Mundësit e bashkimit të Atdheut – kombit në një shtet

Nga Prof.dr. Hakif Bajrami

KU GJENDET SOT MUNDËSIA E BASHKIMIT KOMBËTAR

SHERADIN BERISHA: COPTIMI, TKURRJA, VRASJET DHE SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE  (1877/1878) NJË DHIMBJE HISTORIKE! - Pashtriku

Ku ishim, ku jemi dhe kah duhet të rreshtohemi?

Shqiptarët janë të copëtuar sot në disa pjesë. E si të bashkohen është mendim i shprehur në këtë studim, i cili nuk do të thotë se është thënë as mbi gjysma e deryrave, që na presin, në dekadat që pasojnë. Edhe më e komplikuar bëhet çështja kur dihet se Shqiptarët sot nuk e kanë asnjë program të hollësishëm të bashkimit kombëtar. Ndërsa, për të flasin e shkruajnë opcione ndër më jofunksionalet. Ta themi që në fillim se për bashkimin kombëtar nevoitën dy faktor: forca dhe e drejta. E drejta është në anën tonë. Por, forca jo vetëm që na mungon, por nuk kemi fuqi ekonomike se si ta krijojmë, sepse Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit i pati okupuar Serbia më 1912; Vilajetin e Janinës, gati në tërësi e pati okupuar Greqia me 1912; Vilajetin e Shkodrës, pjesën dërmuese e pati okupuar Mali i Zi po më 1912. Këto shtete për rreth nuk do të pajtohën t` i lirojnë trevat që i kanë okjupuar pa LUFTË. E në atë luftë, faktorët e fuqisë jashtë kombit tonë, nuk janë që të vijë deri te një krizë e re, tani për tani.Për shembull, Serbia me ndihmën e Rusisë, po krijon opstruksione të ndryshme. Bje fjala çështja e rreshtimit “Ballkani i hapur” nuk është asgjë tjetër, vetëm se një përpiekje për riokupim të Kosovës, me mjete tjera, me metoda perfide moderne.

Se historia ishte e padrejtë ndaj neve mësojmë edhe në shembujt nepër Evropë dhe më gjërë. E lidhur me këtë mëssojmë se derisa shtete të Evropës Perendimore, sidomos Franca dhe Angla, po edhe Spanja me Portugali e disa të tjera me kapacitete më të ulët imperialist, do t` ia arrijnë qëllimit për të okupuar treva e tregje që majftonin për ekonimitë e tyre. Ndërsa, Gjermania dhe Austro Hungraia, si fuqi respektive me Italinë kishin mbetur shumë prapa ambicjeve te fuqisë anglo-franceze në anën Perendimore, dhe, asaj pansllaviste ruse, në anën Lindore. Për çështjën shqiptare, pas përpiekjeve që të themelohen dy principata: Principata e Janinës 1798-1820; Principata e Bushatlinjëve-Shkodrës 1820-1830, ngjitas tragjedia që ua përgatiti Stambolli për LIKUDIMIN e 500 politikanëve shqiptarë në korrik 1830 në Manstir, shqiptarët do të mbesin për një kohë të gjatë, (deri më 1878), si trupi pa kokë, pa prijës të vërtetë kombëtar, për ta bërë Shqipërinë. Po, Jeronim De Rada e bëri një Program kombëtar të bashkimit më 1844, por ai mbeti vetëm “një shkrim në letër”, sepse nuk kishte kush ta lexoj, ta kuptojë dhe ta zbatojë. E vërteta edhe më 1869, do të lind idea për themelimin e NJË vilajeti shqiptar.  Por, do të pengohet me ndihmin e ambasadorit rus në Stamboll (N. Iganitev), po atë vit.

E kundërta ngjanë me fqinjët tanë. Së pari  Çartoriski, pastaj  Nikolaj Danillevski dhe sidomos Franjo Zahu, do ta shkrijnë tërë mundin për ta krijuar një Perandori panslllaviste në tërë Globin, në të cilën “dielli kurrë nuk do të perendonte”. E projektuar ashtu, ajo Perandori do t` i kishte 23 milionë kilometra kagtrorë dhe do të kishte dalje në KATËR DETNAT: Në lindje deri në Bering; në Jug deri te Bosfori e Dardanelet; në Perendim deri te Gjibraltari dhe në veri pa kufi-tërë Antartiku.

Me këtë rast do t` i referohemi Franjo Zahut, i cili sajoi programin: “ KONCENTRIMI I SLLAVËVE TË BALLKANIT NË NJË PERANDORI”. Duke synuar që të përfitojnë prej këtij projekti, kisha dhe qarqet politike serbe, do ta angazhojnë Franjo Zahun, që t` ua themelojë një ushtri bashkohore, me armatim adekuat, krejtë me “qëllim për ta larguan osmanlinë nga Ballkani dhe për ta themeluar Perandortinë e sllavëve në këtë trevë”, e cila në Antikë mbulohej gati në tërësi nga Ilirër, prej të cilëve shqiptarët e kanë prejardhjën. Por, për  qëllimin pansllavist, Franjo ZAH, ishte për një kohë të gjatë në krye të ushtrisë serbiane.

