„ POETËT ANALFABET!“

Fatmir Brajshori

Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi

Letërsia ushtron ndikim të ndjeshëm gjuhësor në jetën e shoqërisë. Në mënyrë të veçantë ndikojnë në popull përpos televizionit, filmit, teatrit, shkollës, më së shumti poetët dhe shkrimtarët.

Kur jemi tek poetët, më duhet të them që: „Të gjithë që po shkruajnë vargje, po bëjnë do farë strofash pa ndonjë rregull dhe pastaj po e quajnë vetën poet ose shkrimtarë”. Edhe kur shkruajnë tekste këngësh e quajnë vjershërim e që s‘ka t‘bëjë fare me poezi dhe assesi me atë të sotmen. Disa mendojnë që po të shkruash vjersha si Naimi dikur je bë poet; po dikur ishte ashtu e sot nuk është më! Por ajo që befason dhe të bë për të qeshur është kur, Bashkëtingëlloret „ Ç“ dhe „ Q“( si e madhe dhe si e vogël) i përdorin gabim, i shkruajnë po ashtu dhe jo vetëm ato por edhe „GJ“ me „XH“ sikurse „R“ me „RR“ etj…Shkrimtarët ( ata që janë dhe jo ata që kanë shpallë vetën e tyre me një a dy libra të botuara keq, duke paguar botuesit me nga 1000 a 2000 Euro) do të duhej të ishin mjeshtrit më të mëdhenj të fjalës. Është pak më ndryshe kur bë një „ shkrim politik“ dhe krejt ndryshe kur shkruan letërsi artistike.

Të vet- shpallurit poet e shkrimtarë, duhet të dijnë një gjë themelore, e ajo është: Alfabeti i gjuhës shqipe nuk ndahet vetëm në zanore dhe bashkëtingëllore ( sepse ndahet) por edhe ato 29 bashkëtingëllore ndahen në disa grupe si; Pëlcitëse ( c, ç, d, gj, etj.), hundore ( m, n, nj), fërkimore ( ll, s,th,b etj.), dridhëse ( r, rr). Përpos që ndahen në këto grupe tek to një rol me rëndësi luan zëri, sipas pjesëmarrjes dhe ndahen në të zëshme dhe të shurdhëta.

Të zëshme ( j, ll,r,rr, b etj.) dhe të shurdhëta ( p, t,q,ç,h etj). Prandaj nuk është domosdo gjithsecili që ka bë një libër ( o ca libra) shkrimtarë, vjershëtor, tregimtar, dramaturg…Për t‘u bërë përnjëmend, si këta më lartë ( jo të vet- shpallur) duhet punë e madhe për t‘u bërë krijues i fjalës artistike, si për të zotëruar me themel pasurinë e mjeteve shprehëse, ashtu edhe për të fituar aftësinë që të nxjerrin prej fjalëve efektet e nevojshme artistike. Por ju që shkruani „ tekste këngësh për festivalin „ Kosovarja Këndon“, mos u dëshpëroni ngaqë fjala e juaj e shkruar gabimisht, bë më pak dëme se fjalori i udhëheqësve të debateve televizive( RTK, T7, Dukagjini, TV Klan, Opinioni me Blendi Far‘Ziun) etj. Mos harroni kur shkruani ato më të thjeshtat; Jo „ Qka“ por „ Çka?“Jo „ Qdo“ por „ Çdo “Sikur nja një mijë fjalë të huaja që i kemi në përdorim ; s’ka nevojë t’i përdorim, kur i kemi një mijë e më shumë fjalë të njëjta, të shqipes së sotme, që tingëllojnë shumë më bukur.

E dini si është Gjuha?

Ajo duhet të shkrihet me përmbajtjen, ashtu siç shkrihet mermeri në një shtatore…