Redaksia

Në Rosenheim të Gjermanisë Shoqata BKSA “Shqiponja” e. V., në bashkëpunim me FNLK For New Life Kosovo nga Drenasi, në kujtim të ngjarjeve tragjike organizon ekspozitë për masakrat dhe krime e bëra nga shteti kriminal serb, në luftën e fundit në Kosovë. Andaj, përmes fotografisë, videove do të pasqyrohet gjenocidi i shtetit kriminal Serb, të ushtruar mbi popullatën e pafajshëm shqiptare.
Për këtë ekspozitë janë ftuar të gjithë bashkëkombësit të jenë pjesë e këtij organizime, duke ofruar përjetime, materiale dhe dëshmi tjera si argument për miqtë vendor gjerman dhe të komuniteteve tjera, që ata përmes kësaj ekspozite ta kuptojnë se edhe në fund të shekullit XX-të është ushtruar gjenocid mbi popullatën shqiptare.
Ekspozitë ka për qellim ta pasqyron të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë, në sy të botës demokratike, një gjenocid i përmasave biblike, i cili nuk ka kursyer therje fëmijësh, gra e pleq, vetëm e vetëm për të arritur dhe realizuar shfrenimin e tyre shtazarake.
Përkrahja dhe pjesëmarrje e juaj, sa ma e madhe në këtë ekspozitë, jo vetëm që është një obligim moral e kombëtar, është edhe një zë i fuqishëm e sensibilizues për të pasqyruar denjësisht krimet dhe gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullatës shqiptare, që si qëllimi kishte shfarosjen e popullit autokton nga trojet e tyre etnike.
Motoja e kësaj ekspozite është: shkruaj, dëshmo e dokumento, kudo që të jesh, për të zbardhur fatin e mijërave të vrarëve, të egzektuarëve, të dhunuarve, që me këto dëshmi të dëshmohet realiteti mbi fatin e shqiptarëve dhe të regjistrohet në memorien gjeneratave të ardhshme se ka ndodhur gjenocid.
Edhe ti je i/e mbijetuar i/e gjenocidit serbo-malazez në luftën e fundit dhe familja jote është e mbijetuar nga gjenocidi serbo – malazez – maqedonas – grek – turk ndër shekuj!
Mos e harro gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, mos e fal!
Lavdi gjithë të rënëve ndër breza për lirinë që e gëzojmë sot!
Takimi i Ekspozitës mbahet më 10 Maj 2025, në ora: 13:00
Adresa: Wittelsbacherstr. 33 (Foyer), 83022 Rosenheim.
Këshilli Organizativ fton çdo bashkëkombës të jetë i pranishëm në këtë ekspozitë, se të bashkuar arrijmë ta tregojmë të vërtetën. Ardhja e juaj është edhe një reflektim i vetëdijes se nuk e kemi harruar gjenocidin e shteti kriminal serb, por jemi që drejtësia ta vë të drejtën në anën e drejtësisë.
Ju fton Këshilli Organizativ (redaksia nxjerr nga shkrimi i shoqatës “Shqiponja”