Franjo Zah, në programin e tij e projektonte krijimin e Pernadorisë sllave ballknaike në dy faza: Faza e parë ishte: “LUFTA ÇLIRIMTARE”; Faza e DYTË sipas Franjo Zahut ishte “SPASTRIMI I TERRITOREVE TË HAPËSIRËS JETËSORE SLLAVE NGA TË HUAJTË”. Nga kjo politikë dolën programet: Naçertania serbiane 1844; Otoçestvenia bullgare 1844; Megali idea greke 1844,dhe, programi shqiptar i Jeronim De Radës më 1844. Gjithnjë sipas Franjo Zahut, qëllimi drejtë krijimit të Perandorisë Sllave ballkanike, mund të arrihet përmes: “GEWALTSAMAKEIT=DHUNËSHMËRISË-TIRANISË HUMANE”!.

Duke e vrejtur se sllavet po i synojnë “KATËR DETRAT”, më 1879 do të lidhet Marrëveshja ushtrako politike, Gjermani-Austro Hungari; më 1882 Marrëveshja do të zgjërohet duke u lidhë në të njejtin bllok Gjermania dhe Italia. Ndërsa më 1893 do të pasojë Marrëveshja  edhe me pajtimin Austro Hungarez dhe  Italian. Kështu mendohej se ishte krijuar blloku i QËNDRES, që do ta pengonte fuqinë pansllaviste, pa e lanë anash çështjën e largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani, si dhe edhe duke larguar influencën francezo britanike, nga kjo siujdhesë.

Si përgjegje në këtë rreshtim të shteteve që kishin mbetë prapa në pushtimin e tokaave të huaja (pra:Gjermania, Austro-Hungraia dhe Italia),  do të fillojë kundërshtimi politik dhe ushtrak duke lidhë Alenacë Franca me Anglin më 1897; pastaj  alenacë do të lidhin Franca dhe Rusia më 1904. E më në fund, kornizimi i Alenacës që u quajtë Antantë, do të përfundojë  me marrëveshjëmn Angli dhe Rusi më 1907. Këto dy taborre: Shtetet e Boshtit (Gjrermania, Austro-Hungaria dhe Italia) dhe ato të Antantës (Anglia, Franca dhe Rusia), për shkak të kundershtimeve në me styre, do ta ndajnë MEJDANIN pasi që në Luftën Ballkanike (1912), si parathënje e atij “mejdani”, kur u mendua se “ I smjuri në Bosfor” u shtri në tabut dhe u largua prej Ballkanit, por që plaga shqiptare, mbeti më e përgjakura dhe më e goditura, do të pasojë Lufta e Parë Botërore. Lidhur me këtë, jo rastësisht Eduard Grei (MPJ të Britansië) do të deklaroi: “E sakrifikuam Shqipërinë, por e siguruam paqën”. E në esencë kjo deklaratë ishte plotë cinizëm antinjerëzor, sepse po këto taborre do të hyjnë në Luftën e Parë Botërore, për ta siguruar interesin e tyre për tregje të reja, prej kah do të merrnin lëndën e parë, e nuk do të inevstonin asgjë. E ne që jemi dëmtuar nga  çdo anë, do ta shtrojmë pyetjën strategjike:

PO SI MENDOJNË SHQIPTARËT TË BASHKOHËN DHE TË SILLËN PAS BASHKIMIT

Sigurishtë se në trevat shtetërore shqiptare do të mebsin pakicat, është çështja që na imoponohet, të përgjigjemi. E shqiptarët, nuk do të sillen kurrë sikurse janë siellë fqinjët ndaj neve. Kjo është porosia e këtij shkrimi, por edhe porosia e të gjithë prijësve shpirtëror shqiptar, siç janë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Adem Demaçi e Nëna Tereze, Isamil Qemali etj.   

