Mirë se erdhët bashkatdhetarë në Manifestimin tradicional “Ditët e Diasporës”, në Komunën tuaj!

Fotografia e Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare
foto. A.Halili

sot, më 03.08.2019 në Komunën e Kastriotit- ish Obiliqit, nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe, në pranin të kryetarit të Komunës z. Xhafer Gashit e të shumë bashkëkombëseve dhe OJQ-ve, që veprojnë në këtë Komunë u mbajt Manifestimin Tradicional “Ditët e Diasporës”, me një program të pasur kulturor-artistik: Këngë, valle dhe recitime të ndryshme, ku dhe zgjoj emocione tek të pranishmit.

Fotografia e Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare
foto. A.Halili

 Manifestimi “Ditët e Diasporës” u mbajt në  Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në shenj nderimi për t’i nderuar bashkatdhetarët tanë mërgimtarë, të cilët ndienin një emocion të prekshëm shpirtëror, ngaqë po e ndienin vetën të privilegjuar me këtë ditë përkushtuese, që dhe është bërë tradicionale. Krahas respektit, mërgimtarëve të devotshëm, ju ndahen edhe mirënjohje për punën e tyre, qofshin humane e atdhetare, apo në krijimtarinë e tyre artistike.

Fotografia e Mustafë Krasniqi
foto. A.Halili

Manifestimin e përshëndeti kryetari i Komunës së Kastriotit, ish-Obiliq z. Xhafer Gashi, ku ndër të tjera tha: ” Komuna jonë ditë e më tepër po bëhet më e zhvilluar, ngaqë mërgata jonë ishte dhe mbeti një fuqi shtytëse dhe inkurajuese, për ne, që ta ndërtojmë Komunën ashtu si e meriton, ku dhe janë dhënë sinjalet të dukshme, se Komuna jonë po vije ditë e më tepër duke i realizuar suksesshëm prioritetet e saj, në favor të qytetarëve”.

Më tej shtoj z. Gashi: “Pra, duke kuptuar mallin e mërgimtarëve, pasi që dhe vetë kam qenë pjesë e saj dikur, “Ditët e diasporës” janë ditët që dua t’i veçojmë për ju, ngase duam që edhe ju ta ndieni se jeni pjesë e pandashme e atdheut, për të cilën keni qenë dhe vazhdoni të jeni shtyllë e fortë mbështetëse. Megjithatë ju jeni në shtetin tuaj, ngaqë shteti jonë, në veçanti institucionet e shtetit tonë janë institucionet tuaja, është shteti juaj”.

Për fund z. Gashi tha: “Të nderuar bashkëkombës ju falënderojmë që, sot, na nderuat me pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet të organizuar, për t’iu nderuar juve! Po ashtu e kemi parasysh se koha juaj është e kufizuar dhe e vlefshme për ta shfrytëzuar në Kosovë, andaj ju uroj pushim të këndshëm dhe ndjehuni mirë në Komunën tuaj”!

Fotografia e Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare
foto. A.Halili

Pas fjalës së kryetarit Gashi, skenën e pushtoj vallja profesioniste e Ansamblit të Kastriotit ish-Obiliq, më pas Fadil Curri lexoi  para të pranishmëve një poezi dhe i dorëzoi Mirënjohjen, që ishte nda nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, drejtoresha, Fitore Hashani, për poetin, publicistin, autorin e shumë librave dhe kritikun letrar, Mustafë Krasniqi.

Manifestimi u përmbyll me porosinë artistike të valleve e këngëve, ku në rreshtat dhe lojën e tyre përcillej porosia e dëshmorit, heroit, vullneti i popullit, të jemi sa më të bashkuar, e të bashkuar ta ndërtojmë atdheun! Në fund të programit Shoqata e Shkrimtarëve dhe ajo e dramës vazhduan një koktej për sukseset e tyre, ku të pranishëm ishin aktorët e mirënjohur të Teatrit të qytetit të Kastriotit: Rexhep Dedinca, Fatmir Bislimi, Emin Sallahu, Miftar Mehana dhe anëtarët e kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”: Adem Zaplluzha, Bedri Neziri, Isuf e Shahbaze Grajçevci dhe poeti, në mërgim-Gjermani, Mustafë Krasniqi .

Redaksia

Fotografia e Mustafë Krasniqi