30 vjetori i mbajtjes së Mbledhjes së III të Përgjithshme të LPRK

Nga Ramadan Avdiu

Fjalim i mbajtur në Institutin e Historisë, në Akademinë e organizuar me rastin e 30 vjetorit të mbajtjes së Mbledhjes së III të Përgjithshme të LPRK-së, mbajtur më 03.10.2021.
Vitet 1989 dhe 1990 ishin vite shumë të bujshme në historinë e Kosovës. Ato karakterizohen me një rritje të jashtëzakonshme të rezistencës antipushtuese. Rezistencë kjo e organizuar kryesisht nga LPRK.
Paralelisht me rritjen e aktiviteteve antipushtuese të organizuara nga Lëvizja Popullore e Republikës Kosovës, ngritje edhe shkalla e organizimit të saj. Dhe, para vitit 1989 filluan të ndihen erërat e ndryshimeve të mëdha gjeopolitike; kurse koncepti socialist mbi shtetin kishte dështuar dhe kishte filluar të manifestohet dominimi i liberalizmit dhe ekonomisë së tregut të lirë.
Ndryshimet e mëdha ideologjike dhe gjeopolitike domosdoshmërish imponuan edhe adaptimin në rrethana të reja dhe reformimin e organizimit të Lëvizjes klandestine në Kosovë. Ndërsa LPRK dhe OMLK, përkundër goditjeve sistematike nga ana e pushtuesve, kishin arritur shkallë të mirë të organizimit.

LPRK në rrafshin horizontal ishte e shtrirë mirë organizativisht në Kosovë dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë në Maqedoni, Kosovë Lindore dhe Mal të Zi, kurse OMLK ishte e organizuar edhe në rrafshin vertikal.

Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen
Xhavit Haziri dhe Ramadan Avdiu

Komiteti Drejtues* ishte struktura ku kryesisht merreshin vendimet për tërësinë e organizimit klandestin edhe pse në masë të madhe qoftë në komunikim mes radhëve, qoftë në materialet e shkruara kjo nuk përmendej, por të gjitha materialet nënshkruheshin me LPRK….
*(Anëtarë të Komitetit Drejtues pas Konferencës së parë e mbajtur në prill të vitit 1989 ishin: Fadil Vata, Afrim Zhitija, Bardhyl Mahmuti, Behajdin Hallaqi, Binak Berisha dhe Bajram Kadriu. Pas arrestimeve në shtator të vitit 1989, me ç’rast Fadil Vata dhe Afrim Zhitija futen në fshehtësi të thellë në komitet do të kooptohen Ramadan Avdiu, Ilaz Kadolli dhe Halil Selimi. Kurse disa muaj pas rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe pas largimit të Bardhyl Mahmutit nga vendi, në Komitetin Drejtues në prill të vitit 1990 është kooptuar edhe Mentor Kaçi.)
Kurse në kuadër të Degës së Lëvizjes jashtë Vendit ishte zgjedhur Këshilli i Përgjithshëm i LPRK-së
Për Lëvizjen Popullore të Republikës së Kosovës, viti 1990 ka qenë viti i sfidës së madhe. Krijoheshin parti politike legale, kishte kërkesa nga disa veprimtarë që të legalizonim veprimtarinë në njërën anë dhe kishte kërkesa për të kaluar në fazë të re të rezistencës së armatosur në anën tjetër.
Sipas analizave që ne kishim bërë, konsideronim se është e domosdoshme të ruhet struktura e organizimit klandestin sepse sikur të legalizohej veprimtaria jonë , përveç rrezikimit të disa veprimtarëve nuk do të mund të bënim asgjë më shumë se ndonjë parti apo grupim politik që krijohej; Ishin mundësi shumë të kufizuara të veprimit. Ndërkaq, për aksione të armatosura filluam të përgatitemi në konspiracion tepër të madh, vetëm me disa njerëz të zgjedhur të cilët ishin piketuar nga sektori ushtarak i organizatës.
Në këtë periudhe, një anëtarë i kooptuar në komitetin drejtues, disa muaj pas rënies heroike të Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut dhe të largimit të Fadil Vatës e Bardhyl Mahmutit, kokë në vete, kishte filluar të organizojë grupe gati në formë të hapur për të krijuar një Organizatë, të cilën e quante Fronti i Rezistencës. Pas përpjekjeve tona për ta penguar, gjë që nuk arritëm, u detyruam të marrim masa disiplinore në mënyrë që të mos rrezikonim dhe dekonspironim organizimin e Lëvizjes.