A duhet këtij elaborimi një analizë historike, apo përnjëherë duhet kaluar në zbërthimin e një teme, që popujve më të fuqishëm iu kanë nevoitur shekuj e shekuj bredhjësh dhe luftërash për liri dhe bashkim. Apo, çështjën ta konsiderojmë se është një evolucion, se ashtu si e kanë mbaruar bashkimin disa kombe, ashtu edhe ne do të sillemi, pa dilema. Lidhur me këtë temë, sa me interes shkencor dhe kombëtar, po aq më tepër e vështirë dhe nga shumë kënde se si zhvillohet politika sot,  gati na shtrohet para veti se është një fatamorganë pas së cilës do të ngasim, pas së cilës duhet të nxitojmë dhe ujin dukurë kur do ta gjejmë,  atëherë mund të themi se, nuk do të na duhet, sepse detyrën nuk e kemi kryer si duhet në përmasa respektive humane dhe civilizuese, gjithnjë të nxitura nga brenda, por edhe të penguar nga jshtë, sepse askush nga fqinjët nuk do të i salutojë të drejtës sonë. Pra, kjo çështje duket kështu, si janë zhvilluar ndodhitë historike deri me tash.  Pra, kjo hyrëje disi po më duket se jamë jo tepër por korrekt pesimist, në shiqimin e parë. E ky “pesimizëm” vjen nga vështërsitë që kanë pasë Fuqitë Evropiane me na ndarë, por që i kemi kontribuar edhe vet, me përçarjet tona të çdo lloji, nepër etapat e përgjakura historike. Pra, ne mendojmë se me pakicat duhet të sillemi me standardet më të larta që janë në Evropë.

Elaborimi i bashkimit kombëtar është çësjtje e drejtë por shumë e ndërlikuar

Sot Kombi shqiptar ekziston, por i ndarë në disa shtete dhe nja 52 tarafe politike, që veprojnë brenda tij. Nuk dihet a më vështirë, kuptohet me luftë, do të jetë më i bashkuar pjesa e Shqipërisë jashtë kufijëve të Konferencës Londrës, apo edhe më i vështirë do të jetë bashkimi politik brenda shqiptarë, sepse trafet politike janë egërsisht të hasmuara në mes veti. E kur dihet se më 28 XI 1912 në Vlorë u shpallë Shqipëria e pavarur (shih përfaqësimin e delegatëve), por që FUQIA nuk ishte në anën shqiptare, pa marrë para sysh se kishim të DREJTË, bashkimi nuk ndodhi, madje kur diheshin kornizat e Shqipërisë në katër vilajetet adminitrative. Lidhur me këtë realitet, Sami Frashëri, Shqipëria ç` ka qenë  ç`është e ç` do të bëhëtë, Bukuresht, 1899 shkruante: “….Dy gjërëra duhene në këtë: e drejta dhe fuqija. E drejta pa fuqi, si dhe fuqija pa të drejtë është si një krah i vetëm; nonjë zok s` fluturon dot me një krah. Më të rrallë bën punë fuqija pa të drejtë; edhe e drejta pa fuqi fort rrallë dëgjohet. Prandaj, Shqipëria sot, është e rrethuar prej disa cakejsh dhe dhelpërash , që ia kanë lidhë këmbë e duar me fajin tonë, sepse jemi të përçarë përbrenda”,  çortonte Sami Frashëri atë herë dhe nuk do të zbrapsej edhe sot, po të ishte në mes nesh.

Pra shtrohet pyetja a e kemi fuqinë, se për cikrrimet tjera, do të kishim disi guxim t` i hyjmë detyrës, por disi do të mbeteshim në “knetë”, sepse jashtë rreshtimit tonë, përbrenda kemi armiqësi dhe interesa meskine të individëve cakej dhe grupeve të maskarenjëve. Pra edhe sot, nuk ka drejtësi për çështjën tonë të drejtë, me fajin tonë primitiv politik. E po kush është sot ai Skenderbej, që do ta krijojë FUQINË dhe do ta zbatojë DREJTËSINË, brenda Kombit, është një pyetje që i ngjanë në qyteti madhështor me plotë daullgji dhe me kavalla sa që zhurma e tyre politike të shurdhon në plotëni. Por shumë hiejrëndë- (Magna urbs et multisima gravis), janë edhe disa individë që kanë dituri, por nuk kanë aftësi politike, e çuditërisht e synojnë fronin e “mbretit”, ndërsa nuk kanë kulturë as për t` i ushqyer delet, e lëre më popullin, plus bashkimin kombëtar. Pesimizëm e pasjkaj, do të çortonte Adem Demaçi. Por jo nuk jam fare pesimist, sepse unë guxojë për t` i hyrë “avanturës” bashkimit, me një kujdes civilizues dhe të prajshëm. E kjo do të thot, prap, që kemi shembuj autoktonë për bashkim, por  nuk kemi nevojë të bredhim e të marrim detyra nga “punëdhënsit”,  sepse ata pastaj do të na kërkojnë ta paguajmë “mamatën”. Pra, prap jemi aty ku jemi-të përqarë në tarafe politike, që e ndërlikojnë detyrën dhe nuk i japin krah  bashkimit në asnjë segment. I pasqyra e këtillë politike përbrenda të detyron të shpërtheish: I mjeri ai politikanë-burshteti që i hynë punpës bashkimit kombëtar sot, sepse do të likudohet nga maskarenjët, që nuk dijnë t` i drejtojnë as delet në kullosa!!!

