Një dritare e re për ruajtjen e gjuhës amtare

Shkolla „Gottlieb – Rühle – Schule“ në Mössingen me mësues Albina Billalli-Zeqiri

Angazhimi për shkollën shqipe, çështjen e arsimit, kulturës shqiptare është një obligim moral e kombëtar, që i kanë vë vetës si detyrë primare disa arsimdashës, për ngritjen e ndërgjegjësimit, sensibilizimit për gjuhën amtare tek bashkëkombësit tanë mërgimtarë. Ndër këta misionar është padyshim edhe mësuesja, Albina Billalli-Zeqiri, e cila është e përkushtuar që këtë rrugë të shenjtë, për shkollën shqipe, ta vazhdoj me të vetmin qëllim, që gjuha amtare të ruhet te brezi i fëmijëve që po rriten në mërgim, që pa fajin e tyre mund dhe ta humbasin.

   Pra, rrethe kësaj çështje të ndjeshme, përpos tjerash na duhet një angazhim institucional dhe bashkim i tërë forcave të mërgimtarëve, që të kujdesemi për ruajtjen e gjuhës shqipe te fëmijët tanë që të mos ua humbim,  se mësimin plotësues në gjuhën shqipe është  “një dritare e re për ruajtjen e gjuhës amtare” thotë Albina,

Shkolla e gjuhëve amtare Mössingen dhe, paralelja në gjuhën shqipe u hap më 24 shtator 2021. Mësimin në gjuhën shqipe filluam me 21 nxënës dhe do të mbahet çdo të premte, prej orës 14:00 – 15:35, në shkollën „Gottlieb – Rühle – Schule“ në Mössingen. Kjo shkollë ofron mësim vullnetar, falas dhe të paanshëm në gjuhën e prejardhjes. Qëllimi është që fëmijët dhe prindërit ta kuptojnë dhe të binden, që të rritesh me dy gjuhë ose më shumë nuk është mangësi, përkundrazi është përparësi – arritje.

         Vëmendje të veçantë do të ketë të mësuarit, përkatësisht përvetësimi i gjuhës amtare, e kryesisht të mësuarit e drejtë të gjuhës së shkruar. Për nga përmbajtja mësimi ka të bëjë me jetën reale të fëmijëve këtu në Gjermani, e me theks të veçantë historia dhe kultura e gjuhës së prejardhjes. E domosdoshme është paanësia politike dhe fetare. Ne përpiqemi të bëjmë një lidhje me mësimin në shkollë (për shembull një krahasim me gjermanishten dhe gjuhën shqipe) dhe të krijojmë një bashkëpunim mes mësimdhënësve në shkollë.

…Themelues i shkollës është Departamenti për Integrim në Mössingen, kurs mësimdhënësit punojnë nën mbikqyrjen e qytetit të Mössingen-it dhe do të paguhen nga ky institucion. Si pjesë e projektit ata kanë ndjekur seminare nga ligjëruesit e Universitetit të Tübingen-it.

Kërkojmë që të gjithë bashkëkombësit, shoqatat, bizneset të jenë një zë i fuqishëm, për të ngritur ndërgjegjësimin, që fëmijët tanë ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, kudo që janë, konkretisht në Tübingen-it.

Redaksia