Mësimi në gjuhën shqipe në sistemin virtuale edhe në Rosenheim me rrethinë

Shkruan: Mustafë Krasniqi

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” thotë Eqrem Çabej! Ndërsa, njëra ndër detyrat më të shenjta është ruajtja e gjuhës amtare dhe trashëgimi brezave të ardhshëm si obligim moral e kombëtar! Pra, çdo shqiptar, pavarësish se ku jeton, duhet t’i vejë kujdes primarë ruajtjes së gjuhës shqipe te brezat që vijnë pas nesh, në veçanti te fëmijët e mërgatës shqiptare! Dhe, nëse ne e kemi si prioritet interesin e çështjes së ruajtjes së gjuhës shqipe, nuk e vejmë para interesit material, kjo dhe na bëtë të krenohemi, po, për kundër kësaj nuk mjafton t’i themi vetës shqiptar, nëse ne nuk komunikojmë apo t’i nxitim fëmijët të flasin gjuhën amtare-shqipen!  Gjë që në fakt belbëzimi i fëmijëve mërgitarë po ndodh në heshtje, kjo dhe po bëhet fenomen i rrezikshëm, mbase edhe shqetësues për të ardhmen e tyre, e cila dhe mund të vije edhe deri te harrimi i gjuhës amtare-shqipes!

Foto marr nga interneti

Për t’iu shmangur këtij fenomeni të rrezikshëm bashkëkombës, të cilët jetoni dhe veproni në Rosenheim me rrethinë- në Republikën e Bavarisë, të bashkohemi për rritjen e numrit të nxënësve, ngaqë numri i atyre fëmijëve të cilët duhet ta vijojnë mësimin shqip, me numrin e atyre nxënësve që vijojnë shkollën shqipe është tepër simbolikë, për të mos thënë i dhimbshëm! Andaj, për këtë na duhet një riorganizim, fuqi bashkimi, që së bashku të reflektojmë në interes të ruajtjes së gjuhës shqipe te fëmijët tanë. Dhe, për të gjithë ata të cilët kanë vullnet për t’i dërguar fëmijët në mësimin plotësues, LAPSH-i në Bavari ka organizuar mbajtjen e procesit të mësimit virtual (onlein) edhe në Rosenheim me rrethinë, gjatë kohës së pandemisë.

Varësisht nga numri i nxënësve, mësimdhënës-it/et do ta koordinojnë mësimdhënien, së bashku me prindërit, më qëllim që fëmijët t’mos i lëmë ta harrojnë gjuhën mëmë. Ngaqë, për keqardhje, kemi familje shqiptare që fëmijët e tyre kanë filluar ta belbëzojnë shqipen e bukur, po edhe familje që fëmijët e tyre nuk e flasin gjuhën amtare!

Për më tepër ju bashkëkombës, të Rosenheimit me rrethinë, të cilët keni interes dhe vullnet që fëmija i juaj të jetë pjesë e procesit të mësimit shqip mos ngurroni, dërgoni fëmijët në shkollë, që së bashku të bëhemi pjesë e ndërgjegjejes kombëtare, për ruajtjen e kulturës, identitetit përmes shkollës shqipe (Për t’u informuar më tepër drejtohuni në emaili: koordinatori@lapsh-bavari.de)!