Mësimi plotësues në gjuhën shqipe edhe në Nyrnberg-Bavari

Më 10.11.2018, Në qytetin e Landit të Bavarisë, në Nyrnberg, në prani të qindra bashkatdhetarëve, u hapën edhe disa klasë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Ishte atmosferë festive, të mbuluar me flamuj kombëtar dhe parulla “ Urime rihapja e shkollës shqipe në Nyrnberg!”.

Hapjen e bëri moderatori dhe kryetari i Këshillit të Prindërve, Armend Ismajli, me thënien e Sami Frashërit: „Nese deshiron të kesh pasuri për një vit, atëhere mbjell misër dhe grur, ndërsa nëse dëshiron të kesh pasuri të përhershme mbjell kulturë dhe arsimim“!

shtypne foton, shikoni Telivizionin e Maqedonis shqip (MTV), të incizuar nga gazetarja Sevdije Metaj Zuberi

Kurse, fjalën përshëndetëse, për mysafirë dhe të pranishëm e mbajti nikoqiri Granit Emini, kryetar i BISH “Bashkimi” në Nyrnberg. Emini i Përshëndeti të pranishmit, ku ndër të tjera tha: Ne po ndihemi krenarë dhe gjithmonë do ta keni përkrahjen tonë për ta realizuar projektin për shkollën shqipe, por, ai kërkoi, që aty ku ka shqiptarë të hapen shkolla shqipe.

Selim Hoti

Të pranishmëve iu foli edhe kryetari i KMPGJSH-së Mustafë Krasniqi, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe Këshillin organizativ, ndër të tjera tha: Ju, po bëni një punë të ndershme e kombëtare! Fëmijëve tuaj, po ua ofroni shpresën, gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe, që në këto rreze të ngrohen, të marrin dituri, ta ruajnë identitetin, kulturën dhe me zërin e tyre të ëmbël të thonë: jemi shqiptarë dhe gjuha jonë është gjuha shqipen!

Më pastaj i informoi, për rendësinë e shkollës dhe mënyrën e organizimit në landin e Bavarisë dhe shtoi duke thënë: Të nderuar bashkëkombës, kërkojmë nga ju, që përpos bashkëpunimit, këshillave, vërejtjeve edhe anën profesionale si udhërrëfyes, që rrugëtimi i hapjes së klasave në Gjuhën Shqipe të mos zbehet, por të shtohet, aty ku ka fëmijë shqiptarë! Sëbashku, të bëhemi promotor të këtij projekti, nga fakti se shkolla shqipe është e drejtë dhe detyrë e gjithë shqiptarëve, që ta kultivojmë gjuhën e kulturën tonë! Andaj, ky vullnet, të reflektojë pozitivisht te çdo mërgimtar, kurse ngrohtësia e gjuhës shqipe të futet në shpirtin e çdo nxënësi shqiptar.

Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, i Republikës së Kosovës, z. Afrim Bekteshi, e përshëndeti tubimin dhe, na dha kurajo me këto fjalë: Kam privilegjin që t’jua sjell para jush përshëndetjet, thellë nga zemra, nga MIDS! Po ashtu edhe unë si zv. Ministër, shtoi duke thënë; pranë kësaj ministrie, kam kënaqësinë që mora pjesë dhe ju falënderoj për krijimin e mundësisë, që ma keni dhënë, për të qenë sot bashkëpjesëmarrës në këtë ditë të shënuar, ku po hapen klasë të reja, që të mësojnë e këndojnë fëmijtë tanë në gjuhën e tyre të bukur! Para së gjithash, shtoi duke thënë zv. Ministri, dua të theksoj se puna e juaj për ta mbajtur gjallë identitetin kombëtar, larg atdheut, ka vlera të jashtëzakonshme! Andaj, ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Diasporës, ju garantojmë se mësimi në diasporë do të mbetet prioritet i prioriteteve. Më lejoni që t’ju njoftoj, shtoi zv. Ministri z. Bekteshi, se jemi duke hartuar dy dokumente strategjike. Njëri, ka të bëjë me projektligjin e ri, ku në fokus ka zhvillimin e mësimit plotësues, ndërsa i dyti, është i rëndësishëm se jemi duke punuar strategjinë e re 2019/24. Më tej z. Bekteshi tha: Të nderuara mësimdhënës, vazhdoni të jeni të organizuar dhe të dashur për nxënësin, për gjuhën dhe kulturë shqipe, sepse vetëm kështu  do të jeni të vlerësuar në piedestal, gjeneratë pas gjenerate.Kryesisht, t’i edukojmë pasardhësit tanë me fjalën; Kosovë-Shqipëri, duke i kujtuar gjithmonë me mendje, dashuri e me shpirt. T’i edukojmë ata me flamurin kombëtar dhe shtetëror ndër sy dhe, me himnin kombëtar e shtetëror ndër vesh.

