Një ditë e bukur festive me nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër

Nga Isuf Ismaili

Festë e organizuar për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsin – Ditën e Shkollës Shqipe dhe Ditën e Mësuesit, si dhe 8 Marsin – Ditën e Grave.
Përmes këtij shkrimi, gjejmë rastin t’i urojmë përzemërsisht të gjithë mësimdhënësit, profesorët, punonjësit e arsimit dhe nxënësit shqiptarë, kudo që janë: Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Shkollës Shqipe dhe Ditën e Mësuesit!
”Shkolla është drita e kombit, mësuesi është fanari që e ndriçon atë.” Aleksandër Xhuvani (1912–1993)
Zvicra është një vend ku kanë ardhur shumë shqiptarë për të punuar e jetuar. Ndonëse numri kaq i madh i shqiptarëve të emigruar në vendet e Evropës  është shqetësues, e megjithëkëtë kur kemi parasysh se një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve tanë, nga të gjitha trevat shqiptare, janë të organizuar mirë për ta ruajtur e për ta mbajtur gjallë kulturën e gjuhën shqipe, do të themi, padyshim, këto vlera e arritje janë sukses i madh, sepse ata që organizohen e përpiqen kanë mundësi të mëdha jo vetëm ta mbajnë mirëfilli në zemrat e shpirtin e tyre gjuhën dhe kulturën shqiptare, por edhe i pasurojnë këto drejtime e lëmi që na mbajnë gjallë si një popull e si një komb, duke edukuar, kështu, brezat e rinj.
Shkollat shqipe në Zvicër vazhdimisht kanë qenë e janë të organizuara mirë, jo vetëm në procesin e mësimit, por edhe në realizimet artistike e festive, gjë që tregojnë se mësimdhënësit, nxënësit e prindërit e tyre kanë shpirtin e pathyer e krenarinë e natyrshme shqiptarësisë sonë. Në këtë drejtimi koordinatori ynë prof. Dr. Vaxhid Sejdiu, bashkë me mësimdhënës të shquar si: Qefsere Sejdiu, Anita Duriçi, Nuraj Iljazi, Teuta Myrtaj, Lumnije Klinaku, Minire Azemi etj., kanë vepruar e punuar shumë në përhapjen dritës dhe diturisë te nxënësit, por edhe kanë organizuar manifestime kulturore ku fjala shqipe, kënga, traditat, veshjet dhe krenaria kanë shkëlqyer. Kështu hidhen hapat e sigurt, duke dhënë kontributin me përkushtimin e madh në edukimin, në radhë të parë, atdhetar, te fëmijët shqiptarë dhe në gjithë gjallërinë e frymëmarrjen  e shëndoshë shqiptare.

Po në këtë vazhdimësi, të dielën që shkoi u organizua edhe një festë e bukur për Pavarësinë e Kosovës, për 17 Shkurtin si një ditë tanimë e veçantë, për Kosovën, por edhe për të gjitha trevat shqiptare… Po kështu në këtë ditë u festua edhe për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, Ditën e Shkollës Shqipe. Nxënësit shfaqën jo vetëm nderimin për heronjtë e dëshmorët, por ata krijuan një harmoni të gjallë gëzimi, së bashku me mësimdhënësit e prindërit e tyre. Kosova tanimë, si një shtet i dytë shqiptar i ka dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve në botë, të jenë më të fortë, më të gjallë, më të mbështetur te njëri – tjetri dhe shumë më motivuar për të hedhur hapa të mëtutjeshëm, të nevojshëm drejt bashkimit dhe zhvillimit të popullit shqiptar e trevave të tij  etnike.
Manifestimi qe plot gjallëri duke shfaqur jo vetëm krenarinë, por edhe atë vazhdimësinë koherente nga gjeneratat e kaluara deri te këto tanishmet.

