NËSE VDES MË VARROSNI NË SHQIPËRI E KUR TË ÇLIROHET KOSOVA, SËRISH MË KTHENI NË SHQIPËRINË TIME KRENARE”

Shkruan: Bedri Neziri

IN MEMORIAM

Në moshën 77-vjeçare shkrimtari Adem (1943 – 2020) u nda nga jeta.

Adem Zaplluzha u lind më 1943 në Prizren, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime, kryesisht me poezi ,filloi të merret që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ndërkaq aktivitetin letrar e zhvilloi në Kastriot(ish Obiliq) pranë Shoqatës së Shkrimtarëve : “ Fahri Fazliu” i cili ishte ndër themeluesit të Shoqatës . Në krijimtari letrare u dallua kryesisht në vitet e pasluftës ka shkruar poezi për të rritur por nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së tij edhe lexuesit e vegjël. Gjatë viteve: 2011,2012,2013,2014,2015,2016 u shpall krijuesi më i suksesshëm dhe është nderuar me “’Çmimin për vepër jetësore” nga Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot. Ishte prezent në disa antologji dhe në librin “Kosova letrare” të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002.Për veprimtarinë e tij poetike mjeshtëri I fjalës shqipe Adem Zaplluzha, është shpërblyer me çmime e mirënjohje:Çmimin krijuesi i vitit Shoqata e Shkrimtarëve; “Fahri Fazliu” Kastriot 2010-2017 Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i Shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrave shqipe.Çmimin e karrierës, Shoqata e Shkrimtarëve: “Fahri Fazliu” Kastriot 2012Çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat Shqipe, Klubi i Artistëve dhe i Shkrimtarëve të Durrësit 2013Çmimi i dytë në manifestimin letrar tradicional: “Peja Poetike”, Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës 2016Çmimi i dytë nga GALAKTIKA POETIKE ATUNIS,2016Çmimi i dytë në festivalin e tretë të poezisë shqipe Shoqata mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë 2018Çmimi për vepër jetësore Shoqata e Shkrimtarëve: “Fahri Fazliu” Kastirot 2016Çmimi special Poleart “Pegasi”INTERNACIONALALBANIA 2016Çmimi i parë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar”Papa Kelmetini XI Albani”,me seli në SuediÇmimi i parë “Metafora I” Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në Festivalin Ndërkombëtarë të poezisë “Drini Poetik” në Prizren,2016Çmimin mjeshtrin e fjalës artistike z.Adem Zaplluzha, në Istogu 2018Çmimin i dytë në manifestimin letrar tradicional: “Flaka e Janarit”, Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës 2-18Çmimi special: “Dritat Poetike të Kastriotit” Shoqata e Shkrimtarëve: “Fahri Fazliu” ( 2019)Poeti Adem Zaplluzha ka një krijimtari letrare të begatshme me opusin e tij mbi 200 vëllime poetike e një prozë . I tëre opusi letrar i poetit shquhet për kah botimin e veprave letrare që janë gurë i veçantë të një mozaiku xhevahiresh dhe që pasqyrojnë hapësirën mbarë shqiptare me të gjitha ngjyrat e saj. Në moshën 77-vjeçare shkrimtari Adem Zaplluzha u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të shkurtër në spitalin e Prishtinës. Lajmin për vdekjen e shkrimtarit e kanë bërë të ditur familjarët. Kjo ndarje fizike nuk mund të kujtohet ndryshe, veçse një pavdekësi e emrit dhe veprës të shkrimtarit Adem Zaplluzha! … Vdekja për poetin, është vetëm ndarje fizike, sepse vepra e shkrimtarit do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve: ” Fahri Fazliu” u shprehim ngushëllimet e tona familjes më të sinqerta për vdekjen e poetit e Adem Zaplluzha . Ngushëllojmë miqtë, familjarët, lexuesit e poetit dhe gjithë Kosovën për humbjen e një ikone të letërsisë, gjeniu i vargut lirik dhe mjeshtëri i fjalës shqipe!

Ne do të kujtojmë sa të kemi frymë!

Lamtumirë poet Adem Zaplluzha!

Qoftë kujtimi i përjetshëm!

Kastriot, 9 nëntor 2O20