PSE NUK DITËM TË RRESHTOHEMI NË HISTORI (GJEOSTRATEGJI)

Po të mësohet mirë historia, vrehet se shqiptarët qysh në fund të shekullit XVIII-të dhe në fillim të shekullit XIX, STARTUAN në rrafshin që shpje në bashkim kombëtar. E për këtë kapital i kishin dy PRINCIPATA, që i theksuam më parë: Principata e Janinës (1796-1820) dhe Principata e Shkodrës (1820-1830). Këto principata do të japin sinjal se shqiptarët me pak logjikë intelektuale mund të afroheshin dhe bashkoheshin në NJË PRINCIPATË SHQIPTARE, për të cilën Jeronim De Rada shkroi Program më 1844. Po kush ta lexoi dhe ta realizojë atë progarm, ishte çështje e tragjedisë, që e përgatiti me kujdes Stambolli dhe e ndiohmuan pastaj qarqet rreligjioze dhe politike për rreth e rrotull shqiptarisë, natryrishtë të ndihmaur nga gjashtë fuqitë e  Mëdha të Evropës. E kur t` i shtohet fakti se dy principatat u shuan pikërishtë më 1830, mu në këtë kohë në vend se të ngritemi, do ta PASOJË vrasja e 500 politikanëve (bajraktarëve) shqiptarë, më 9 korrik 1830, në Manstir. Kjo tragjedi, në vazhdim  ishte një humbje kombëtare, e cila do të kompenzohet në një mënyrë  vetëm pas 60 vjetësh, me Qeverinë Provizore të YMER PRIZRENIT (1881), Qeveri ajo e dalur nga Lidhjsë Shqiptare e Prizrenit.

Po nëse studiohet Programi i LSHP në 15 pika (KARARNAMEA 18 qershor 1878) e të cilin Program e kanë nënshkruar 47 përfaqsues të : Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gucisë,Pazarit Ri, Senicës, Tashlixxhës, Mitrovicës, Vushtrris, Prishtinës, Gjilanit, Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës, rrezulton se aty nuk ishin të përfaqsuara viset tejra kombëtare, në fillim. Prandaj, plotësimi i Kreut të Lidhjsë me të deleguar të tejrë ishte një bazament se shqiptarët, me gjithë atë nuk do të pajtohen kurrë që në trojet  e evta mos të shndërohen në muahxherë, fakt ky që fajin kryesor e kishte jo vetëm Stambolli, por edhe Wjena e sidomos Peterburgu, me fuqitë tjera që pleqëruan në Berlin më 1878.

Tutje nëse analizohet Programi i Lidhjsë Shqiptare të Prizrenit, i 15 shtatorit 1878 i botuar në “Terxhumani shark” në 7 pika, del se çështja ishte kornizuar se veprohej për ndertimin e NJË VILAJETI SHQIPTAR, por i cili do sërish do të mbetej pengë në “prehër të Sulltanit”. Kjo çështje e zbërthyer kështu,  del se rreshtimi politik shqiptar, nuk ishte i mirëfillët, sepse vegjëlia nuk donte më të jatë nën tytelën e Satmbollit. Në këtë drejtim do të dalin edhe shumë pengesa sepse  kishte ambicje që fati i kombit shqiptar të lidhët me Romën. Ose, kishin ambicje që ai fat të lidhët e të konvertohet në një kampus (fushë) me Athinën. E mu këtë realitet e subvenciononte Beogradi, Petreburgu, Wjena, Londra dhe Parisi pa e përjashtuar Stambollin, në mënyrë që shqiptarët të mbesin  me duar të lidhura, por më shumë i ngjizuar për t` i përdorë shqiptarët si “mish për topa”, për interesa të shteteve të krishtera për rreth.

Pas Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (1878-1886); pas Lidhjës Shqiptare Besa Besë e Pejës (1899), janë edhe disa lidhje që nuk kishin kapacitet e rreshtim t` i dalin e ta marrin Bajrakun e bashkimit shqiptar në duart e veta. E vërteta, Kryengritjët Shqiptare 1910-1912, ishin të tipit Hafyz Ali Korçës, shumë partiotike dhe parulla e tyre fillestare ishte në Kulinë 1910, me moton: “SHQIPËRI JA VDEKJE”. E të gjithë kryengritësit I gjeti varja publike sipas  SHERIATIT, i cili si drejtësi është fare jo i drejtë për rrethanat tona kombëtare. Në realitet prijësit politik shqiptarë, as më 1912, nuk ishin në rriedhat Evropiane të dy taborreve kundërshtare (Fuqive të Boshtit dhe Antantës). Nuk kishin shfaqë shqiptarët miqësi me as njërin bllok, pra as me Padishahun. E kah dhe si të shkohet në bashkim pa përkrahje nga fuqitë që na coptuan, deri te krijimi i shansës për të na shfarosë, sikurse patën shembullin në Sanxhakun e Nishit në dhjetor të vitit 1877. Pra, nga historia as nuk mësuam e as nuk u rreshtuam, si duhet sepse po atë minutë që u shpallë pavarësia në Vlorë, po atë minutë, Esat Pasha do të ngritë kokë prej drejtuesi feudal, e që fatkeqësisht nuk ishte i vetmi. 