7 Marsi – Dita e Mësuesit është një nga festat më të rëndësishme e historisë sonë, është dita kur u hap shkolla e parë shqipe më 7 mars 1887 në Korçë, kur edhe filloi të shkëlqejë mendja dhe qenia shqiptare, nga dituria, siç  thotë Naim Frashëri ynë i madh: “ Dhe dritë e diturisë, / Përpara do të na shpjerë.”
“Mësoni, se vetëm nëpërmes dijes dhe punës mund ta lartësoni atdheun.”
ImageImage
Mund të thuhet pa ngurrim se këta fëmijë që mëkohen me fjalën e bukur shqipe me këngët e vallet, me kulturën e traditën, por që edukohen e përparojnë shumë edhe në shtetet e zhvilluara si në Zvicër, Gjermani e shtete të tjera, natyrisht që do të kenë edhe bazë të fortë në ndërgjegjen dhe rrjedhshmërinë e natyrshme të ruajtjes së gjakut e gjuhës, kulturës e traditave dhe përgjithësisht në trashëgiminë e shqiptarësisë sonë.
Mund të thuhet padyshim, se këto janë fakte, dëshmi një pune e të një veprimtarie sa edukative e shoqërore aq edhe atdhetare.
Nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e këngëtarët u mblodhën  dhe festuan së bashku duke dëshmuar se kështu arrihet gjithnjë e më mirë realizimi i planeve dhe i kërkesave tona si një bashkësi e mërguar shqiptare, duke mbajtur e dëshmuar krenarinë e suksesin.

Shkolla Shqipe në Zvicër e udhëhequr nga prof. Dr. Vaxhid Sejdiu dhe mësimdhënësit e përkushtuar, duke mbajtur kaq të përsosura organizimet kombëtare dhe gjithë procesin arsimor me nxënës, është një histori suksesi, një model i mirë për të gjithë mësimdhënësit e shkollat shqipe në mërgatë, por edhe në trevat shqiptare.
Nëpërmes këtij shkrimi gjejmë rastin t’i urojmë përzemërsisht të gjithë mësimdhënësit, profesorët, punonjësit e arsimit dhe nxënësit shqiptarë, kudo që janë:
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Shkollës Shqipe dhe Ditën e Mësuesit!
“Gjuha shqipe është arma më e fortë e mësuesit, dhe arsimi është drita që ndriçon të ardhmen.” Naim Frashëri (1846–1900)
“Mësuesi është drita që i hap çdo portë dijes. ”Shkolla është drita e kombit, mësuesi është fanari që e ndriçon atë.” Aleksandër Xhuvani (1912–1993)
Në vazhdim është programi i manifestimit.
 
Manifestimi për 17 Shkurtin dhe 7 Marsin

  1. HIMNI I FLAMURIT TË KOSOVËS-
    Himni i Flamurit Shqiptar – (nga të gjithë nxënësit në skenë).
    Përshëndetje të gjithëve!
    Të nderuar mësues e mësuese, prindër, përfaqësues të Lidhjes Arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë, nxënës, pjesëmarrës,
    Mirë se keni ardhur! Ju uroj nga zemra:
    Gëzuar 17 Shkurtin – ditën e pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsin Ditën e Shkollës Shqipe – Ditën e mësuesit.
    Sot festojmë 17 Shkurtin, një nga datat më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Kjo ditë shënon kulmin e një rrugëtimi të gjatë për liri, pavarësi dhe vetëvendosje, pas dekadash përpjekjesh dhe sakrificash nga populli ynë.
     Image
    Sot festojmë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe ua kushtojmë  nxënësve të shkollave shqipe, të cilët me aq dashuri dhe përkushtim e mësojnë, e ruajnë dhe e zhvillojnë gjuhën amtare. Ata janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i integrimit në vendin ku jetojnë së bashku me prindërit e tyre.
    Respekt pa fund për të gjithë këta mësues dhe nxënës të shkollave shqipe, të cilët mundohen dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre për mbajtur gjallë flamurin e gjuhës shqipe. Respekt për ju prindër të nderuar për atdhedashurinë e madhe ndaj gjuhë dhe Atdheut.
    Ftojmë në skenë që të merr fjalën kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar-Riza Demaj.

II. Ftojmë në skenë nxënësit e mësuese Nuraj Iljasit me recitime kushtuar këtyre festave 17 shkurtit,7 marsit dhe 8 Marsit
“7-Marsi”-Lyra Hani
“Për ty mësuese”-Halim Ibrahimi
“Shkolla shqipe”-Enoar Kryeziu
“8-Marsi”-Liora Prokshi
“17-Shkurti”-Klea Tolaj
“Erdhi 17 shkurti”-Kiara Tolaj
“Kosova ime”-Lorik Alimi dhe Hugo Selmani
Kurse nxënëset  e shkollës shqipe në Neunehof në klasën e mësuesit Vaxhid Sejdiu: Alea Halimi, Liara Zuka dhe  Arnela  Halimi do të këndojnë këngën  – “Fjalët e Qiririt”
III. Ftojme nxënësit e shkollës shqipe në Spreitenbach të mësuese Qefsere Sejdiut të recitojnë

