Në Bavari- Nxënësit e shkollës shqipe në Landau së bashku me mësuesen e tyre  pranuan  dhurata nga babadimri.

Nga redaksia

Mësimi Plotësues në gjuhën Shqipe në paralelen e  Landau-s të landit të Bavarisë filloi vitin shkollor 2010/2011, në përkrahje të bashkëkombësve të Landau-t me rrethinë, të cilët ishin të vetëdijshëm se pa mësimin e gjuhës amtare dhe pa njohjen e vetvetes, kulturës dhe historisë ishte e pamundur ruajtja dhe zhvillimi i qenies kombëtare. Posaçërisht arsimdashësit e parë i vuan vetës detyrë me përgjegjësi morale e kombëtare dhe të bashkuar si kurrë më parë hapën dy paralele të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në dy qytetet e Bavarisë në Dingofing dhe Landau.

Nga ajo periudhë e deri më tani këto paralele, falë kontributit të përkushtuar e human të mësueseve Mervete Ismajlit dhe Ismije Demollit,  fal përkushtimit të tyre shembullor shkolla shqipe funksionon më së mirë. Duke çmuar dhe qenë mirënjohës për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të bashkatdhetarëve, konkretisht  të disa veprimtarëve të pandashëm, të cilët arritën që mësimi plotësues i gjuhës shqipe të jetë bazament kryesor i njohjes së identitetit dhe të kulturës sonë kombëtare.

Synimi i skajshëm  dhe i vetëm i mësueseve ishte dhe mbetej aftësimi i nxënësve për komunikim të drejtë në gjuhën letrare shqipe, të njihen me jetën dhe veprat e shqiptarëve të shquar gjatë periudhave të ndryshme  të historisë sonë kombëtare. Nga rilindasit, përfaqësuesit e historisë, të artit, të letërsisë e të shkencës, që na bëjnë të ndihemi krenar për përkatësinë kombëtare- shqiptare që ne i takojmë; Për vendin e origjinës, për shqiptarët kudo që ndodhen, pavarësisht nga coiptimi i trojeve shqiptar.

Si shumë data historike, edhe ne në mërgatë bëhemi pjesë e tyre, duke u shoqëruar me harenë e fjalëve të bukura të shqiptuar nga nxënësit, qoftë me recitime dhe pjesë teatrale që përformuan para prindërve. Nxënësit në Landau me rrethinë dëshmuan se me dashuri e admirim i këndojnë atdheut, gjuhës amtare dhe me një përgatitje të vullnetshëm, bashkë me mësuesen Mervete dhanë një program kulturo-artistike, për festën e 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”.

Për fund të festave të fund – vitit, mësuesja Mervete me nxënësit e saj, të mbështetur nga prindërit dhanë një program kulturo-artistike, të shoqëruar me një përgatitje dhuratash për nxënës, duke sjellë bredhin në klasë dhe në mënyrë të organizuar i shoqëroi simboli i fëmijëve babadimri.

Përveç dhuratave të cilat ishin të përgatitur nga mësuesja Mervete, që ju ndanë nxënësve përmes bredhit, po ashtu dhurata tjera u ndan nga babadimri në përkujdesin e prindërve, si dhe një dhuratë e veçantë iu nda veprimtarit të palodhur, Tefik Jaha, për festat e vitit.