Më 16 shkurt 2020, për nderë të manifestimit të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe të njëvjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Nyrnberg u mbajt një program festiv, nën organizimin e shkollës shqipe (të LAPSH-së në Bavari) së bashku me Këshillin organizativ dhe Këshillin e Prindërve.
Programi manifestues u hap me intonimin e himnit kombëtar dhe ati të Republikës së Kosovës, për të vazhduar tutje me programin kulturo artistik: Me valle, këngë dhe recitime nga nxënësit e kësaj e shkolle, ku programin e begatuan edhe dy aktor të mirënjohur nga Kosova: Çun Lajçi dhe Kreshnik Ibrahimi, moderuar nga Armend Ismaili dhe nxënësja Jetmira Lohaj.
Në këtë manifestim, përpos nxënësve e bashkëkombësve, të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, Stafi Konsullor i Republikës së Kosovës në Mynih, kryesia e LAPSH-it në Bavari dhe përfaqësuesit e Fondacionit Besa.
Ndërsa Ministri Konjufca pasi përshëndeti të pranishmit tha: “Ju uroi 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës,17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë dhe njëheri shprehur konsideratën më të larta për të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”. Ndër tjera Konjufca tha: “Po ashtu ndihem i gëzuar që jeni të përkushtuar për shkollën shqipe. Njëherit i ftoj të gjithë bashkatdhetarët t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, në mënyrë që të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Pra, do të shqyrtojmë mundësitë për ndarjen e një buxheti të veçantë për këtë çështje, mësimin plotësues në gjuhën shqipe”, tha Konjufca.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj ndër të tjera falënderoj stafin e kryesisë së kaluar dhe aktuale të LAPSH-it në Bavari, mësimdhënësit, Këshillat e Prindërve dhe prindërit për kontributin që po dhënë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, që për ne është detyrë e shenjtë dhe kombëtare!
Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Fondacionit “Besa” Anton Krasniqi, kandidat për kryetar të Komunës së qytetit të Nürnberg-ut nga CSU, Markus König, i cili theksoi se do të jetë përkrahës i shkolla shqipe, ngaqë rritja dhe edukimi në frymën e gjuhës amtare është multikulturore dhe e rëndësishme. Pran të pranishmëve foli edhe Dr. Dieter Poschardt, i cili pas luftës ndihmoj për reformimin e Universitetit të Prishtinës. Ku tash merret me projekte për integrimin e Imamëve në Nürnberg, ku ndër të tjera tha: Sipas hulumtimeve, fëmijët që rriten me dy gjuhe janë më të zgjuar!
Po ashtu tubimin e përshëndeti edhe Xhymshit Tafa nga Këshilli i Prindërve dhe mësuesja e shkollës shqipe në Nyrnberg, Lume Daci Hoti, e cila foli për sfidat e mëdha dhe numrin e nxënësve, planprogramin e shkoqitur nga Korrikula, e hartuar nga dy Ministrit e Arsimit, ajo e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës.
Redaksia