  1. Morena Behrami – Abetare, Abetare
  2. Pse o mëmë shqip s`më flet – Aris Abazi
    Duke vazhduar me nxënësit e shkollës shqipe në Bachenbüllach të mësuese Teuta Myrtajt
    – Dionita Kelmendi reciton vjershën ” Jam bije e një toke”
    – Dionis dhe Debora Kelmendi recitojnë vjershën ” Korça të  Naim Frashërit.
    Dhe një këngë kënduar nga nxënëset e shkollës shqipe në Birr: Jorina Rexhepi, Alina Hyseni Leana Elezi, Leandra Gashi, të cilat do të këndojnë këngën “Unë jam shqipe nga Kosova”
    IV. Ata janë vetë Liria, Liria e cila nuk erdhi në rrugën e shtruar me lule. Ardhja e saj deri te ne ishte e gjatë dhe e vështirë. Për Lirinë e saj është derdh shumë djersë dhe gjak.
    Ftojmë në skenë nxënësit e mësuese Nuraj Iljasit :
    „Pavarësia ‚‘‘- Altin Maloku
    „Mësuese‘‘-Leana Reçi
    „Dy festa të bukura‘‘-Jorina Rexhepi
    „7 Marsi“-Leandra Gashi
    „Adem Jashari“-Viviana Dilla
    „Kosova“-Jara Jonuzaj
    Adem Jashari“Tara Aziraj
    Dhe më pas kënga ’’A vritet pafajësia”:
    Interpretojnë: Esma Iljasi, Ailinda Canaj, Ajra Demirali, Sara Emërllahu, Amra Ibrahimi
    Laila Ibrahimi….T’i ndjekim…
    V. Dielli shkëlqen më shumë se kurdoherë tjetër në këtë ditë të shënuar.
    Ftojmë në skenë nxënësit me vjershat e tyre:
    „Kosova ime“-Denisa &Denis Zefaj
    „Dashuria ndaj nënë“-Erina Krasniqi
    „Jam shqiptar Kosovar“-Eldion Bytyqi – Ailinda Canaj dhe
    „Kosova”-Tara Velia
    kurse nxënësit Jara Demirali, Rajana Demirali, Ajra Demirali, Ailnda Canaj, Esma Iljasi, Kiara Tolaj, Klea Tolaj, Tara Aziraj do të paraqiten me me vallen: “Sot ka festë Kosova“-
    T’i ndjekim…
  3. Në vazhdim do të dëgjojmë nxënësen Melisa Selimi, e cila do të këndojë këngën: “T`i Shqipëri me jep nder “
    Dhe grupi i valleve të shkollës shqipe në Spreitenbach, do të interpretojnë një valle popullore.
    VII.
    Vazhdojmë programin me nxënësit:
  4. Gjuha shqipe – Drin Demaj, Melodi Maloku dhe Jon Kyreziu
  5. Për flamur shqiptari s`fal – Aron Abazi
  6. Kurse nxënësja e shkollës shqipe në Spreitenbach Tana Limoni do të këndoj këngën “Në grykë të Kaçanikut “
  7. Dhe grupi i vajzave të shkollës shqipe në Neunhof dhe Spreitenbach këndojnë këngën për Adem Jasharin.
  8. Kurse grupi i vajzave të shkollës shqipe në Spreitenabch do të interpretojnë vallen: Vallja e pavarësisë
     
    VIII. Dhe tani radhën e ka kori  i shkollës shqipe, ti këndojmë Kosovës, ti këndojmë Shqipërisë, me një fjalë t`i këndojmë shqiptarisë.
    Kori i shkollave shqipe Neuenhof dhe Spreitenbach nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu, do të këndojnë këngët:
    Këngë po Ku ka si ti o Shqipëria ime dhe
    Xhamadani vija – vija
    ”Shkolla është drita e kombit, mësuesi është fanari që e ndriçon atë.” Aleksandër Xhuvani (1912–1993)
    Dëshiroj t’i uroj përzemërsisht të gjithë mësimdhënësit, profesorët, punonjësit e arsimit, dhe nxënësit shqiptarë, kudo që janë: Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Shkollës Shqipe dhe Ditën e Mësuesit!