Në Aigle të kantonit Wadt (VD) të Zvicrës, hapet shkollën e radhës

Dhe kjo e shtune solli buzëqeshje në fytyrën e nxënësve të shkollës shqipe, në Aigle. Nxënësit gjatë orës mësimore me mësuesen Ardita Abazi.

Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon me hapjen e pikave të reja shkollore, këtë të shtune me datën 13 nëntor 2021 buzëqeshja e fëmijëve shqiptarë shkëlqeu në klasën e shkollës shqipe, në komunën Aigle, të Kantonit Wadt, të Zvicrës. Këta nxënës dhe qindra të tjerë të cilët i ndjekin mësimet në të katër anët e Zvicrës këto festa (Ditën e Alfabetit dhe Ditën e Flamurit)   i bëjnë dhe më kuptimplota.

Në prag të festave të  Nëntorit (Ditës së Alfabetit dhe Ditës së Flamurit)  Shkolla Shqipe në Zvicër së bashku me prindërit dëshmuan se prindërit janë të interesuar t`i dërgojnë fëmijët e tyre në gjuhën amtare. Të vetëdijshëm se përmes shkollës shqipe ruajnë identitetin, kulturën, mësojnë historinë shqiptare dhe ndjejnë se kush është atdheu i tyre.

Në Zvicër, Shkolla Shqipe në Zvicër bashkë me prindërit po bëjnë një punë të madhe morale e kombëtare, mbi të gjitha një rreze të atdheut po ua sjellin fëmijëve të tyre nga atdheu, ruajtjen e gjuhës shqipe! Si shumë shkolla që u hapën, në vitin e kaluar dhe filloi me atë përkushtim edhe në këtë vit, edhe pse ishte kohë e sfidave të mëdha, përballje me pandeminë, Shkolla Shqipe në Zvicër në asnjë moment nuk hoqi dorë nga ky aktivitet. Por si prioritet i kishte vu vetës: Sa më shumë afër bashkëkombësit shqiptarë-mërgimtarë, aq më tepër do të kemi rritje të numrit të nxënësve dhe hapje të klasave të reja, realizimin e vizionit dhe misionit të shenjt, ruajtjen e gjuhës amtare, te fëmijët tanë mërgimtarë.

Në procesin e hapjeve të klasave, këtë të shtune u hap edhe pika shkollore me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Aigle të Kantonit Wadt, ku me fytyra të buzëqeshura filluan mësimin nxënësit: Engjellusha, Elisa, Agnesa, Anisa, Andi, Klaydi, Blendi, Lorisi, Eliza, Adrijoni, Dea, Ardona, me mësuesesn, Ardita Abazit.

Për këtë pikë shkollore, njoftojmë prindërit dhe nxënësit të cilët janë të regjistruat, për të vijuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe, mësimi zhvillohet çdo të shtune. Në ditët në vazhdim priten edhe nxënës të tjerë të regjistrohen në këtë pikë shkollore.

Redaksia