Në këtë kohë edhe Behajdin Hallaqi në masë të madhe ishte dekonspiruar. Ai kërkoi të lirohet nga Komiteti Drejtues, të mbetet i përqendruar më shumë në Prizren dhe t‘i kufizojë lëvizjet, ngase kishte dyshime se është në përcjellje nga UDB-ja. Pra, për këtë menjëherë thirrëm një mbledhje konsultative në Prishtinë, me të gjithë përqafuesit e Këshillave të Rretheve dhe vendosëm të thërrasim Konferencën e dytë të Organizatës.
Në shkurt të vitit 1991 kemi organizuar Konferencën e Dytë të organizatës, kjo e cila ishe Konferencë e jashtëzakonshme, pas gjendjes së krijuar. Në këtë konferencë është zgjedhur Komiteti Drejtues prej pesë vetave: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Ismet Sylejmani dhe Halit Krasniqi. Kurse sekretariatin e përbënin: Xhavit Haziri- sekretar politik, Ramadan Avdiu – sekretar Organizativ dhe Halil Selimi Anëtarë.
Në këtë konferencë është aprovuar platforma e punës dhe është konkretizuar se LPRK-ja tashmë është organizatë politiko-Ushtarake, i cili për realizimin e synimeve të saj do të përdorë të gjitha mjetet për çlirim kombëtarë. Dhe, është marrë vendim që të vazhdohet veprimtaria në formën klandestine, ekskluzivisht në emër të LPRK-së, që dhe është vendosur së shpejti komiteti të fillojë punën në drejtim të përgatitjes së Mbledhjes së Tretë të Përgjithshme të LPRK-së dhe, Këshilli Drejtues i LPRK-së të zgjidhet brenda vendit. Dy mbledhje të Përgjithshme të LPRK ishin mbajtur jashtë vendit.
Komiteti Drejtues krahas angazhimeve, në aktivitete të përditshme antipushtuese, menjëherë ka filluar punën e forcimit të organizimit të Lëvizjes, gjë që terreni ishte bukur i vështirë. Ndërsa në muajin Korrik, nga Dega jashtë vendit, për të na ndihmuar në organizimin e mbledhjes vjen Emrush Xhermajli, kurse në grupin e punës për përgatitjen e mbledhjes, përveç anëtarëve të KD, caktohen: Ahmet Haxhiu dhe Azem Syla, kurse Ibish Neziri do të delegohet nga Kosova si pjesëmarrës në Mbledhjen e Degës jashtë vendit. kurse hartuam materialet programore dhe ato statutare, të cilat i shpërndamë nëpër të gjitha rrethet e organizuara. Mbase edhe filluam t’i organizojmë Mbledhjet e Këshillave të rretheve, të cilat pas shqyrtimit të materialeve do t’i caktonin delegatin për të marrë pjesë në mbledhje. Vërejtjet dhe propozimet e strukturave të Këshillave të rretheve i përcillnim në Komitetin Drejtues gjegjësisht Grupin e punës, të cilat mund të inkorporoheshin në materialet e Organizatës, por edhe delegati i rrethit e kishte për obligim t‘i paraqes në mbledhje.
Duhet theksuar se përkundër rrethanave të vështira të veprimit, në fshehtësi të thellë LPK-së kishte një demokraci të brendshme mjaft të avancuar.
Anëtarët e Sekretariatit bashkë me anëtarët e grupit të punës, në këtë rast Emrush Xhemajlin, Ahmet Haxhiun dhe Azem Sylën organizuam edhe disa takime konsultative me veprimtarë të njohur të cilët ishin liruar nga burgjet jugosllave, përfshirë edhe Adem Demçin. Të gjitha takimet janë organizuar me qëllim të konsultimit, marrjes së mendimit të veprimtarëve të cilët e kishin mbajtur dhe forcuar organizimin klandestin në trojet e okupuara shqiptare nga fundi i viteve gjashtëdhjeta, të shekullit të kaluar e deri në demonstratat e vitit 1981.
Natyrisht intenca jonë ishte edhe përfshirja në organizim të këtyre veprimtarëve të cilët ishin një lloj mbështetje e jona inkurajuese gjatë kohës sa ata mbaheshin në burgje. Pas disa konsultave e gjetëm një kompromis që edhe ata të marrin pjesë në mbledhje, në cilësi të mysafirëve, që do të kontribuojnë me diskutimet e tyre dhe do të mund të zgjidhen në organet drejtuese të Lëvizjes.
Xhavit Haziri dhe unë-Ramadan avdiu- kemi organizuar një takim konsultues edhe me profesor Fehmi Aganin dhe Zenel Kelmendin, anëtarë të Kryesisë së LDK-së, me të cilët e kemi diskutuar për përmbajtjen e programit të LPRK.