CILËT FAKTOR E SHPEJTUAN SHPËRLLJËN E PAVARËSISË SHQIPËRISË MË 28 XI 1912 Në Vlorë

Shumë dijetarë e thonë hapur e me argumente se Hasan Prishtina, me kreshnikët e vetë e çliroi Shkupin, dhe me këtë edhe tërë Vilajetin e Kosovës, në korrik 1912. Lidhur me këtë ngjarje, vetëm NJË ditë ta shpallëte pavarësinë e Shqipërisë, sot Shkupi do të ishte qytet i Shqipëtarëve, për faktin se deri më 1962 ishte qyteti më i madhë me këtë popullsi. Po cilët faktorë ishin dominant që ndikuan shalljëne pavarësisë më 28 nëntor 1912. Fillojmë me radhë.

Duke e vrejtur se më 5-23 korrik 1908, zgjati Kuvendi i Ferizajit, që ishte tubimi më i madhë i mabjtur ndonjëherë në Ballkan; duke e vrejtur  se më 24 korrik 1908 Rrevolucioni Xhonturk triumfoi; duke pasur para sysh se më 5 tetor 1908 Bullgaria e shpalli pavarësinë; duke marrë para sysh se më 7 tetor Austro Hungaria e shpalli ANEKSIMIN e Bosnje Hercegvinës; duke marrë para sysh se Asambleja e Kretës më 12 tetor 1908, e shpalli bashkimin me Greqinë, prijësve shqiptarë nuk do t` u mbetet rrugë tjetër vetëm se të ftojnë në MANASTIR një KONGRES, dhe aty ta themelojnë ALFABETIN UNIK KOMBËTARE, si njëri nder shtyllat themeltare të shkruarjës dhe të kuptuarit të gjuhës shqipe, që është embrioni i ndiesisë së të qenurit shqiptar. Kjo fitore shtroi kërkesa IMMEDIATE shtesë që shqiptarët të kërkojnë dhe të hapin shkolla edhe pa lejën e Padishahut xhelat. (Në fakt më 1878 në vilajetet shqiptare ishin afro 3000 shkolla. Prej tyre 1200 ishin turke, 1200 ishin greke, me qindra shkolla ishin hapur në gjuhën bullgare,madje më 1868 Sulltani lejoi shkollë serbisshte edhe në Stamboll,  kurse vetëm 1 (NJË ) shkollë me njëmijë mundime u hap në gjuhën shqipe!!!!). Ja kjo është Perandoira osmane, të cilën kryengritjet shqiptare 1910-1912 e luftuan me tërë fuqinë, por frytet e asaj lufte të drejtë i morën fqinjët, sepse edhe Antanta edhe Fuqitë e Boshtit, ishin antishqiptare dhe nuk e pranuan luftën e tyre për shtet kombëtar në të katër vilajetet: Vilajeti i Kosovës me 32 500 kilometra katror; Vilajeti i Manastirin me 28. 500 kilometra katror; Vilajeti i Shkodrës me 10 800 kilometra katror dhe Vilajeti i Janinës më 17 900 kilometra katrorë. Pra, Shqipëria e katër vilajeteve duhej t` i kishte 115 000 kilometra katrorë. Dhe e tillë u shpallë më 28 XI 1912 në Vlorë.  

RRESHTIMI POLITIKO-DIPLOMATIK E USHTARAK DHE MOSPËRFILLJA E ÇËSHTJES SHQIPTARE

Pse nuk dijtën shqiptarët të rreshtohen në anën e forcës dhe atij që e fiton luftën, atij që me forcë  imponon drejtësi në dy shekujt e fundit,  është çështje e injorancës sonë, duke vrapuar pas okupatorëve dhe rreligjioneve fiktive, duke u rreshtuar në politikën tradhtare të tipit Esat Pashai e tj. E cilët ishin ata faktorë që diktuan histori fitimtare? Në rriedha të grupimit të Fuqive Evropiane, Shqiptarët për të qenë në anën e të fortiti, duhej të shfaqnin se janë: ANTI TURK, ANTI ISLAME dhe PRO ORTODOKSE,filozofi kjo që u zbatua gjatë viteve  1878-1918. Pra, ishte ky rreshtim filozofik më histori politike 1+1+1.

Periudha vijuese se kah duhej të rreshtoheshin shqiptarët më 1918-1941, krakterizohej prap në rreshtimin fitimtar në formulën: 1+1+1. Kjo do të thot se duhej të ishim: Anti Kominternë. Anti Gjermanë dhe Pro Vatikanit.

