Një notim fantastik nëpër ujërat e lirikës së Eminit

ORA SHQIPTARE: Adem Gashi
Adem Gashi


Nga Adem Gashi

“Një Moirë dhe një tregim dhe tri sonete”

Tashmë me asgjë nuk na befason ardhja e Moirës në lirikën më të re të Eminit. Befasia bën çerdhe gjetiu. Është struktura e librit ajo që ngrihet mbi një sistem. Libri nis me një monolog që s’është veçse një uverturë në një vorbull dramatike. Autori e shfaq “përpjekjen titanike për t’ia thyer kokën…” krijesës gjëmëmadhe, shemrës së mitit, vajzës a gruas.

Ist möglicherweise ein Bild von Text „liriken e Eminit tashme Moira na eshté e njohur. librin berthame dashurie, ferr, sikunder EMIN z. EMINI dashurie Klasikja dhe modernja kẽtu pleksen nje strukture (toke qiell) me parajse shpirti behet po aq mishte edhe tuli lirike, rralle, nuk duron interpretim vecse ketu, oksimoron. JE MOIRE DHE NJE TREGIM DHE TRI SONETE Kureshtjen, Adem Gashi njohur Moirễn, Emin z. Emini Ende mban fshehur tipare nek por edhe librat shihni, Moira eshte nje oshese, lênduese, arg, here afrohet shume Ndoshtas nesh. identitetin adhène mjafti pararendes. veçanté. eshtẽ prane; realitetit, realiteti vepron eik MOIRẺ sonete. Armagedoni 499€ EMINI Z. EMIN“
(Emin Emini, “Një Moirë dhe një tregim dhe tri sonete”, “Armagedoni”,
Prishtinë, 2021)

Ne, pa e pyetur ende, ai përgjigjet “Qe pse!”. E, megjithatë, psenë nuk e gjej askund sepse tashmë në skenë ngjitet KORI dhe bën Çeljen e parë, Çeljen e dytë dhe Çeljen e tretë… dhe Moira kokë e këmbë bën hije mbi tokë (në Variantin e gegnishtes) sipas tre Kre-neve, sipas tri kaptinave, sipas tre kapitujve. Rezultati: Ai (autori), Ajo (Moira) dhe Troja (Rrënoja përmbaruese). Vetiu na sillet në kokë dilema: Vërtet, pati a nuk pati Trojë? E ç’rëndësi ka ai fakt, kur njerëzimit, atë ditë e sot, i vërtitet marramendja me ciklonet e uraganet e ndjenjave e të pasioneve; të ndërgjegjes së vrarë e të pabesisë; të heroizmave të kobshme e të flijimeve të kota; të dashurive tragjike e të urrejtjeve tragjikomike.
Jemi këtu tani. Po autori ç’bën? Si për të na kursyer nga dallditë tronditëse, merr ca perla nga arti klasik dhe me elegancë stis SONETIN E PAKRYER. Mos harroni, na presin edhe dy të tilla më vonë!
Pjesa e dytë e librit, si një motërzim a vëllamëri me të parën, nga dekodimi i mitologjisë antike i kthehet, me po atë rebelim prej krijuesi, dekodimit të mitologjisë biblike: PSALM PREJ ANTIKRISHTI, sikur na i thotë Shën Gjonit: Pusho një çikë, se “në fillim nuk ishte fjala”!
Këtu e tutje vijnë shtjellat lirike si valët e Akeronit me hone e zgafelle zjarri e tymi, me zogj zjarresh e pemë të liga a të helmëta. Ore, seç ka këtu jo zjarre heraklitiane, po zjarre zaratustriane! Ç’është ky djalë që na ligjëron me gjuhët e flakta e të tymta, ç’është ky prush që nuk na fal së paku shkëndija në qiejt e netëve të pambarimta!?
U kujtua djali se e teproi me pafajësinë tonë dhe na e dhuroi SONETIN E PËRKORMË, duke i hapur shtegun pjesës së tretë të librit: POEZI ME E PA PIKËPYETJE. Ndoshta u lodh edhe vetë, ndaj hapi siparin e Antikomedisë së kaltër. Ajo ngulmon edhe më tej, ai, Emini pra, ngulmon të na sjellë SHKRONJA NË DET, gëmusha të jaseminta, erëra e përqafime, dashuri deti për pleqtë e “ledhatime” mashtruese. E dini pse? Fatalisti Emin e di se Gjithçka vdes dhe ngushëllimi i tij na vjen si “të bëj sa për të thënë ose sa për t’u shfajësuar”, sikur, jo për gjë, po këtu paska një KANTATË TË MUNGUAR. Loja e tij mashtruese vazhdon edhe më tej: bën be e rrëfe se i paska humbur një sonet (SONET I HUMBUR)! Me këtë përgjërim sa s’na bëri ta mëshirojmë e ta falim për ferrin gacues që na e dha.
Jo, djalë, madje Djalë plëngprishës, s’të falim se s’ta patëm borxh këtë sonatë të gjëmshme.
Pastaj, mos harro se poetët prej soji, si ti, me vetëdëshirë kanë zgjedhur mallkimin e rëndë, jo prej zotave të qiejve, po prej lexuesve që bëhen të njënjëshëm me Moirën kundër teje (Marrë nga portali “Epoka e Re”).