Në Deggendorf të Bavarisë u kremtua 12 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Shoqata “Mërgimtarët” e Deggendorfit, për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës mbajti një program kulturo-artistik, me këngë e valle dhe recitime nga anëtarët e shoqatës dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Të pranishmëve, me një fjalë rasti i  përshëndeti kryetari i shoqatës “Mërgimtarët”  Z. Dr.Med. Edmond Skenderaj, ku në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe  këngëtari i mirënjohur shqiptar Mahmut Ferati.

Ndërsa programi manifestues u hap me intonimin e Himnit Kombëtar dhe ati të Republikës së Kosovës, për të vazhduar tutje me “Vallen e Rugovës” të ekzekutuar nga nxënësit e shkollës shqipe, me këngën “A vritet Pafajësia” të kënduar nga vogëlushja Larisa Spahija.

Moderatorja Eriona Lohaj, me zërin e saj të mrekullueshëm, fton në skenë grupin e nxënësve me recitalin “zgjohu Kosovë”, të recituar nga: Fatlind e Florin Rexhepi, Emanuel Canaj dhe Erlis Skendera. Pastaj Luiza Canaj, Larisa e Alea Spahija, Aulona dhe Anisa Qeriqi dalin në skenë me këngën “Oj Kosovë sa fort të dua”, për t’ia lënë skenën Eriona Lohaj me recitalin “17 Shkurti”, grupit të vajzave me vallen “moj e rritur në Kosovë” dhe Monologu të Sali Dernogllava.

Po ashtu programi vazhdoi me këngën “Plagët e Lirisë”, të kënduar nga Ermira Rexhepi. Djem e vajza: Erlis Skenderaj, Fatlind e Florin Rexhepi, Emanuel Canaj, Eriona Lohaj dhe Ermira Rexhepi dalin në skenë me “Marshin e UÇK-ës”, kurse me interpretimin e poezisë së Çun Lajçit, vije në skenë Anjeza Laçi.

Ky manifestim kulturor-artistik, për nder të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, u mundësua nga shoqata “Mërgimtarët” e Deggendorfit, duke ju falënderuar punës së palodhshme të Zonjës Merlinda Skenderaj dhe mësueses Shqipe Kolukaj, thotë Avdi Kolukaj, sekretar i LAPSH-it për Bavari.

Redaksia