Pas përfundimit të Mbledhjeve të Këshillave të rretheve, caktimit të delegatëve, e kishim pasqyrën se sa veta do të jenë pjesëmarrës në Mbledhje; Kështu që filluam të mendojmë anën teknike të organizimit për gjetjen e vendit, se ku do të duhet të mbahet Mbledhja. Kishim disa opsione, ku Azem Syla na propozojë të shkojmë në fshatin Ujmirë të Klinës, në shtëpinë e familjes së veprimtarëve Ukë dhe Sevdije Shala. Pas këtij propozimi, shkuam për të parë vendin: Ahmet Haxhiu, Azem Syla dhe unë Ramadan Avdiu. Pasi konsideruam se hapësira dhe ambienti, përreth, është i përshtatshëm dhe pas analizës edhe të disa opsioneve të tjera vendosëm që mbledhjen ta mbajmë në Ujmirë, në shtëpinë e Sadri Shalës, ngaqë kishte qasje nga drejtime të ndryshme, e cila dhe ndodhej në mes të Kosovës. Shtëpia, që nga dita e parë e muajit tetor na është lënë në shërbim dhe për këtë Ahmet Haxhiu bashkë me Azem Sylën i bënë furnizimet e nevojshme dhe në përgatitjet teknike, për mbajtjen e mbledhjes.
Në këtë periudhë Emrush Xhemajli qëndronte i fshehur dhe pas sigurimit të vendtakimit për mbledhje, Emrushi dërgohet, në familjen Shala, dy ditë para fillimit të mbledhjes. Kurse me datën. 03 ,10. ’91 nga të gjitha anët është organizuar dërgimi i delegatëve në Ujmirë. Në këtë detyrë kanë qenë të angazhuar: Ahmet Haxhiu, Azem Syla, Hysen Zogjani, Rexhep Avdiu dhe Bislim Zogaj. Ku në orët e vonë të mbrëmjes, në oden e Sadri Shalës në Ujmirë, janë takuar të gjithë delegatët dhe pjesëmarrësit e tjerë në Mbledhje.
Në mbledhje kanë marrë pjesë:

  1. Abdullah Abdullahu Prizren
  2. Abdullah Zhegrova Vushtrri
  3. Abdyl Buja Lipjan
  4. Ahmet Haxhiu Prishtinë
  5. Ali Lajçi Mysafir
  6. Azem Sylaj Drenas
  7. Bahri Fazliu Prishtinë
  8. Bedri Halimi Sharr
  9. Behadin Hallaqi Prizren
  10. Behxhet Kelmendi Obiliq Ortakoll
  11. Berat Luzha Kaçanik
  12. Binak Berisha Rahovec
  13. Bislim Elshani Suharekë
  14. Emrush Xhemajli Dega jashtë vendit
  15. Enver Berisha Prizren
  16. Fadil Fazliu Prishtinë xhirues I Mbledhjes me kamerë
  17. Fisnik Cukaj Pejë Unioni I Studentëve
  18. Gani Neziri Viti
  19. Gani Sylaj, Mysafir
  20. Guximtar Labënishti Strugë
  21. Halil Selimi anëtarë i KD – Preshevë
  22. Halit Krasniqi anëtarë i KD – Malishevë
  23. Hashim Thaçi Skenderaj
  24. Hydajet Hyseni Mysafir
  25. Hydajete Krasniqi Pejë
  26. Hysen Jashari Pudujevë
  27. Ibish Neziri Pejë
  28. Ilaz Kadolli Suharekë
  29. Lumnije Azemi Ferizaj
  30. Mehmet Hajrizi Mysafir
  31. Prof. Dr. Muhamet Mehmeti Prishtinë
  32. Musatfë Lajçi Rugovë
  33. Nazmi Hoxha Gjilan
  34. Orhan Ibrahimi Kumanovë
  35. Ramadan Avdiu anëtarë i KD Prishtinë
  36. Ramiz Lladrovci Drenas
  37. Sabit Veseli Mitrovicë
  38. Sadik Ademi Preshevë
  39. Sahit Berisha Klinë
  40. Tahir Gjonbalaj Plavë e Guci
  41. Xhavit Haziri anëtarë i KD – Obiliq
  42. Xheladin Gashi Drenas
  43. Xhevat Hasani Mysafir.
    Mbledhjen e ka hapur Xhavit Haziri kurse unë Ramadan Avdiu kam bërë verifikimin e delegatëve, meqë unë kisha marrë pjesë në mbledhjet e Përgjithshme të të gjitha Këshillave të Rretheve dhe i njihja delegatët. Pas konstatimit të kuorumit u zgjedh Kryesia e punës së Mbledhjes në përbërje nga: Xhavit Haziri, Nazmi Hoxha, Emrush Xhemajli, Tahir Gjonbalaj dhe Guximtar Labënishti, është aprovuar rendi i ditës dhe mbledhja ka vazhduar me punimet e saja tërë natën dhe gjatë gjithë ditës së 4 tetorit.