Periudha gjatë Luftës Dytë Botërore 1939-1945 ishte për shqiptarë një rreshtim nominal, sepse asnjëra palë nuk e kishte peshën e kërkuar ushtarake, por peshën gjeostrategjike e mbante treva etnike shqiptare. E për këtë trevë GJEOSTRATEGJIKE shqiptarët ishin rreshtuar në: Pro nazifashist (nacional socialsist); në pro anglo-amerikanë (demokrat) dhe në pro rus (komunist), me nomenklaturë filozofiko ushtarake dhe politike prapë: 1+1+1.

Pas Luftës Dytë Botërore (1945-1990) të fuqishmit diktuan (ata që e fituan Luftën dhe vendosën drejtësi për Ballkanin) me këtë formulë bllokiste: 2+2+2. Kjo do të thot: DY shtete duhej të ishin me Anglo Amerikanë (me Ruzvelltin dhe Cherchillin), e ato shtete ishin: Greqia dhe Turqia; Dy shtete duhej të ishin me Rusinë (Stalinin), e ato shtete ishin Bullgaria dhe Rumunia. Kurse Jugosllavia dhe Shqipëria mbetëshin shtete “neutrale”, jashtë blloqeve. (Sihqo “pazret supersekrete në Jalltë, shkurt –mars 1945, të shënuara në një pako të cigarës, të cilën e nënshkroi  edhe Stalini.! ).

E pas vitit 1990, cila është formula e rreshtimit kah fuqitë që e drejtojnë ardhmërinë së pakut deri më 2050. Është këtu fjala për rreshtimin tonë të drejtë, për herë të parë në histori, andej kah fitohet lufta dhe sigurohet çlirimi nga robëria, rreshtim pra kah Anglo Amerikanët, që sot duhet thënë kah SHBA dhe BE.  Ky rreshtim duhet forcuar dhe mbajtur në kursin politiko-deplomatik me çdo çmim. Pra, bashkimin kombëtar duhet kërkuar me argumente që shpjegohen shumë lehtë sidomos duke u mbështetur në SHBA, në NATO dhe në BE. Prandaj, bota sikur po i kthehet formulës filozofike të origjinës 1+1+1: Pro SHBA, Pro NATO dhe pro BE. Me fjalë tjera, tërë energjia ekonomike dhe politike, arsimore dhe kulturore shqiptare, duhet të argumentojë rreshtim anti ruso- kinez me një premisë ku është edhe India. Në këtë rreshtim duhet patur kujdes të mbajmë miqësi edhe me ato shtete që janë fuqi ekonimike regjionale. Në këtë nivel duhet zbërthyer fuqinë e atyre shteteve që nuk përfshihen në forcën e Dollarit dhe Euros. Pra menjëherë shtrojmë pyetjen: ku mbetet petro dollari dhe shtruar duhet të dihet a është kjo “monedhë” fuqi, por  kuptueshëm a është si përcaktues. Lidhur me këtë konsideroi se fuqia e petrodollarit është një filozofi historike dhe gjeostrategjike vetëm si  një SERVIS sui generis momnetus.   

PESË PIKAT E BASHKIMIT KOMBËTAR SI KONCEPT SHKOLLOR

1.Më u organizua në çdo pore të jetës, dhe ajo detyrë të vuloset e shkruaar dhe e aprovuar kudo; 2. Më punua seicli në profesionin e vet dhe detyrën që e kryen; 3. Më e ndarë punën dhe seicili pa hile le të shkrihet në obligimet kombëtare të rreshtimit politik; 4. Duke punuar më i ndarë FUNKSIONET dhe me punë me u përgjegjë para DREJTËSISË dhe FUQISË ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare; 5. Me u drejtua nga një VETËDIE kombëtare, për një HAPËSIRË JETËSORE, për një gjuhë kombëtare, për një ekonomi të tregut konkurent kombëtar dhe ndërkombëtar, me një politikë të jashtëme që mbështet në miqë të fuqishëm dhe të sigurtë e me BESË; me një koncern informativ dhe trust ushtrak, ku ambineti i pastër është shembull për tërë OKB-ën; duke ngritur në standard botëror infrastrukturën tokësore, ujore dhe ajrore, që është konkurente në përmasa globale.

CILI ISHTE DHE ÇKA MBETET ARMIKU I BASHKIMIT KOMBËTAR?

