Vjeshtë e mall në Prishtinë

Ist möglicherweise ein Bild von Lan Qyqalla und Bart
Asllan Qyqalla

Tregim

Vjeshtë e mall në Prishtinë

Në “Vendum” në Prishtinë vjeshta kishte shkelur para kohe. Një restoran i qetë, i futur ne skajin e rrugicës, jo shumë larg nga zhurma e përditshme e sheshit “Skënderbe”, ishin ulur një çift e bisedonin të hareshëm, të këndshëm e plot dashuri. Floriani ishte i vetëm sot. Ishte data e përvjetorit të njohjes me Nerënxën. Këta përherë vinin bashkë në këtë vend, uleshin në këndin e djathtë andej nga dritarja, ndiznin qiriun në tavolinë dhe ishin edhe këta plot shend e verë. Floriani hoqi çantën e vogël, që e barte me vete, u ul në vendin e vet të përhershëm dhe nxori telefonin për të lexuar nga lajmet e fundit. Çifti ulur në tavolinën përball bisedonin lirshëm e me zë paksa të lartë, por që nuk e pengonin askënd. Vajza e përcillte me tërë qenin burrin që i fliste pandërpre. Sytë i shkëlqenin vajzës, i përpinte tingujt e fjalëve të shprehur nga goja e burrit. Floriani u mallëngjye kur pa çiftin e hareshëm. Banakieri priste në këmbë te banaku. Muzika e lehtë qytetare ia shtonin mallin edhe më shumë. Dy vajza që ishin ulur bashkë dhe mbaruan pijet, paguan e dolën. Jashtë filluan të bien disa pikla shiu me imtësi. Kaluan pesëmbëdhjete minutë që Floriani rrinte ulur pa i shërbyer askush. Nisi, nga malli i zhuritur, të bëhej nevrik për këto sjellje të banakierit. Hedh shikimin kah banakieri, por sytë i ndalen në tavolinën e çiftit përballë. Vajza qeshej me zë. Burri fliste me shumë dashuri. Edhe shiu e shpejtoi ritmin e rënies. Floriani ishte tretur në botën e vet…… – Nerënxa kishte ardhur të studionte në kryeqytet. Ishte ditë e premte, por jo “E premtja” e Brunilldes. U njohën shumë shpejt. U dashuruan që takimin e parë. Nuk e pyetën asgjë njëri-tjetrin, as për dashuritë e Florianit, as për vendin se nga vjen. Atëbotë ishte vjeshtë në njohjen e tyre. Shi nuk kishte rënë, por një ftohtë e mbante më vete nata e vjeshtës, nga vapa e verës që kishin ikur. Nerënxa e bukur, shtatlartë, ballin e gjerë, buzët e ëmbla e sytë e hapur ia shquanin zgjuarësinë e vajzës. Atë mbrëmje Floriani e shikonte me ëmbëlsi Nerënxën dhe sytë e saj që shkëlqenin sikur te vajzës së sotme këtu ne “Vendum”. Ç’bukuri kishte ardhur në atë vjeshtë në Prishtinë. Fati e deshi që të njiheshin, të afroheshin e të dashuroheshin. Nuk kishin kufij ndalese, e as pengese. Prishtina ishte e tyre. Në këtë restoran vinin në mbrëmje zakonisht. Bisedat nuk kishin mbarim. Ishin në takime natën edhe ditën. Shëtit në Gërmi, në Prizren, në liqenin e Batllavës me anije, sikur i ngjallnin kujtimet Florianit në këto çaste. Biseda e çiftit e mallëngjeu . Shikimi i vajzës në sytë e burrit, e ngazëlleu Florianin. E shikoi edhe njëherë banakierin. Matanë tavolinës burri u qesh me të madhe kësaj here. Vajza ia mori duart në pëllëmbën e saj dhe ia përkëdhelte lehtas. Edhe shikimi i vajzës ende rrezatonte hirësi e respekt për burrin.- Banakier , ju lutem, a do ta merrni porosinë nga unë- foli me zë Floriani- Më falni, unë prisja që të vij edhe ajo vajza ( e theksoi si arsyetim), me të cilën ju vini përherë. Nuk ju kam parë asnjëherë të vini i vetëm….- arsyetohej banakieri- Eh, – ofshani Floriani dhe e shikoi në sy banakierin. Keni të drejtë, por … si po e shihni sot , jam …..këtu iu lidh fjala në fyt. A, thua me kënd është ulur Nerënxa sot, në një restoran tjetër dhe e vështron djalin që e ka ulur pranë vetes, mu si kjo femra me këtë burrin që janë ulur vizavi tij….- Më sjellni një espresso…- Po, si përherë- ia plotësoi banakieri. Floriani e rrufiste me të shpejt kafen. Edhe banakieri e priste ardhjen e Nerënxës… Shiu e rëndoi flokun dhe sytë e Florianit. Sot, edhe shiu kishte mall, si atë mbrëmje poetike në Prishtinë….. (Marrë nga FB.)