    Për secilën pikë të rendit të ditës ka pasur debat dhe në fund janë marrë vendime për aprovimin e programit dhe statutit të LPRK. Është marrë vendim për përshtatje të emrit nga Lëvizja Popullore për Republikës e Kosovës në Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës dhe është aprovuar Deklarata Politike e LPRK me orientime paksa të ndikuara edhe nga ambienti politik i kohës por në aspektin programor LPRK ka pasur orientimin e qartë si Organizatë Politiko-ushtarake dhe ka ruajtur karakterin e saj çlirimtar.
    Nga kjo mbledhje është zgjedhur Këshilli i Përgjithshëm i përbërë nga 15 anëtarë, i cili pastaj ka zgjedhur kryesinë.
    Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë zgjedhur:
  44. Ahmet Haxhiu
  45. Azem Syla
  46. Berat Luzha
  47. Gani Syla
  48. Guximtr Labënishti
  49. Halil Selimi
  50. Hydajet Hyseni
  51. Hydajtete Krasniqi
  52. Mehmet Hajrizi
  53. Muhamet Mehmeti
  54. Musa Demiri
  55. Nazmi Hoxha
  56. Ramadan Avdiu
  57. Ramë Buja
  58. Xhavit Haziri
    Këshilli i Përgjithshëm në Mbledhjen e tij të parë, më 07.10.1991 në Kishnarekë, zgjodhi Kryesinë e LPRK në këtë përbërje:
  59. Gani Syla Kryetar,
  60. Xhavit Haziri nënkryetar
  61. Ramadan Avdiu
  62. Halil Selimi
  63. Hydajete Krasniqi dhe
  64. Guximtar Labënishti
    Me vendimet e Mbledhjes janë njoftuar të gjitha radhët e organizuara klandestine dhe dega e LPRK jashtë vendit.
    Në fund të vitit 1991 do të pasojë një fushatë arrestimesh, kundër Frontit të Rezistencës dhe disa personave të tjerë të cilët kishin marrë pjesë në stërvitje në Shqipëri. Në vazhdën e këtyre arrestimeve do të arrestohet Halil Selimi, pastaj do të vije deri tek ndeshja e parë e Adem Jasharit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes Jashari me policinë pushtuese dhe do të na krijohet një situate bukur e rëndë, sepse kishim mjaft ilegalë që duhej t’i mbanim, dhe fare pak mundësi. Për shkak të arrestimit të Halilit, u detyruam që një kohë të qëndronim në fshehtësi të thellë edhe Xhavit Haziri, Azem Syla, dhe unë ndërkaq një pjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues e pasivizuan angazhimin në kuadër të Lëvizjes klandestine për ta përqendruar angazhimin e tyre politik kryesisht në parti politike që aktivitetin e ushtronin legalisht….
    Përkundër kësaj ne vazhduam me këmbëngulje angazhimin tonë për forcim të radhëve dhe mund të themi se MTP ka mundësuar konsolidimin organizativ edhe në rrafshin vertikal të organizimit të LPRK-së, ka mundësuar kontinuitetin si organizatë politike ushtarake për të ecur drejt realizimit të objektives programore për çlirim të vendit.
    Pjesë e konsiderueshme e Mbledhjes është xhiruar nga Fadil Fazliu i cili ka qenë i ngarkuar për të bërë xhirimin e mbledhjes. Kurse një vit e gjysmë pas MTP, në prill të vitit 1993 në Kollare, afër Kërçovës në Maqedoni, u mbajt Mbledhja Konsultative e LPK e cila i parapriu Mbledhjes së IV të Përgjithshme e mbajtur në Prishtinë. Gjë që në këtë vit, korrik 1993, fillon etapa më intensive e përgatitjes, për luftën e armatosur, për çlirim e Kosovës.
    Mbledhja e Tretë e Përgjithshme LPRK-së është mbajtur në fshehtësi të thellë. Kurse pushtuesi serb, për mbajtjen e kësaj mbledhje ka mësuar dy vite më vonë, pas fushatës së arrestimeve të veprimtarëve të LPK-së, në gusht të vitit 1993. Në vazhdën e këtyre arrestimeve arrestohet edhe z. Sadri Shala bashkë me të birin Imer Shala, pronari i shtëpisë, ku është mbajtur mbledhja në Ujmirë, Kurse Ukë Shala iu është shmangur arrestimit, duke u larguar nga vendi për t’u kthyer në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 4 vite më vonë.