Armiku i bashkimit kombëtar mbetën ata faktorë që kontribuan në coptim më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër dhe më 1919 në Versaj. Në këto kuvende ‘paqeje’, çështja shqiptare aq u kthye në tragjedi, sa që sot, është shumë e vështirë dhe në shiqim të parë duket si një kërkesë “avanturë” që të riparohet. E vërteta, nëse Serbisë i ndihmuan në okupime Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Londrës (1913), atëherë në Versaj më 1919, Mbretërisë Serbe për t` u bërë Mbretëria SKS i ndihmuan sa dy kuvendet e para Kroatët dhe Sllovenët, sepse Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte një projekt francez, por mbi të gjitha si ide i takon Franjo Zahut dhe Shtrosmajerit (kroat) për Perandorinë e sllavëve të Ballkanit, perandori kjo që më së shumti i shpërbleu në fund serbianët.

Nga këdi i gjeostrategjisë, armiku i shqiptarisë që u krijua me hapësirën unike jugosllave, me limanet e bregdetit Adriatik, pushteti komunist pas Luftës Dytë Botërore (pas vitit 1945), ia shtoi edhe një faktor: Ia shtoi ndërtimin e hekurudhës Beograd-Tivar, duke  e lidhë Serbinë me Danubin dhe Rajnën, po edhe ia siguroi daljën në det (Tivar). Me këtë projekt, Tito ia largoi vëmendjën Serbisë nga limanet kroate në shkallë apsolute dhe nga toka e Bosnjës e Hercegovinës në shkallë rrelative, duke ia siguruar veti fronin shumë të sigurtë.

Por,  më shembjën e Jugosllavisë më 1992 (Badinteri) është shembur: Hapësira unike Jugosllave; është dytësuar rëndësia e limaneve në Adriatiun kroato-malazez, sepse nga ato qendra e deri te shteti tjetër janë diku 5, e diku 30-50 kilometra hapësirë jetësore. Ndërsa, hekurudha Beograd- Tivar, është bërë një rrugë e pasigurtë, sepse kalon nepër TRI shtete të hasmuara në mes veti: Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi.

Shansa e shekullit për hapësirën unike shqiptare është hapur me rrugën e Kombit

Me këtë akt është hapur shansa e shekulit për HAPËSIRËN JETËSORE SHQIPTARE, sepse nga limanet shqiptare e deri në skajin më të largët me shumicë apsolute shqiptare, janë në çdo variantë së pakur 250-480 kilomatra hapërsië e sigurtë, mjaftueshëm për interesat gjeostrategjike të NATO-s. Në këtë drejtim ndërtimi i RRUGËS SË KOMBIT, ndërtimi i bazëz strategjike të SHBA-ve në Kuçovë,  shënon  kulmin e kërkesës imediate të bashkimit të shqiptarëve, ku mbi çdo gjë rrezaton vlera e rrugës nga Durrësi e deri në Merdar.

do do të dijnë shqiptarët për ta shfrytëzuar këtë shansë të shekullit, varet kryesisht nga të kuptuarit e politikës së SHBA, se çka duan dhe si do të veprojnë me çështjën shqiptare. Së këndjemi, ndërtimi i Qendrës ushtrake të SHBA-ve në Kuçovë, nuk është vetëm çështje ushtarake por  është një garncion edhe eknomik dhe turistik, se hapësira unike shqiptare do të faktorizohet në suaza racionale dhe ndërkombëtare, si më e sigurta në Ballkan. Pra kushdo që investon në këtë hapësirë, nuk do të rrezikojë për asnjë çast interesat e tyre ekonomike, pa marrë para sysh a janë shqiptarët të përfshirë në dy shtete momentale, apo jashtë tyre, ka gati po aq toka ku popullsia shqiptare është me shumicë apsolute.Pra, parap shtrohet pyetja: si është e mundur që të kërkohet bashkimi shqiptarë në një hapësirë e mos të rrezikohet diçka në Ballkan. Është i mundur ky skenar, apo është vetëm një dëshirë e shkruar në letër. Eeee, kur ndërtohet fuqia, çdo gjë mund të ndërtohet dhe është e drejtë.

Cilësia e arsimimit është një psitë prej kah bashkimi do të ishte më i lehtë

Shqiptarët qysh tani duhet të ndërtojnë një institucion që do të quhej SENAT, e ku do të përpiloheshin rregullore që burojnë nga një Kushtetutë për dhjetë vjetët e para fakultative, por që në bazë të saj do të dilnin vetëm këshilla për të dy qeveritë shtetërore, dhe  për të gjitha institucionet politikenë për rreth dhe në DIASPORË.

Shqiptarët duhet të bashkohën rreth një mediumi informativ të përbashkët: Një TV shqiptar; një Radio dhe një gazetë informaative e përbashkët. Këto mjete informative do të rrezatonin edhe në Maqedoni, në Mal të Zi,në Krahinën e Preshevës, në Çamëri dhe në tërë diasporën. Finansimin duhet ta mbulojnë Republika e Shqipërisë dhe Republika e  Kosovës. Pjesëmarrja e pjesëve tjera nuk do të ishte obligative.