Më pastaj fjala përshëndetëse iu dha përfaqësuesit të konsullatës së Republikës së Kosovës në Munih, z. Zenel Gashi, i cili ndër tjera tha: Ju përgëzojmë për punën e shenjtë, të cilën po e bëni, lidhur me mbajtjen e mësimit plotësuese! Ky organizim është jashtëzakonisht me nivel të lartë dhe shpresues, për të ardhmën e shkollës shqipe në Bavari. Andaj, ne si Konsullatë e Përgjithshme e RKS-së, do të vazhdojmë që t’ju mbështesim çdo herë dhe për çdo gjë që kërkoni, që është e mundur e që është në interes kombëtar!

Ndërsa, Imami Sevgani Asani, tubimin e quajti si mrekulli e zotit, nga që dhe gjuha shqipe është mrekulli e saj! Më tej shtoi duke thënë: Të nderuar vëllezër, njerëzve, rrallë iu jepet ky shans si ky i sotmi, të hapim shkollën shqipe, të përmendim gjuhën shqipe, ta rikujtojmë kombin tonë? Sot çdo shqiptar gëzohet, si të mos gëzohemi, kur po na valon flamuri kombëtar dhe a ka më dashuri se sa ta respektosh gjuhën, me atë gjuhë që  na ka falur zoti i madhërishëm, gjuhën shqipe! T’i shikosh fëmijët me abetare në dorë?! Për fund, shtoi duke thënë z. Asani, të nderuar vëllezër, të mundohemi që  gjuha shqipe të mos harrohet se, zoti ka dashtë  të flasim me këtë gjuhë, po edhe të adhurojmë me këtë gjuhë të bukur të perëndisë, prandaj gjuha

shqipe qoftë e bekuar!

Ndërsa, Mësuesja, Lumnie Daci Hoti, u paraqit me këto fjalë, para publikut, që edhe emocione kishte, për këtë punë kaq të shenjtë – Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari: Ndihem e privilegjuar që nga sot kam mundësinë që në mënyrë prpfesionale dhe institucionale do të kontribuoj për të mirën e atdheut dhe të mirën e fëmijëve tanë, në hapjen e diturisë në gjuhën e bukur – gjuhën shqipe. Ndihem mjaft e privilegjuar, që kjo detyrë e shenjtë e humane më besohet dhe, detyrën që e pranoj me kënaqësi dhe përgjegjësi, për përhapjen e gjuhës, kulturës dhe të vetëdijes sonë kombëtare. Duke e ditur numrin e madhe të fëmijëve në Nyrnberg, është një fakt tepër shqetësues  se gjeneratat e reja gjithnjë më dobët po e flasin dhe e shkruajnë gjuhën shqipe! Ky është një realitet, që e kemi pranuar me heshtje, që edhe është një plagë e jona e vjetër! Kjo vatër e diturisë, që po hapet sot këtu, nuk do të ketë vetëm karakter edukues po dhe përgjegjësi kombëtare! Ngritja e vetëdijes kombëtare dhe të atdhedashurisë, është detyrë e çdo shqiptari, kudo që është, tha ajo, duke thënë!

 Për ta përmbyllur informimin me thënien e veteranit të arsimit, Hamza Halabakut: “Gjuha ruhet aty ku shkruhet.”

Ndërsa me një pikë humori, në skenë doli artisi, Kreshnik Ibrahimaj, ku atmosferën e shndërroi në hare, për të pranishmit.

Pastaj, nga Klubi Letrar “Martin Camaj”, i lexuan poezitë e tyre: z. Fran Tanushi, z. Hamza Halabaku dhe z. Mustafë Krasniqi e, për t’i lënë radhën artistit, Kreshnik Ibrahimaj, me poemën e tij, që e realizoi.

Në fund të programit u bë shpërndarja e librave, për nxënësit, të cilët do ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, nga: zv. Ministri  z. Afrim Bekteshi, z. Mustafë Krasniqi-kryetari i KMPGJSH-së, Mësuesja Lumnie Daci – Hoti dhe Armend Ismajli.

Po ashtu manifestimi u përmbyll me  prerjen e tortës nga dy nxënës, mësuesja, Lumnie Daci – Hoti, Afrim Bekteshi dhe Mustafë Krasniqi. Ndërsa, për mysafirët, kishin përgatitur një darkë.

Moderatori, Armend Ismajli, përshëndeti Donatorët, të cilët kontribuuan  për këtë manifestim: Dr Rauf Ibishi, Familja Tafa, Bajram Baliu, Shukri Zekiri, BISH “Bashkimi”, Kompania Turistike për vendlindje dhe anasjelltas „Polluza“, Nesim Neziri, Faruk Abdiu, Zulxhevat Gafurri, Basri Shabani, Haxhi Avdyl Behrami, Besim Smajli si dhe te tjerët.

Redaksia.

shtypni mbi foto.