Nga Ismet Sylejmani

Në 33 vite më parë, roli i LPK-së në organizimin e demonstratave të 30 dhe 31 Majit 1989, gjatë vizitës së delegacionit të deputeteve të Parlamentit Europian në Prishtinë, ishte rol vendimtar, ishte rol qendror, ishte veprimtaria ma e madhe deri atëherë e udhëheqjes së sajë, sepese hodhi goditjen e madhe në qendër të Prishtinës, goditje të cilën e ndjeu Europa!
Ardhja e eurodeputetëve në Kosovë, ishte ngjarje e madhe, ishte ngjarje historike dhe këtë rast e famshmja LPK nuk e lejoi të kalonte në heshtje, e rrembeu dhe si flamurtare që ishte doli në ballë të procesit!
Pritjen e tyre të gjithë e dinim se do ta bënin strukturat e pushtetit legal pushtues e kuisling bashkë, të cilët ndonëse edhe para 23 Marsit 1989 ishin pro jugosllav e titist, këta në pushtet pas suprimimit të autonomisë ishin pro serb dhe mbeshtetës e përkrahës të kriminelit Milosheviq!
LPK dhe udhëheqësit e sajë duke e ditur se euro deputetët do të takoheshin vetëm me perfaqësuesit e pushtetit që e kishte instaluar Serbia në Kosovë, dhe se ata do të informoheshin njëanshëm e në dëm të Kosoves, morri vendimin e madh dhe historik!
Komiteti Drejtues i Lëvizjes, me koshiencë të niveleve të drejtimit të lartë të situatës politike dhe me dashuri të pashembullt për popullin, Atdheun dhe Kombin, morri një nga vendimet e tij më të mëdha!
Udhëheqja e lartë e LPRK,-së në ballë me dy figurat e mëdha Heronjtë e Kombit Fadil Vata dhe Afrim Zhitia, vendosi që me rastin e ardhjes së delegacionit të Parlamentit të Europës të organizonte demonstratë!
Koha për organizim ishte shumë e shkurtë, 30 Maji kur ata do te ishin në Kosovë nuk ishte ndonjë ngjarje a eveniment historik që do të shfrytëzohej për organizim më të lehtë dhe u dasht të merrej vendimi më i rrezikshëm, të demonstrohej 100% me anëtar të Lëvizjes, veprim ky që e nxirrte në siperfaqe dhe atë në mes të sheshit të Prishtinës, ajkën e veprimtarëve të Organizatës, e cila do të ekspozohej në pozitë ballore me strukturat politike të LKJ-së e satelitëve të saja LSPP-së dhe LRSJ-së në njërën anë dhe atyre të UDB-së në anën tjetër!
Për të demonstruar pak e për të tërhequr vemendjen shumë, për të demonstruar e për të mos u dekonspiruar sa më pak që të ishte e mundur, ishte ma e përshtatshme që demostrata të fillohej në qendër të Prishtinës, përballë hotel Grandit ku qëndronte delegacioni europian dhe ajo të ishte demostratë në lëvizje dhe stacionin e fundit e kishte te konviktet sepse aty dihej se do të bëhej demonstratë e madhe, dhe se do të bashkoheshin studentët dhe populli!
Levizja me rastin e ardhjes së eurodeputetëve ishte në nivelin më të lartë të perfaqësimit dhe të udhëheqjes sy qelë e vigjilente!
I tregoi delegacionit të Parlamentit të Europës dhe përmes tyre tërë botës se në Kosovë nuk do të ketë qetësi!
Udhëheqësit e Lëvizjes ata djem nënash, bashk me shokët e bashkëvepritarët e tyre anëtarë të Organizatës, bashkuan zemrat dhe si nje trup i vetëm në zemër të Kryeqendrës së Kosovës në Prishtinë, shpërthyen si krater vullkani duke brohoritur për kërkesat për Republikë e largim të Serbisë nga Kosova, për demokraci, për liri e pavarësi të plotë kombëtare!
Sprova e parë e madhe pas mbajtjes së Mbledhjes dhe zgjedhjës së Komitetit Drejtues të LPRK-së në Divjakën heroinë, u dha në qendër të Prishtinës, sot sheshi Zahir Pajaziti!
Aty dirigjenti i madh i luftës për liri e çlirim të Kosovës i madhi dhe i pavdekshmi, Heroi i Kombit Afrim Zhitia, me shokët e Tij të rrethit të parë e të ngushtë, me ata që kishte vuajtur burgjeve dhe kazamateve por edhe me ata që kur ishte liruar i kishte gjetur të gatshëm për veprimtari konkrete e atdhetare çlirimtare, e shëndrroi qendrën e Prishtinës në arenë ku ngrihej zëri me trimëri për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Roli i LPK-së ishte dhe mbetet, rol shumë i madh dhe i pakapercyeshëm!
Ajo Lëvizja që në Maj të 1989 organizoi demostratë kur erdhen parlamentarët europian, më 17 Nëntor 1994 krijoi UÇK-në, dhe sot në 33 vjetor jemi të lirë e të pavarur nga Serbia pushtuese!
Lavdi Lëvizjes Popullore të Kosovës!
Lavdi Heronjve dhe Deshmorëve të Kombit!