NË LANDSHUT TË BAVARISË U FESTUA 28 NËNTORI – DITA E SHPALLJES SË PAVARËSISË

Nga Arif Arifaj

Dita e Flamurit, 28 Nëntorit-shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë u festua në Landshut të Bavarisë, e cila u shoqërua me programin kulturo-artistike nga nxënësit e tri klasave të shkollës shqipe të Landshutit dhe Freisingut, me mësueset: Nife Arifaj dhe Anxhela Sterjo.

Programi u hap me intonimin e Himnit Kombëtare, të kënduar nga nxënësit e shkollës shqipe, për të vazhduar tutje me moderimin e nxënësve: Eliza Zeka dhe Donesa Hajdari, ndërsa programin e drejtoi Arif Arifaj.

Të pranishmit i përshëndeti, në emër të Këshillave të Prindërve Arif Arifaj, i cili dhe ishte drejtues i programit manifestues dhe në emër të LAPSh-it i përshendeti Milazim Ukaj dhe Avdi Kolukaj, të cilët i falënderuan të gjithë të pranishmit dhe ata që janë bashkudhëtar në këtë rrugëtim dhe jo aq të lehtë e me sfida të mëdha që bën LAPSh-i. Në veçanti i falënderuan nxënësit dhe mësueset për përgatitjen e programit festues të 28 nëntorit dhe me theks të veçantë folën për ruajtjen e gjuhës dhe kulturën shqiptare. Duke ju bë thirrje prindërve që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, sepse duke mësuar gjuhën amtare e ruajnë identiteti, kulturën, dashurin për atdheun.

Një falënderim i veçantë ishte për pronaren e restorantit znj. Shpresa Zuka, e cila mundësoi këtë manifestim të përbashkët, që nxënësit e tri paraleleve të shkollës shqipe në Landshut dhe Freising të ishim pjesë e këtij manifestimi, me programin kulturo-artistike.

Pas programit kulturo-artistike të nxënësve, jehoi kënga e këngëtarit Sabri Haxhollin deri në orët e vona, me këngën e tij lirike e patriotike i bëri të lumtur dhe emocionues të pranishmit.