Në Shtuticë më 30 prill nuk u vranë 275 shqiptarë, (sikur shkuan në disa Copy medie). Ky numër ka të bëjë me disa fshatra

Amin uraebashkuar

Në disa medie e  Copy portale (si Klan Kosova Zëri e të tjera) është përhapur lami se vetëm në Shtuticë  të Skënderajt, më 30 prill të vitit 1999, forcat kriminale ushtarake e policore serbe kanë vrarë 275 shqiptarë të zhvendosur, numër  ky  që ka të bëjë me të gjithë martirë e rajonit të Vërbocit, Qirezit, Shtuticës, Baksit, vendit te Shavarina e gjetkë. (Sot janë bërë 23 vjet që nga masakra e Shtuticës së Drenasit, ku forcat paramilitare serbe vranë e masakruan 274 persona, në mesin e tyre fëmijë, pleq, gra e burra  Zëri, KlanK etj).  Atë ditë  policia dhe ushtria serbe ka vrarë shqiptarë në fshatrat: Verboc, Shtuticë, Qirez, Baks, në vendin e quajtur te Shavarinat, në Xhaminë e Qirezit  dhe vendet ku ishte vendosur popullata civile.

Sot komuna e Skënderajt  Në nderim të jetës, veprës dhe në 23-vjetorin e rënies së komandantit, Ilaz Kodra, në altarin e lirisë, si dhe në nderim të 40 dëshmorëve tjerë e 275 martirëve, mbanë  aktivitete tematike e  përkujtimore si dhe një garë sportive, turnirin tashmë tradicional “Kupa Ilaz Kodra”. (Nga Radio Kosova e Lirë)