Në livadhin me lule

Shkruan: Mustafë Krasniqi

(vrasja e Leotrimit shtatëvjeçar
e i babit luftëtar i UÇK-së)

Në tokën e zjarrtë
zbathur vraponte Leotrimi,
pëllumbi gjerë në gjunjë
notonte n ‘gurgullima gjaku.

Frymën ia mori një dallgë
breshëri plumbash
me lotin n’sy nënës i tha:

Po i vije erë baroti
nënë moj n’këto fusha
krah shqiponjë babë Malushi
me shkja fytas po lufton.

Te gurra e moçme
nënë moj trimëreshë
po e pres babë Malushin
në livadhin me lule

Më tha se do të vije tek unë
dëshmor me këmishë të bardhë
pasi ta ndjek këtë bishë të egër
tokën flakë që po na e djeg!

Leotrimi e Malush Mehmeti
u shtrin n’livadhin me lule
pëllumbat krahëhapur
mbi ta rrinë.