lirisë, Kosovë e dashur!
Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë!
E Përjetshme UÇK-ja, që na e solli lirinë!
Në emër të LAPSh-it në Bavari
Sektori i informimit