Seminari njëditor për mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në Mynih të Gjermanisë

Më 25.11.2018,  në Munih të Gjermanisë, Këshilli i Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavar, e mbajti seminarin e dytë të radhës, me mësimdhënës-it/et, që japin mësim në gjuhën shqipe në landin e Bavarisë.

Seminarin e hapi kryetari i Këshillit për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, z. Mustafë Krasniqi, ndërsa komisioni prej tre anëtarësh: Anila Xhani, Mervete Ismaili dhe Isuf Bytyçi e drejtuan pjesën e parë të seminarit.

Kurse kumtesat i lexuan: Mustafë Krasniqi, me temën: Njohja me origjinën, alfabetin dhe me veshjen tradicionale-kombëtare.

Mërvete Ismaili: Plani mësimor, orientues-shkoqitja e planit mujor të punës.

Blerina Shabani: Si duhet të zhvillohet një orë mësimi në lëndën e historisë.

Anila Xhani: Kush humbë gjuhën mëmë, humbë një pjesë të identitetit te tij. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe, përballë integrimit, globalizimit dhe asimilimit.

Pas kumtesave, u diskutua rreth kumtesave dhe më pastaj, të ndarë në dy grupe, analizuan dhe shtjelluan poezinë e Himnit, ku për grupin e parë foli mësuesja Esyngyl Sallauka dhe për grupin e dytë Lumnie Daci Hoti.

Ndërsa në pjesën e dytë të seminarit, që  ishte planifikuar, të jenë të pranishëm edhe Këshillat e Prindërve, përfaqësuesit e shoqatave, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të te dy Konsullatave tona shqiptare në Munih, u hap nga z. Krasniqi, i cili i përshëndeti të pranishmit, përfaqësuesit konsullor të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në Munih: z. Labinot Gucatin, z. Zenel Gashi, z. Dashnor Ibraj, këshillat e prindërve dhe përfaqësuesit e shoqatave. Ndërsa z. Gucati, pasi i përshëndeti të pranishmit, me thënia e Naimit: “ Gjysma e punës ka mbaruar, kur ajo fillon me dëshirë” vazhdoi fjalimin: Ju po bëni një punë të palodhshme dhe të çmuar, për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Kurse Institucionet e RKS do të jemi aty ku të na kërkoni dhe do t’i keni dyert e hapura gjithmonë, për çdo gjë që ju kërkoni, njëkohësisht do të keni edhe mbështetjen tonë. Gjithashtu ju përgëzoj për kontributin tuaj që jepni për mësimin shqip, sidomos mësimdhënësit, të cilët po bëjnë një punë brilante, si dhe seminarit i uroj punë të mbarë, tha Gucati!

Gucati ndër të tjera shtoj: Prindi është faktor kryesor, i cili duhet t’i stimulojnë fëmijët e tyre, që të mësojnë gjuhën amtare, ku përmes gjuhës amtare do ta njohë vendin e vet, traditën dhe kulturën. Pra, fëmija edukatën bazë e merr në shtëpi dhe e përcjell ashtu si e ka mësuar nga prindërit, qoftë për traditën, kulturën dhe të folmen e gjuhës.

Po mbi të gjitha duhet të kuptojmë se në mërgim përgjegjësia e prindërit është më e madhe se sa në Atdhe, ngaqë në Atdhe ka një familje të gjerë dhe nuk e ka frikën se fëmija po e harron gjuhën, sikur që është frika tek mërgata.

Pas fjalës së Gucatit, komision drejtues i udhëhequr nga: Tefik Jaha, Blerina Shabani dhe Anila Xhani i dhanë fjalën ligjërueses në Katedrën e Albanologjisë znj. Almira Allamani, e cila doli me temën: Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin-LMU të Munihut. Përpos tjerash, konsulli i Republikës së Shqipëri, Dashi Ibraj, i cili përshëndeti të pranishmit, por edhe gjerë e elaboroi punën e Këshillit, premtoi përkrahje dhe dha këshilla për  KMPGJSH-në, që në fund u ndal edhe te pjesa e rëndësisë se si duhet të zhvillohet mësimi plotësues, në të ardhmen!

Pas fjalës së Dashi Ibrajt, z .Krasniqi doli me temën: Bashkëpunimi me Prindër si alternativë kundër hamendësimeve dhe shqetësimeve të disa prindërve, për t’i sjellë fëmijët në shkollë. Rreth kësaj teme u inkuadruan edhe përfaqësuesit konsullor, si dhe Këshillat e Prindërve, përfaqësuesit e shoqatave dhe mësimdhënësit.

Ndërsa, seminari u përmbyll me temën e Mislim Berisha: Improvizim, shtjellimi i një konflikti të mundshëm prindër-mësimdhënës, si dhe me ndarjen e 4 mirënjohjeve nga KMPGJSH-ja, për aktivistët e palodhur: Tefik Jahës, Agron Ibrahimit, Mislim Berishës dhe dr. Edmond Skenderajt. Mirënjohjet i ndanë: Konsulli i Republikës së Shqipërisë, z. Dashi Ibraj, dy konsujt e Republikës së Kosovës, Gucati dhe Gashi si dhe prof. Isuf Bytyçi, në prani të z. Krasniqi dhe me programin kulturor-artistik, të nxënësve të shkollave shqipe në Bavari.

Pjesa e programit kultoro-artistik, me nxënësit e shkollave në Bavari u mbajt për nder të Kongresit të alfabetit shqip, të mbajtur më 1908, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Redaksia

Kumtesa e Mustafë Krasniqit
Kumtesa e Mervete Ismaili
Kumtesa e Blerina Shabanit
Komtesa e Anila Xhanit
Mirënjohja për Tefik Jaha
Mirënjohja për Agron Ibrahimi
Mirënjohja për Mislim Berisha
Mirënjoja për dr. Edmond Skenderaj.