Në Fürstenfeldbruck të Bavarisë, javën e ardhshme fillon mësimi në gjuhën shqipe

Qamile Berisha

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSh) njofton të gjithë bashkëkombësit, prindër që jetojnë në qytetin e Fürstenfeldbruckit me rrethinë, ata të cilët i kanë regjistruar fëmijët në shkollën shqipe, për të vijuar mësimin plotësues; Mësimi fillon nga java e ardhshme, më 19.11.2021, çdo të premte nga ora 14:00 deri 15:45, në adresën:
Grund- und MS FFB-Nord/ Theodor-Heuss-Straße 5/ 82256 Fürstenfeldbruck (04, klassa 4b)
Ju njoftojmë se fëmijët tuaj do të pajisen edhe me libra shkollore falas, të siguruar nga Qendra e Botimeve për Diasporë, (QBD). Mësimdhënëse do të jetë mësuesja, Qamile Berisha, e cila është treguar e gatshme të jetë pjesë e mësimdhënies. Gjë që për këtë gatishmëri të mësueses, LAPSh-i e përshëndet dhe i uron suksese në detyrën e mësuesisë, që dhe është një detyrë e shenjtë!
LAPSh-i bënë thirrje te të gjithë bashkëkombësit, qytetarët e Fürstenfeldbruckit me rrethinë, ata që kanë fëmijët për shkollë, mos hezitoni dërgoni fëmijët në shkollën shqipe, që fëmijëve t’ua ofrojmë atdheun më afër! Që përmes të mësuarit dhe ruajtjes së gjuhës amtare, të identifikohet dhe ta ruajnë identitetin, kulturën, ta mësojnë historinë shqiptare dhe të din se kush është atdheu i tyre.
Për të qenë më të informuar, të nderuar bashkëkombës, lajmërohuni në e-mailin: info@lapsh-bavari.de; apo te e-maili koordinatori@lapsh-bavari.de, apo shfletoni faqen tonë zyrtare: https://www.shkolla-shqipe.de

Në emër të LAPSH-it në Bavari
Koordinatori-Mustafë Krasniqi