Shqiptarët duhet ta themlojnë një AKADEMI të përbashkët respektive nga punonjësit eminent shkencor, arsimor dhe kulturor, jo vetëm në arealin etnik, por edhe nga diaspora, ku do që janë afirmuar si eminencë.

Shqiptarët duhet ta themlojnë një Shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë, prej së cilës do të fitonte tërë kombi, me botime eminente, jo vetëm nga stafi i tyre, por edhe ata që vijnë e regrutohen në eminencën e kulturës që mendon, flet dhe vepron shqip. E shkrimet e tyre në poezi, nuk duhet të kanë përmbanjtje debatike. Ndërsa, proza e tyre nuk guxon ta plasojë mendimin aty ku e ka marrë, por duhet ta lëvizë çështjen e bashkimit me nxitëje të mednimit dhe fjalëve drejtë veprës, e kjo për faktin se coptimi i tokave shqiptare nuk është bërë për një ditë, e as nuk QEPET PLAGA për një javë, vit e dekadë, por duhet mund e punë me dekada, për ta zbërthyer çastin (DISAJDIN), se kur është momenti për veprim. Aq më parë kur shqiptarët nga të dy shtetet dhe kudo që janë, duhet, mbi të gjitha ta kanë përkushtimin, sepse Kushtetuta e Kosovës (neni 2) ua ndalon çdo bashkim me cilindo shtet fqënjë, pra ua ndalon bashkimin edhe me Shqipërinë, edhe me shtetet tjera fqinjë. E Kushtetuta ndryshohet vetëm në Kuvend. Por duhet studiuar mirë e me themel a janë deputetet ata që do të marrin guximin, natyrisht për bashkim, e duke ia garntuar pakicave të drejta kulminante. Megjithë këtë, mendoi se kjo çështje është më delikate se sa që është krijuar, sepse nevoitet dituri dhe ekonimi shumë e fuqishme Në aspektin ekstrem, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet dot pa konsultimin e miqëve Perendimor. Mbi të gjitha, në bashkim do të ndikonin personalitetet që i kemi dhe ato që do të kriijohen në të ardhmën. Ata nuk mungojnë sot. Ata janë me permasa botërore të luftës së drejtë si: Gjergj Kstrioti-Skenderbeu, Ismail Qemaili dhe Adem Jashari. Nga lëmia e humanizmit-NËNA TEREZE.Nga lëmia e sielljës tolerante ndaj fqinjëve Adem DEMAÇI, pra, personaliteti më i veçantë politik në Evropë, për luftë të drejtë për liri. Nga lëmi e sportit: Majnlinda KELMENDI, Granit XHAKA, Xherdan SHAQIRI, futbollisti BROJA. ..Nga lëmia e muzikës Dua LIPA.  Nga lëmia e pikturës Ibrahim Kodra. Nga lëmia e artit dramaturgjik janë: Aleksandër Moisiu, Bekim Fehmiuj. Nga lëmia më frekuventive në këtë detyrë të nderlikuar mund të plasohet edhe Ismail Kadare, disa herë i kandiduar për çmimin NOBEL për letërsi.

Është shumë problematike të kërkoish përmirësim te të gjitha gabimeve që janë bërë në të kaluarën në lidhje me të drejtën e shqiptarëve që të ndërtojnë një shtet ne të KATËR vilajetet. Sot, mbi atë hapësirë jetësore shqiptare, pas të gjitha disfatave janë krijuar një serë llojesh të miteve, fiksioneve dhe paragjykimeve, për faktin se në shumë detyra shtetërore janë inkorporuar persona jo kompetent dhe jo të dinitetëshëm. Ky realitet ka ardhur në shprehje sidomos në Republikën e Kosovës, po edhe në Republikën e Shqipërisë, në rrafshin e diploamcisë. E këta shpesh janë pozicionuar duke shfaqur qëndrime të clat nuk janë hyjnore, por ka pasë edhe ultësi në ato detyra. Ata përfaqsuese, detyrat shtetërore nuk i kanë kuptuar si obligim individual e as kolektiv, por si interes klanor politik, si interes personal dhe mu për këtë në shumë sfera jemi humbës kolektiv në çdo aspekt. Pra, përfaqësimi dhe drejtimi i çështjeve madhore shtetërore në ardhmëri, duhet t` u besohet profesionistëve, që janë dëshmuar me kredibilitet dhe me profesionalizmin e tyre, edhe me vepra. E vërteta, bashkimin kombëtar duhet kërkuar vetëm te fuqia intelektuale kolektive, që do ta bëjë të pamundurën. E për ta saktësuar se cila shtresë duhet të prijë në këtë rrugë delikate, sepse delikate ka qenë edhe e kaluara, prandaj duhet të kemi kulmin e ndertuar profesional, po edhe themelet pasuese të popullit, dhe mbi ato themele duhet ta ndërtojmë në një institucion që intelektualisht është i merituar.

 12 shkurt 2022 Prishtinë