Redaksia
Për nder të 28 nëntorit, “Ditës së Flamurit” në Landshut të Bavarisë-Gjermani do të mbahet mbrëmje manifestuese, të organizuar nga pronarja e restorantit Brauereigasthof Hohenthann Shpresa Zuka.
Në këtë mbrëmje janë të ftuar bashkëkombësit të cilët jetojnë dhe veprojnë në Landshut dhe Freising me rrethinë e më gjerë, që të jenë pjesë e kësaj mbrëmje kulturore.
Mbrëmja do të shoqërohet me këngëtarët e muzikës shqiptare: Antogona Bajrami dhe Sabri Haxholli. Në këtë mbrëmje të ftuar, me programin kulturo-artistik me këngë e valle, janë edhe nxënësit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Landshut dhe Freising.
Manifestimi mbahet më 02 dhjetor 2023 në ora 18:00, në adresën:
Rottenburger str. 22
84098 Hohenthann
Për të gjithë të interesuarit numri informues është 01753645770. Për pjesëmarrësit hyrja është 15 €