Në Kuvendin e Kosovë, për nderë të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, u mbajt Seanca solemne, e cila filloi me një minutë heshtje për familjen Jashari e të gjithë të rënët për liri.

Ura e Bashkuar

Kuvendi i Republikës së Kosovës e filloi seanca solemn në nderim të 26-vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe me një minutë heshtje nderoi familjen e kryeheroit legjendar, Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që ranë në fushën e nderit, për lirinë që ne sot e gëzojmë.
Deputetët nderuar sakrificën e bijave dhe bijve të kombit, të cilët u flijuan për të pasur si popull lirinë që na takon, nderuan edhe familjen heroike të Prekazit dhe të gjithë ata që kontribuuan për të sotmen e lirë. Pozitë e opozitë janë shprehur se liria është amaneti i komandantit legjendar dhe dëshmorëve të lirisë.
Në këtë seancë solemne nuk u harruan kontributi ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po gjykohen në Hagë. Po ashtu nga deputet doli porosia që të jemi së bashku me miqtë, të cilët i kemi pasur dhe i kemi përkrah në situatat më të vështira dhe me ta të ruhet miqësia.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndër të tjera tha: Adem Jashari dhe gjithë familja e tij ranë në altarin e lirisë duke u shndërruar në gardian të përhershëm të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti shtoi se këmbëngulësia e Adem Jasharit dhe familja e tij sollën lirinë për popullin e Kosovës. … Në këtë histori të çlirimit dhe të shtet ndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çfarë përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe. Që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe të kombit të tij”, shtoi ai.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se familja Jashari e ka zbatuar parimin ideal të jetës, liri a vdekje dhe sakrifica madhështore e tyre, Jasharëve na ka ngritur kombëtarisht në nivelin më të lartë të krenarisë.
Shqipe Selimi Mehmeti -. Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh “Atdheu dhe liria janë amaneti i Adem Jasharit dhe dëshmorëve të lirisë. Këtë amanet duhet të jemi gati ta ruajmë me jetën tonë. Kështu e nderojmë veprën e Jasharëve. Kohët që po kalojnë nuk janë aspak të qeta. Ata na kujtojnë se armiku është i njëjtë, ai është i njëjtë tash e një shekull. Dredhitë e njëjta, planet e njëjta, egërsinë e fshehur po të njëjtë. Në këtë kohë aspak të lehta, na duhen më shumë se kurrë mësimet e Ademit dhe Hamzës. Për atdheun asnjë kompromis”.
Kurse shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri përmendi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni tha se datat 5-6 dhe 7 mars janë të përjetshme për shqiptarët. Po ashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, nderoi sakrificën e familjes Jashar.
Në seancën solemne përformuan me këngët e tyre dy artistët e njohur, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza me këngën “Sërish vjen marsi” dhe “Mora Fjalë” (Nga RTK) .