“Të gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë të përjetshëm dhe hyjnorë.” — Sokrati
“Njeriu herët apo vonë do të kuptojë se vetëm ai është kopshtar i shpirtit të tij dhe udhëheqës i jetës së tij.” — James Allen
“Nëna është gjithçka, ajo është ngushëllimi ynë në pikëllimin, shpresa jonë në mjerimin tonë dhe fuqia jonë në dëshpërim; është burimi i dashurisë, mëshirës, dhembshurisë dhe faljes. Ai që humb nënën e vet, humb një shpirt të pastër që e bekon dhe mbron vazhdimisht!” – Khalil Gibran
“Arsimi është arma më e mirë që mund të përdorni për të ndryshuar botën.” — Nelson Mandela
“Nëse dëshiron siguri totale, futu në burg. Atje ke ushqim, rroba, kujdes mjekësor e kështu me radhë… E vetmja gjë të mungon është liria.” — Dwight D. Eisenhower
“Dy provat më të vështira në rrugën shpirtërore: durimi për të pritur çastin e duhur dhe guximi për të mos u zhgënjyer nga ajo çka keni pritur.” — Paulo Coelho
“Në këtë botë e mira dhe e keqja kanë ndryshuar pozitat. E keqja po adhurohet, ndërsa e mira po shkelet.” — Mark Twain
“Sillemi me padrejtësi ndaj jetës. Gjysmën e jetës e përmbushim me dëshira, e gjysmën tjetër me paknaqësi për mospërmbushjen e tyre.” — Esat Stavileci
“Po të bëhej diçka me parti apo me çifteli, ne shqiptarët të parët në hënë do të kishim mbrri.” — Esat Stavileci
“Bota është një vend i rrezikshëm, jo dhe aq nga ata që shkaktojnë të keqen, por nga ata që e shohin të keqen dhe nuk bëjnë asgjë.” — Albert Einstein
“Kërkoni këshillen e të moshuarve, sepse sytë e tyre kanë parë fytyrën e viteve, ndërsa veshët e tyre kanë dëgjuar zërat e jetës!” — Khalil Gibran
“Sikur të kisha mundësi të mbillja në çdo pëllëmbë të tokës ashtu si mbillet gruri, do të kisha mbjellë libra.” — Heinrich Mann
“Populli është themeli i shtetit. Sa më i fortë të jetë themeli, aq më gjatë qëndron godina.” — Sami Frashëri.
Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të kuptoni se çdo parti është më e keqe se tjetra.
Thëniet i përgatiti: Agim Krasniqi