Donikë Sejdiu, ngadhënjen në zgjedhjet e fundit  për Këshillin Bashkiak në Bashkinë Schlieren, të Kantonit të Zyrihut

Nga Redaksia

Donikë Sejdiu, doktorante në Universitetin e Zyrihut, tani  edhe pjesë e Parlamentit të Bashkisë Schlieren të Kantonit të Zyrihut

Të rinjtë shqiptarë në Zvicër gjithnjë e më tepër po e dëshmojnë se janë në rrugë të mbarë, jo vetëm të një integrimi të denjë në shoqërinë zvicerane, por edhe shembulli më i mirë i përfaqësimit të emrit shqiptar.

Në zgjedhjet e fundit në Kantonin e Zyrihut, ishin një numër i konsiderueshëm i të rinjve shqiptarë me pretendimet e tyre të bëhen pjesë e Këshillave Bashkiak në Kantonin e Zyrihut. Në mesin e kandidateve potencial ishte edhe Donikë Sejdiu, përndryshe doktorante në Universitetin e Zyrihut. Ajo konkurronte për herë të parë, por ishte  kandidate potenciale në Këshillin bashkiak për Bashkinë Schlieren të Kantonit të Zyrihut në Zvicër. Dhe një synim i tillë me datën 13 shkurt u bë realitet. Donikë Sejdiu fitoi respektin e qytetarëve të Bashkisë Schlieren, jo vetëm të partisë së saj që përfaqësonte pro edhe të qytetarëve të tjerë.

Jemi më se të bindur se ajo, Donikë Sejdiu, jo vetëm që do t`i shërbej shoqërisë ku jeton dhe vepron si duhet, por do ta nderoj edhe emrin shqiptare në institucionet e vendit.